Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

E sulmuan me acid, mesazhi i fortë i vlonjates: Sot nuk kam më frikë!

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
E sulmuan me acid, mesazhi i fortë i vlonjates: Sot nuk kam më frikë!

Vilma Dule është 27-vjeçarja nga Vlora, e cila vendosi të bëjë publike historinë e saj mjaft prekëse, por edhe inkurajuese.

Para 4 vitesh, më 27 gusht 2013, Vilma u sulmua me acid në fytyrë nga një i panjohur. Ajo punonte si menaxhere e burimeve njerëzore në një call center, kur dikush e sulmoi me acid sapo ishte duke dalë nga shtëpia, ditë kjo që i ndryshoi jetën.

Sot, Vilma ka gjetur forcën ta bëjë publike historinë e saj, duke postuar foto të fytyrës për të dhënë një mesazh të madh: Çfarëdo që të ndodh, mos u anko për fatin e hidhur, por ngrihu, ndrysho fatin tënd dhe jetoje jetën!

“Sot, jam një grua që nuk ka më dëshirë të fshihet, sepse nuk ka më frikë.
Sot, jam një Grua që ka zgjedhur të mos frikësohet nga stereotipet e bukurisë, sepse e di se bukuria e vërtetë i përket atij që ka një shpirt të pastër dhe që është në paqe me ndërgjegjen e vet”, shkruan ndër të tjera Vilma.

4 vite pas ngjarjes së rëndë, vajza e fortë nga Vlora ka këtë mesazh:

4 vjet më parë, më 27 gusht 2013, një burrë më sulmoi me acid teksa po dilja nga shtëpia për të vajtur në punë. Ishin të shumtë ata që mendonin se s’do t’ia dilja të ringrihesha pas kësaj goditjeje të rëndë. Nuk e mohoj, e kam menduar dhe vetë ndonjëherë këtë gjë. Por, sa herë që isha gati të dorëzohesha, i kujtoja vetes se sa e bukur ishte dhurata e të rilindurit për herë të dytë dhe që nuk duhej ta ‘shpërdoroja’ duke u ankuar e duke qarë për fatin tim të hidhur. Përkundrazi, duhej të luftoja për të ndryshuar pikërisht atë, rrjedhën e Fatit.
Sot, pas 4 vitesh, jam një Grua e vetëdijshme për forcën e saj, sepse e di që limitet e vërteta janë ata që ne i vendosim vetë vetes.
Sot, jam një grua që nuk ka më dëshirë të fshihet, sepse nuk ka më frikë.
Sot, jam një Grua që ka zgjedhur të mos frikësohet nga stereotipet e bukurisë, sepse e di se bukuria e vërtetë i përket atij që ka një shpirt të pastër dhe që është në paqe me ndërgjegjen e vet.
Sot, jam një grua që i dashuron vragat në fytyrë sikur të ishin rrënjët e saj.
Unë jam Vilma Dule dhe kjo është historia e një gruaje që nuk u dorëzua kurrë.

Tags: 27-vjeçarjapara 4 viteshu sulmua me acidVilma Dulevlora

TË LIDHURA

Restaurimi i Burgut të Spaçit, Lubonja: Po tjetërsohet historia për një film
Aktualitet

Restaurimi i Burgut të Spaçit, Lubonja: Po tjetërsohet historia për një film

20:42 | 05/06/2025
BSH: Depozitimi i parave përmes bankomateve u rrit me 21,5 %
Ekonomi

BSH: Depozitimi i parave përmes bankomateve u rrit me 21,5 %

20:17 | 05/06/2025
Detaje nga aksidenti në Burrel, dy “Benz”-a u përplasën kokë më kokë, policia: Mes të plagosurve, edhe një fëmijë
Aktualitet

Detaje nga aksidenti në Burrel, dy “Benz”-a u përplasën kokë më kokë, policia: Mes të plagosurve, edhe një fëmijë

20:14 | 05/06/2025
Next Post
Dy milionë myslimanë drejt Mekës, nis pelegrinazhi i Haxhit

Dy milionë myslimanë drejt Mekës, nis pelegrinazhi i Haxhit

Kosova kthehet pa medalje nga Botërori i xhudos

Kosova kthehet pa medalje nga Botërori i xhudos

Gara për kreun e PD-së, Artan Fuga: Zgjedhje pa asnjë platformë ideore, politike dhe ekonomike

Flet Artan Fuga pas kërcënimeve: Falënderoj Berishën, letër publike Ramës

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Restaurimi i Burgut të Spaçit, Lubonja: Po tjetërsohet historia për një film
Aktualitet

Restaurimi i Burgut të Spaçit, Lubonja: Po tjetërsohet historia për një film

by mirseda
20:42 | 05/06/2025
0

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka reaguar kundër ndërhyrjeve restauruese që po kryhen në Burgun e Spaçit,...

Ushtria izraelite urdhëron evakuimin e disa lagjeve në rrethinat jugore të Bejrutit

Ushtria izraelite urdhëron evakuimin e disa lagjeve në rrethinat jugore të Bejrutit

20:33 | 05/06/2025
Samiti i Hagës vlerëson kërcënimet, NATO shqetësohet për Kosovën: Do shtojmë vigjilencën

Samiti i Hagës vlerëson kërcënimet, NATO shqetësohet për Kosovën: Do shtojmë vigjilencën

20:28 | 05/06/2025
“Kjo është betejë për dinjitet”, Aulon Kalaja: Kam video ku votat e PD i janë kaluar PS

“Kjo është betejë për dinjitet”, Aulon Kalaja: Kam video ku votat e PD i janë kaluar PS

20:22 | 05/06/2025
BSH: Depozitimi i parave përmes bankomateve u rrit me 21,5 %

BSH: Depozitimi i parave përmes bankomateve u rrit me 21,5 %

20:17 | 05/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com