Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Edi Rama! Lindi më 1998- ‘Vdiq’ më  2018

8 vjet ago
in Të Gjitha
Berisha: Rama në overdozë, shihni si e nxorën nga avioni

Nga Agim Xhafka/Vdekjet e njerëzve, qofshin të thjeshtë, apo të shquar, lypsarë apo shkencëtarë, votues apo politikanë ndodhin për shumë e shumë shkaqe. Për sëmundje të ndryshme apo për moshë e aksidente.

Ndërsa “vdekja” e Ramës mbërriti nga etja për grabitje, ky neps e groposi më 5 korrik 2018 kur me 75 merhumë ditën për diell na përlanë pronën tonë. Kjo diagnozë do i vendoset nga populli,nga media, nga prokuroria dhe gjykatat së shpejti.

Fiks pas 20 vjetësh në politikë qërohet njeriu që nuk e mbajti dot mbyllur etjen për vjedhje,nuk i rezistoi dot dëshirave perverse të bandave që e ndihmuan të vinte në pushtet e që u paguante këstet e borxheve që u detyrohej. Njeriu që pandehu se kishte në dorë edhe erën,edhe shiun,nga që komandon Ruçin dhe Ballën.

Sot nga mazhoranca mendohet se gjithçka u krye është ok. U bë një grabitje,por ama nuk u vunë maska,nuk u përdorën armë,u bë me ligj e për pasojë s’ka dënime kolektive. Se jetojmë në demokraci, secili përgjigjet për emrin e tij, trumbetohet.

Një mendësi që ka funksionuar prej vitesh. Por duhet thënë se deri më sot ishte arritur tek dhënia e pronës publike me qira,ose me koncesion. Askush nuk ishte treguar aq trim sa ta shiste si mall të vet atë që sipër mban vulën”Pronë e popullit.”

Nëpër vite Rama ka pasur plot akuza për ryshfete dhe trajtim special të klientëve të vet. Shpëtoi se i doli mburojë partia e vet,ose nga që nuk u sollën prova të plota.

Me aktin e 5 korrikut Rama vulosi “vdekjen” e tij politike. Hyri vetë në arkivol. Dhe hapi rrugën të besohet se edhe akuzat e para disa viteve kanë pasur plot të vërteta.

Pas 20 vjet qeverisje të Tiranës e të vendit prej tij sheh se kryeqyteti ynë është berë nje vend i shëmtuar,i pabanueshëm,me ajër të helmuar,me ujë përherë e më pak,një fjetore gjigante ku nuk mendohet se mund të qetohesh qoftë ca orë në ditë-natën e shpifur.

Votimi i dhurimit të tokës sonë pa garë,pa tender,pa rregulla e kritere,me arrogancë dhe me procedura të përshpejtuara janë provat e sëmundjes që sollën largimin nga jeta politike të më jetëgjatit në politikë. Që për rastësi ishte dhe politikani më shtatgjatë.

Pastë dënim siç Edi do ua dëshironte fukarenjve kur nuk paguanin dot dritat dhe i qoftë burgu i lehtë me shoqërinë që ngrinte kartonët sa herë ky u fishkëllente.

Qoftë i përjetshëm mësimi që do përcillet ndër breza nga fajet e një njeriu qê shtoi varfërinë dhe nxiti shqiptarët të braktisin Shqipërinë./Syri.net

Tags: 19982018edi ramalindivdiq

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
“Krismat në Dhërmi mund të ishin…”, ja çfarë thotë ish-këshilltari i Tahirit

“Krismat në Dhërmi mund të ishin...", ja çfarë thotë ish-këshilltari i Tahirit

Toyota Yaris me 3.4 mln euro, caktohet data e gjyqit për të arrestuarit

Toyota Yaris me 3.4 mln euro, caktohet data e gjyqit për të arrestuarit

“Sot ditë e zezë për kombin, Shqipëria i dorëzon detin dhe nderin Greqisë!”

“Sot ditë e zezë për kombin, Shqipëria i dorëzon detin dhe nderin Greqisë!”







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Irani: Vetëm presioni ekonomik do t’i japë fund luftës
Bota

Irani: Vetëm presioni ekonomik do t’i japë fund luftës

by mirseda
19:29 | 09/03/2026
0

Irani është i përgatitur për një luftë të gjatë me Shtetet e Bashkuara dhe do të vazhdojë...

Dita e dhjetë e konfliktit në Lindjen e Mesme, shkon në 1700 numri i viktimave

Dita e dhjetë e konfliktit në Lindjen e Mesme, shkon në 1700 numri i viktimave

19:27 | 09/03/2026
Izraeli: Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, një tiran që do të vazhdojë brutalitetin e regjimit

Izraeli: Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, një tiran që do të vazhdojë brutalitetin e regjimit

19:21 | 09/03/2026
Protesta e opozitës më 12 mars, Berisha tregon orën kur do mblidhen protestuesit para Kuvendit

Protesta e opozitës më 12 mars, Berisha tregon orën kur do mblidhen protestuesit para Kuvendit

18:58 | 09/03/2026
Kushtetuesja pezullon dekretin e Osmanit, s’ka zgjedhje deri më 31 mars

Kushtetuesja pezullon dekretin e Osmanit, s’ka zgjedhje deri më 31 mars

18:51 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com