Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Edhe Hollivudi do vinte duart në kokë me skenarin e Ramës për Babalen

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Edhe Hollivudi do vinte duart në kokë me skenarin e Ramës për Babalen

Nga Ergys Mërtiri/Një mori analistësh, të motivuar fort për të mbrojtur me çdo kusht ministrin Xhafaj, kanë shfrenuar fantazinë këto ditë me teza nga më të çuditshmet.

Ata po mundohen ta paraqesin vëllanë e ministrit si një njeri të ndershëm, që nuk mund të ketë gisht në ato për çfarë akuzohet.

Sipas tyre kemi të bëjmë thjesht me një komplot, për të dëmtuar ministrin. Për këtë arsye, ata i janë turrur Babales, duke e akuzuar si mashtrues e trafikant ordiner, a thua se Pashai vëlla i ministrit, të cilit ata i besojnë, nuk është i tillë!

Ata flasin sikur Agron Xhafaj nuk ka qenë kurrë trafikant, nuk është dënuar kurrë nga ndonjë gjykatë dhe as që i është fshehur dënimit për vite me radhë.

Na del që Pashai të jetë marrë me trafik para se i vëllai të bëhej njeri me pushtet dhe tani që u bë bash Ministri i Brendshëm, ai i ka qëndruar burrërisht tundimit të vjetër.

Sot, kur e gjithë Vlora është e mbushur me drogë e trafikantë, i vetmi që nuk përzihet me këto punë qenkësh i vëllai ish-trafikant i ministrit të rendit.

Ai që e ka çarë trafikun që në vitet 2000, kur shumica e këtyre buzëqumështve që sot bëjnë miliona as që e dinin ç’është droga, sot qëndron i papërlyer me vetëmohim! Fatmiri po i le të gjithë të punojnë, përveç vëllait të vet!

Dakord. Po e pranojmë këtë tezë, kështu qesharake siç është. Problemi qëndron me përgjimet dhe këtu mercenarët e betejave televizive detyrohen të bëjnë akrobaci logjike që të bëjnë të këpusësh mish.

Sipas tyre, kemi të bëjmë me një grup të organizuar mafioz, të interesuar të godasë ministrin Xhafaj për shkak të luftës që ai po i bën drogës dhe krimit (nuk dihet se ku dhe si).

Për këtë qëllim, ky grup ka sajuar një film ku disa aktorë, njëri prej të cilëve luan rolin e vëllait të ministrit, kanë improvizuar një bisedë ku ai del sikur merret me drogë.

Por, ka një problem këtu që e komplikon të gjithë skemën. Përgjimet del se i ka bërë një gazetar investigativ, gjë që e vështirëson spërkatën logjike për të mospranuar vërtetësinë e përgjimit.

Pasi fillimisht u linçua si pjesë e komplotit, u pa që, qartësia e shpjegimeve dhe argumenteve të gazetarit ishte e pakundërshtueshme.

Për këtë arsye, ai u konsiderua thjesht një, i përdorur në këtë histori. Ai ka ardhur në Vlorë për të investiguar trafikantët, pa e ditur që po bëhej pjesë e një loje, ku trafikantët po aktrojnë, për ta bërë atë të besojë gjithçka.

Pra, Babalja paska luajtur pjesën gjatë gjithë kohës. Është nisur me gazetarin nga Tirana për të investiguar drogën, ka shkuar serbes tek lokali i vëllait të ministrit, ka pyetur kamerierët për të duke iu shprehur se dëshiron ta takojë, e më pas ka dalë nga lokali duke u marrë me takime trafikantësh të tjerë, që do të mund t’i shërbenin gazetarit për investigimin e tij.

Më tej, ai ka telefonuar aktorin e dytë të komplotit, i cili luante rolin e Agronit, numrin e të cilit, vetë komplotistët e kanë regjistruar në sistem me emrin Goni Xhafaj, për ta bërë gjithçka të besueshme.

Kështu Babalja ka lënë një takim me Gonin e rremë dhe është rikthyer për ta takuar atë, bashkë me gazetarin, në lokalin e Gonit të vërtetë.

Këtu gazetari është trembur dhe nuk ka pranuar të rikthehet në atë lokal, për shkak se mund të binin në sy, por ky hezitim i tij, duhet të ketë qenë doemos pjesë e skenarit.

Nëse ai do të takohej me aktorin e dytë, do ta kish identifikuar që nuk ishte Agroni i vërtetë, në mos aty për aty, patjetër më vonë.

Pra, kjo i bie të ketë qenë një blof. Komplotistët e kanë parashikuar që gazetari nuk do të kishte kurajë të rihynte në lokal, ndaj Babalja ka bërë sikur e ka ftuar të takojnë Agronin, thjesht për t’ia bërë atij gjithçka më të besueshme!

Pas kësaj, Babalja ka marrë instrumentet e përgjimit nga gazetari dhe ka hyrë në lokalin e Agronit duke regjistruar një bisedë të sajuar me personin e maskuar si i zoti i lokalit dhe vëllai i ministrit. Gazetari ka ndenjur duke pritur në lokalin përballë dhe gjithçka ka mbaruar brenda 5 minutave.

Pasi është kthyer, Babalja i ka dorëzuar përgjimin duke e ftuar të vazhdojnë më tej me takimin e personave të tjerë të rrjetit, të adresuar nga Agroni në përgjim.

Por këtu gazetari, ka vendosur që ta ndërpresë punën për atë ditë, i frikësuar nga përmasa e rrezikut ku po futej, duke ia shtyrë Babales këtë takim për një ditë tjetër.

Në ditë të tjera, Babalja ka kërkuar përsëri takim me gazetarin, ndoshta për të vazhduar pjesën tjetër të komplotit apo ndoshta për të marrë vesh se kur do publikohet materiali, aq sa ai kish regjistruar.

Pasi asnjë nga këto nuk ka ndodhur, komplotistët janë tërhequr duke e ndërprerë komplotin, derisa në një moment, i frikësuar se informacioni mund të rrjedhë, vetë gazetari ka vendosur ta publikojë materialin, duke ia ofruar PD-së. Pra, megjithëse komplotistët u tërhoqën, komploti vazhdoi tashmë vetë, pa vullnetin e tyre.

Nuk është aspak për të qeshur, por kaq e papërmbajtshme është fantazia që mundohet të mbrojë Xhafajn!

Nëse do ta çoje një skenar të tillë në Holliwood do të ta refuzonin si një histori e ekzagjeruar që tejkalon pritshmëritë e publikut.

Fakti që këta skenarë i beson një armatë e tërë opinionbërësish tregon në ç’gjendje mendore dhe morale është media në Shqipëri.

Tags: BabalenduartHollivudikokeRamësskenarinvinte

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Next Post
FOTO/ Kim Jong hedh në erë tunelet bërthamore, gazetarët panë tmerr me sy

FOTO/ Kim Jong hedh në erë tunelet bërthamore, gazetarët panë tmerr me sy

Pas “Dëshmitarit X”, Basha bën lëvizjen e radhës

Basha nxjerr videon, ka një tjetër thirrje të fortë

Përgjimet e reja për Agron Xhafajn; “Me 10 kg mos më hajde, unë flas për 100 e sipër”

Audio-përgjimi shkon jashtë Shqipërisë, nis hetimi pasuror për Agron Xhafajn







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

13:50 | 05/12/2025
Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

22:56 | 05/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025




TË FUNDIT

Berisha: Protesta kombëtare për fitoren e merituar
Politikë

Berisha: Protesta kombëtare për fitoren e merituar

by mirseda
20:14 | 11/12/2025
0

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi se është koha për protesta kombëtare. Gjithashtu ai theksoi se narkoshteti...

Lamallari uron kreun e ri të SPAK dhe premton bashkëpunim institucional nga Ministria e Drejtësisë

Lamallari uron kreun e ri të SPAK dhe premton bashkëpunim institucional nga Ministria e Drejtësisë

19:57 | 11/12/2025
Ervin Salianji nis takimin në Gjirokastër, pritet nga mbështetës e demokratë

Ervin Salianji nis takimin në Gjirokastër, pritet nga mbështetës e demokratë

19:41 | 11/12/2025
Itali, nga bizhuteritë te këpucët, dhuratat e marra nga kryeministrja Meloni do të dalin në ankand

Itali, nga bizhuteritë te këpucët, dhuratat e marra nga kryeministrja Meloni do të dalin në ankand

19:12 | 11/12/2025
Dhimitër Meci kapet në Greqi; në banesën e tij gjenden armë dhe fishekë

Dhimitër Meci kapet në Greqi; në banesën e tij gjenden armë dhe fishekë

19:10 | 11/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com