Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

“E zeza vlen më pak se e bardha”, kampioni i botës flet për racizmin dhe homoseksualizmin

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
“E zeza vlen më pak se e bardha”, kampioni i botës flet për racizmin dhe homoseksualizmin

Lilian Thuram (Guadalupe, 1972) i “vari këpucët në gozhdë” 10 vite më parë. Që atëherë ka punuar me fondacionin e tij në luftën kundër racizmit dhe çdolloj diskriminimi. Ai, gjithashtu, bashkëpunon me Barcelonën dhe pak javë më parë ishte me refugjatët sirianë.

Çfarë keni parë te fëmijët e refugjatëve?

Të njëjtën gjë, që unë shoh te fëmijët e tjerë të botës. Ata ëndërrojnë, duan të bëhen dikushi, duan një të ardhme më të mirë. Gjëja më e rëndësishme për këta fëmijë është se luajnë. Kur luan, buzëqesh, je me shokë, është një moment i lumtur. Dhe kur luan e je i lumtur, fiton besim. Ky besim ju bën të mendoni për një të ardhme më të mirë.

A është futbolli, mënyra e duhur për ta arritur këtë?

Me siguri. Kjo është arsyeja pse futbolli është sporti numri një në botë. Kur i jepni një top një fëmije, ai luan. Dhe pastaj kthehet tek ëndrrat.

A mund t’i shpjegohet problemi i refugjatit një fëmije?

Nuk është e lehtë. Normalisht, askush nuk dëshiron të largohet nga vendi ku ka lindur, ku ka shokët e rrethin e familjes. Kur largoheni, kjo vjen për shkak të varfërisë dhe luftës. Kjo botë ka vende të pasura dhe të varfra. Këtu fillon reflektimi. Vendet e pasura janë aq të pasura, sa nuk e dinë. Ne mund të mbushim tri planetë me pasurinë e tyre. Ne besojmë që, nëse ka të tjerë, të cilët nuk jetojnë mirë, është faji i tyre, jo i yni. Sistemi social që prodhon varfëri është i njëjtë dhe rrezikon botën, siç është, për shembull, ngrohja globale. Ne duhet të kuptojmë se të gjithë jemi në të njëjtën varkë.

A ka shumë maskilizëm në botën e futbollit?

Futbolli është një reflektim i shoqërisë dhe ne jetojmë në një botë “macho”. Ekziston fuqia mashkullore mbi fuqinë fizike të gruas. Klube si Barcelona, PSG dhe shumë të tjerë, tani kanë ekipet e tyre të femrave. Ky është një mesazh shumë i fuqishëm dhe i rëndësishëm.

Pse ka kaq pak trajnerë me ngjyrë?

Për fat të mirë, ka gjithnjë e më shumë. Nuk është e lehtë. Futbolli i pranon lojtarët me ngjyrë, por nuk është aq e lehtë. Një pjesë e madhe e shoqërisë e ka të vështirë t’i pranojë ata. Dhe në rastin e trajnerëve me ngjyrë dyert janë pak të hapura nga klubet. Kujtojnë se ata nuk e fitojnë dot titullin, sepse paragjykohen, sepse mendojnë se kanë shumë pak shanse për ta arritur këtë. Klubet e shohin këtë pistë si një humbje kohe.

Kur ishit të vetëdijshëm për racizmin?

Racizmi më goditi pa dashur. Kur mbërrita në Paris, në moshën 9-vjeçare, kuptova se isha i zi. Dhe, kur e kupton këtë, menjëherë pas kësaj beson se e zeza vlen më pak se e bardha. Dhe me kalimin e kohës e kuptova se urrejtja vjen nga historia. Është diçka kulturore. Ju duhet t’iu shpjegoni fëmijëve se paragjykimi nuk është i natyrshëm.

Pse është folur aq pak për homoseksualitetin në botën e futbollit?

Shumica e njerëzve nuk e pranojnë homoseksualitetin, kështu që mund të jetë e rrezikshme. Futbolli është një biznes i madh dhe, nëse një lojtar e pranon homoseksualitetin e tij, e di se mund të refuzohet. Por, nuk është një problem i futbollit, është i shoqërisë.

Ju e keni takuar herët Messin në Barcelonë. Në atë kohë, a menduat se ai mund të ngjitej kaq lart?

Herën e parë që kam dëgjuar për Messin isha te Juventusi. Ekipi shkoi për të luajtur në “Gamper”. Unë nuk shkova, por qëndrova në Torino. Kur ekipi u kthye, të gjithë po flisnin për një djalë 17-vjeçar, të quajtur Messi, i cili ishte i pamundur për t’u ndalur. Vite më vonë, kur arrita në Barcelonë, ishte e qartë se ai do të ngjitej shumë lart. Ishte më i miri.

A e shihni Juventusin si favorit për të fituar Champions-in në këtë edicion?

Juventusi është gjithmonë favorit për ta fituar këtë kompeticion. Kjo, nga lojtarët dhe historia. Aq më shumë këtë edicion, që ka marrë edhe Cristiano Ronaldon.

Çfarë do t’i këshillonit Dembélé?

Ai është një lojtar i madh. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Personalisht do t’i thoja atij të mësojë nga veteranët. Unë kam qenë gjithashtu i ri dhe, kur ju shkoni në një ekip, duhet të shikoni e mësoni nga më të vjetrit.

A ju habiti largimi i Zidane nga drejtimi i Real Madridit?

Unë mendoj se ai ishte i sinqertë në shpjegimin që dha. Sa vite ka qëndruar një trajner te Real Madridi? Jo më shumë se Zidane. Ai fitoi tre Champions radhazi. Kjo do të thotë se ka bërë një punë të madhe dhe ka shpenzuar mjaft energji. Është normale që të ketë nevojë për pushim.

TË LIDHURA

Tirana e nis me barazim ndaj Bylisit sezonin e ri
Sport

Tirana e nis me barazim ndaj Bylisit sezonin e ri

19:40 | 23/08/2025
Interi piketon përforcimin në mesfushë pas largimit të Asllanit
Sport

Interi piketon përforcimin në mesfushë pas largimit të Asllanit

15:15 | 21/08/2025
Superliga nis të premten me sfidën Vllaznia – Egnatia, java e parë mbyllet të dielën
Sport

Superliga nis të premten me sfidën Vllaznia – Egnatia, java e parë mbyllet të dielën

12:03 | 21/08/2025
Next Post
Ja si paratë ruse shpëtuan bizneset e Donald Trumpit

Ja si paratë ruse shpëtuan bizneset e Donald Trumpit

Gattsuo nuk grumbullon sulmuesin, më i miri i këtij Milani

Gattsuo nuk grumbullon sulmuesin, më i miri i këtij Milani

Vasili tallet me Ramën: Ai po që e meriton çmimin “Nobel”

Vasili: Për turpin e Edi Ramës 80% e policëve kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane

JU REKOMANDOJMË

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

12:54 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga
Bota

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga

by mirseda
22:50 | 23/08/2025
0

Zyra Federale e Prokurorit të Zvicrës ka gjobitur bankën “Safra Sarasin” me 3.5 milion franga zvicerane (4.34...

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

22:45 | 23/08/2025
U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

22:31 | 23/08/2025
“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

22:20 | 23/08/2025
Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

21:58 | 23/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com