Vrasja e 17-vjeçares Griselda Gjikola ka shkaktuar dhimbje të madhe në familjen e saj. E reja u vra brenda automjetit tip Benz në Laprakë, ku ndodhej bashkë me të dashurin e saj, teksa sapo kishin dalë nga një lokal.
Por, kjo nuk është e vetmja tragjedi në familjen Gjikola, teksa pak kohë më parë vajza kishte humbur të ëmën. Vëllai i Griseldës ka bërë një postim rrëqethës në rrjetet sociale, teksa shkruan ndër të tjera që nuk priste të kishte një tjetër humbje kaq të thellë, duke iu referuar vdekjes së të ëmës.