pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24barbibetjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvgrandpashabet güncel girişnorabahisbetgartaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişgrandpashabet güncel girişenbetmarsbahisenbetenbetcasibomganobetpusulabetromabetbetbeyteosbet girişteosbetholiganbet girişholiganbet1win giriş1winbetgit girişteosbetsonbahis girişbetgitromabet girişsonbahiscratosroyalbet girişromabetgrandpashabetcratosroyalbetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet girişgameofbetbahiscasinoradissonbetnesinecasinowbahissonbahispalacebetteosbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişimajbetgrandpashabetJojobetholiganbetganobetonwincasibom güncel girişcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuMarsbahiscasibombetbeytambetesbetbettiltsuperbetincasibomhititbetholiganbetbetexper giriş bahiscomgrandpashabetjojobetjojobetjojobetmarsbahiscratosroyalbet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Efekti shkatërrues/Bëhu gati Serbi? Herët apo vonë, shqiptarët do bashkohen

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Rajoni, Të Gjitha

Edhe një herë frika për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, ka kapur Serbinë. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, po ushqen dëshirën që Lugina e Preshevës, e cila aktualisht është pjesë e territorit të Serbisë të bashkohet me Kosovë.  Lidhur me këtë situatë, një ekspert paralajmëron për reagime të mundshme zinxhir.

Presidenti kosovar Hashim Thaçi ka sugjeruar “korrigjime kufitare” midis Serbisë dhe Kosovës. Pikërisht, ai ka folur për Luginën e Preshevës në jug të Serbisë, ku vlerësohet se jetojnë rreth 100,000 shqiptarë. Përfaqësuesit e shqiptarëve në Luginën e Preshevës janë dakord që të bashkohen me Kosovën.

Ai do të flasë për këtë shqetësim të ngritur nga shqiptarët e Luginës së Preshevës përgjatë dialogut që po zhvillon me Serbinë.

“Ndjej detyrim moral, kombëtar, demokratik, kushtetues dhe ligjor për të paraqitur një peticion,” tha Thaçi. Në pyetjen nëse Kosova është e gatshme në këmbim të territorit për të hequr dorë nga veriu i Kosovës, i cili është i banuar me serbë ai është përgjigjur: ” I them jo ndarjes së Kosovës, dhe po bashkimit të Preshevës me Kosovën”.

Ushtria serbe gati për të luftuar

Deklaratat e Presidentit kosovar kanë ushqyer frikën e konflikteve të reja kufitare në rajon. Në fundjavë një përshkallëzim konflikti u parandalua. Nga frika e dhunës, ushtria serbe u vu në gatishmëri luftarake, dhe trupat ndërkombëtare të KFOR-it  u vendosën në veri të Kosovës.

Në fakt, çështja e shkëmbimit të territorit midis Serbisë dhe Kosovës nuk është një ide e re. “Që në fillim të viteve 1990 doli kjo ide, e cila përflitej deri në diskutimet që çuan në pavarësinë e Kosovës në vitin 2008”, thotë Matthias Bieri, ekspert i Ballkanit në Qendrën për Studime të Sigurisë (CSS) në ETH Cyrih. “Të dy vendet do të mund të shpëtojnë duke shkriri një problem mjaft të rëndësishëm.” Në fakt, problemi është se si Kosova ashtu edhe Serbia do të shpëtojë nga zonat etnikisht homogjene, që nuk kanë mundur të integrohen. “Zona e shkrirjes ndoshta do të përfshijë edhe njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë, e cila do t’i hapë rrugën kësaj të fundit drejt BE-së,” beson Bieri, i cili tregon në të njëjtën kohë edhe rreziqet. “Ndryshimi i kufijve në Ballkan, megjithatë, do të shkaktonte shumë rreziqe. Rreziku i një reaksioni zinxhir nuk mund të mohohet. Sidomos në Bosnje, grupet etnike, serbët, boshnjakë dhe kroatët do të pretendonin të njëjtën të drejtë për një ndryshim të shtetit”.

Gjysmë milion shqiptarë jetojnë në Maqedoni

“Në Bosnje, rreziku i një konflikti të armatosur do të ishte më i lartë se në Kosovë”, thotë Bieri. “Në një farë mënyre ndryshimi i kufijve në Kosovë ka karakter unik dhe nuk përbën një precedent.  Në të njëjtën kohë ai do duhej legjitimuar nga referendumet në nivele të ndryshme”, thotë Bieri.

Argumenti i paraqitur nga Thaçi ngjall në rajon frikën për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”. Për një kohë të gjatë ekziston ideja e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, por deri më tani, BE dhe SHBA e kanë hedhur poshtë në mënyrë strikte.

Këto përpjekje janë veçanërisht shqetësuese për Maqedoninë. Kryesisht në veri të vendit jetojnë rreth gjysmë milioni shqiptarë. Ka edhe dhjetëra mijëra shqiptarë që jetojnë në Mal të Zi. Në rast se Shqipëria bashkohet me Kosovën, papritmas do të pretendojë edhe për këto territore?

Efektet shkatërruese

Mundësia për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”,  varet shumë nga kushtet  politike, thotë Matthias Bieri: “Për sa kohë që BE-ja dhe SHBA kanë ndikim masiv në rajon, dhe nuk përkrahin standardet e saj për ndryshimin e kufijve, atëherë situata është shumë realiste. Në aspektin afatgjatë, gjërat janë ndryshe. Popullsia shqiptare e rajonit do të e mirëpriste bashkimin”, thotë Bieri.

“Në kontrast e një “korrigjim kufitar” të mundshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, bashkim i Shqipërisë me Kosovën, nuk do mund të parandalohej. Hapat në këtë drejtim mund të kenë efekte shkatërruese në rajon”, përfundon fjalën e tij eksperti.

Burimi: tagblatt.ch

Përshtati: Tirana Today

TË LIDHURA

Aktualitet

I verbëri në protestë: Kjo qeveri e ka mbaruar mandatin, Shqipëria na takon ne

20:17 | 10/06/2026
Aktualitet

Ervin Salianji në protestë, i shoqëruar nga Alesia Balliu

20:09 | 10/06/2026
Aktualitet

FRPD zhurmon protestuesit që thërrasin “Berisha n’burg”

19:16 | 10/06/2026
Next Post

Mbytja e kosovarit në Lezhë, spitali përplaset me policinë

Aksident tragjik, gjen vdekjen shqiptari në Itali

Video/Banda Habilaj e kërcënon me vdekje, ish-efektivi flet edhe për Tahirin







JU REKOMANDOJMË

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

08:52 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Showbizz

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

by mirseda
20:27 | 10/06/2026
0

Këngëtarja shumë e dashur nga publiku, Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit një momentet të veçantë. Në...

I verbëri në protestë: Kjo qeveri e ka mbaruar mandatin, Shqipëria na takon ne

20:17 | 10/06/2026

Ervin Salianji në protestë, i shoqëruar nga Alesia Balliu

20:09 | 10/06/2026

35-vjetori i PS-së në Rrogozhinë, Taulant Balla: Shqipëria më afër se kurrë anëtarësimit në BE

19:55 | 10/06/2026

FRPD zhurmon protestuesit që thërrasin “Berisha n’burg”

19:16 | 10/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com