Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Edhe hardhucë, edhe krokodil

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Kur Kryeministri kruan kokën

Nga: Edmond Tupja 

I kam admiruar hardhucat, veçanërisht gjatë paraadoleshencës, sepse kur arrija të kapja ndonjërën syresh, ato,  në shumicën e rasteve, më linin në dorë bishtin e tyre, me  siguri për të shpëtuar kokën; më vonë admirimi im për to erdhi e u shtua ndjeshëm kur mësova se, brenda një kohe të caktuar, atyre u dilte e u rritej sërish bishti; në moshë të rritur– asokohe sapo kisha mbaruar studimet e larta më rastisi të dëgjova në radio se një ekip mjekësh të huaj po e studionin këtë dukuri tipike për hardhucat me qëllim që shkenca mjekësore t’u krijonte mundësinë njerëzve, të cilët kishin humbur aksidentalisht ndonjë gisht të duarve apo edhe të këmbëve, ta shihnin përsëri veten me gishta të shëndetshëm e gjenetikisht të njëjtë pa qenë nevoja për ndërhyrje kirurgjikale.

Në rininë e hershme, bashkë me disa shokë më çapkënë se unë, kur zinim ndonjë hardhucë, e cila nuk arrinte të na linte bishtin në dorë, na pëlqente t’ia fusnim fshehurazi në çantë shoqeve më të bukura të klasës për të parë se si do të brofnin ato të trembura duke parë kafshëzën e gjorë tek u kërcente mbi bankë. “Po sot, zoti profesor, që keni dalë në pension, – mund të pyesë në këtë çast, ndoshta me një kureshtje disi qesëndisëse, ndonjëra nga lexueset apo ndonjëri nga lexuesit e mi – si i keni marrëdhëniet me hardhucat?”.

Ç’është e vërteta, prej gati gjysmëshekulli, nuk më kishte shkuar mendja tek ato, por para ca kohësh m’i kujtoi zoti Kryeministër! Po, po, zoti Kryeministër dora vetë! Tek e shihja, sidomos këto dy-tri vitet e fundit, të rrethuar nga vartës të tipit oborrtarë, që i mbanin, i krihnin, i fërkonin, i lanin e i lëpinin bishtin duke e lajkatuar, tek e shihja t’i mbronte këta nga akuzat e pakundërshtueshme të opozitës, nuk u habita kur – ashtu si hardhuca që nuk e lë kollaj bishtin e saj, por që, kur e sheh veten në rrezik, e lë t’ia marrë lumi, sigurisht për të shpëtuar kokën e saj, po e përsëris – e pashë të sakrifikonte vartës të tillë si ministrat Tahiri e Xhafa, kryebashkiakë të djeshëm, si ai i Durrësit, ose të sotëm, si ai i Shkodrës.

Me këtë rast, m’u kujtua se ekziston një lloj hardhuce helmatisëse, e vetme në llojin e saj, me emrin “heloderma e Gilës”, e cila jeton në shkretëtira dhe mund të rrijë me muaj pa ngrënë ngaqë ushqimin e grumbullon pikërisht te bishti; m’u kujtua gjithashtu se, për shkak të largimit masiv të bashkatdhetarëve të mi, Shqipëria e shkretë rrezikon të ndërrojë pjesërisht emër për t’u quajtur, në një ditë jo të largët, Shqipshkretirë.

Nga ana tjetër, ngjashmëria e madhe e hardhucave, si formë, me krokodilët, të cilët, nga gjithë këndvështrimet e tjera, janë krejt të ndryshëm prej atyre (si gjatësi, peshë e babëzi, por kryesisht si rrezikshmëri për njerëzit dhe mjedisin e tyre), më kujtoi filmin e famshëm “Jurassic Park”, të cilit i bëri jehonë më 23 gusht te kjo gazetë analisti Fatos Lubonja në një shkrim të përsosur me titull “Parku i dinozaurëve”, ku ai zbërthen mjeshtërisht politikën e sotme shqiptare me dinozaurët dhe tiranozaurët e saj të quajtur oligarkë, narkotrafikantë, kryemafiozë, kriminelë të niveleve të ndryshme, të gjithë aq të babëzitur e të pamëshirshëm me viktimat e tyre, saqë edhe vetë krokodilët do t’i kishin fort zili.

Krokodilët e këtij lloji, pra, nuk gëlojnë buzë lumenjve e deteve, por rreth e qark nesh, gjatësia dhe pesha e tyre nuk maten me metra e kilogramë, ndërsa babëzia dhe pasuria e tyre, po, pa asnjë dyshim, kanë për njësi matëse kilometrat dhe tonelatat. Aktualisht, në gjendjen e mjerueshme, në të cilën e sheh veten të zhytur Republika rreckamane e Shqipërisë, ku krokodilët e të gjitha llojeve – aligatorë, kaimanë, gavialë e krokodilë deti – bashkëjetojnë nën hijen e një qeverie kukull, anemike e qesharake, duket qartë se kryeministri ynë perandorak, me cinizmin më të madh, sillet sipas qejfit dhe pandëshkueshmërisht duke ndjekur djallëzisht një taktikë të dyfishtë: edhe atë të hardhucës, edhe atë të krokodilit, teksa nuk rresht së shfrytëzuar mjeshtërisht trashëgiminë feudototalitare të regjimit enverist.

 

Tags: Edmond Tupjahardhucekrokodil

TË LIDHURA

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Next Post
Viti i ri shkollor/ Ja kur nis shpërndarja e librave

Viti i ri shkollor/ Ja kur nis shpërndarja e librave

Kishte shkuar për pushime në Turqi, 12-vjeçarja vdes në pishinë

Kishte shkuar për pushime në Turqi, 12-vjeçarja vdes në pishinë

Konflikti me armë në Fier/ Zëri i Amerikës: Krimet e Rënda po hetojnë ngjarjen (video)

Konflikti me armë në Fier/ Zëri i Amerikës: Krimet e Rënda po hetojnë ngjarjen (video)

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

18:12 | 15/09/2025




TË FUNDIT

Njëri postonte foto të një vajze në TikTok, tjetri mashtronte në rrjetet sociale, policia heton dy shantazhuesit
Aktualitet

Njëri postonte foto të një vajze në TikTok, tjetri mashtronte në rrjetet sociale, policia heton dy shantazhuesit

by mirseda
15:11 | 20/09/2025
0

Dy persona, një nga Kukësi, tjetri nga Lezha, po hetohen nga policia, pasi akuzohen për shantazhe në...

Zhvillohen sot dhe nesër ndeshjet e javës së 4-t të Superiores!

Zhvillohen sot dhe nesër ndeshjet e javës së 4-t të Superiores!

14:30 | 20/09/2025
SHBA, Trump: Drejt finalizimit marrëveshja me presidentin kinez Xi Jinping për TikTok-un

SHBA, Trump: Drejt finalizimit marrëveshja me presidentin kinez Xi Jinping për TikTok-un

13:27 | 20/09/2025
“QSUT të jetë mes 500 spitaleve më të mira të botës”, Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë: Inteligjenca Artificiale pjesë e spitaleve

“QSUT të jetë mes 500 spitaleve më të mira të botës”, Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë: Inteligjenca Artificiale pjesë e spitaleve

12:25 | 20/09/2025
“Rimbursim i plotë i barnave onkologjike”, Evis Sala bën premtimin e parë si ministre: Sfida ime që do ta përballojmë si skuadër

“Rimbursim i plotë i barnave onkologjike”, Evis Sala bën premtimin e parë si ministre: Sfida ime që do ta përballojmë si skuadër

10:55 | 20/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com