Kryeministri Edi Rama, theksoi nga foltorja e Kuvendit, se çadra e Partisë Demokratike është ngritur si rezultat i frikës nga reforma në drejtësi. Sipas tij, “ata që kanë frikë nga drejtësia nuk e kanë problem që të pengojnë shtetin të bëhet shtet dhe të pengojnë drejtësinë të bëjë drejtësi, si dhe të pengojnë qytetarët shqiptarë që të çlirohen nga kasta e gjykatësve dhe prokurorëve të cilët janë të lidhur me çadrën si “mishi me thoin”