Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

E shkuara komuniste dhe vendet sekrete të Shqipërisë

3 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
E shkuara komuniste dhe vendet sekrete të Shqipërisë

Ekspozita “Remains of paranoia” e personalitetit poliedrik gjerman, Alfred Diebold, ka ngjallur interesin e vizitorëve të Tiranës. Udhëtimi përmes fotosh në të shkuarën komuniste, në vende sekrete të Shqipërisë.

Avionë luftarakë gjuajtës, të fshehur në tunele brenda maleve, nëndetëse dhe anije të ndryshkuara luftarake në bazat ushtarake detare të Pasha Limanit apo Porto Palermos, tanke kineze të ndryshkura, të braktisuara në vende sekrete, të mbyllura deri më tani për publikun, dhe disa qindra mijëra bunkerë të shpërndarë në të gjithë vendin.

Alfred Diebold, i nxjerr në dritë të gjitha këto përmes dhjetra fotografish, që të lënë pa fjalë me dëshmitë që sjellin tani, 32 vjet pas rënies së regjimit komunist, në ekspozitën e tij “Remains of paranoia” të hapur në Qëndrën për Hapje dhe Dialog, në hollin e kryeministrisë, në bashkëpunim me Ambasadën gjermane në Tiranë.

“Objektivi im është të dokumentoj, të tregoj sesi është situata sot, si duket, çfarë ka mbetur nga ato kohë, çfarë mund të mësohet,” thotë Alfred Diebold për DW.

Ideja për të fotografuar dhe dëshmuar për vendet ushtarake sekrete në Shqipëri i shkrepi pas vizitës së tij në bazën ushtarake ajrore të Gjadrit.

“E vizitova atë në vitin 2017, më pas bazën ushtarake ajrore në Kuçovë, baza ushtarake detare dhe vende të tjera ushtarake sekrete. Jam impresionuar kur kam parë tunele plot me avionë luftarake MIG dhe kaq shumë armë: qindra avionë luftarakë, tanke dhe pajisje të tjera të mjaftueshme për të luftuar një armik të madh, një vend të vogël si Shqipëria, që donte të mbrohej. Ndoshta nga frika prej fqinjve ose NATO-s. Jo më kot baza ajrore e Kuçovës ka një pistë, që në mënyrë të pabesueshme është e gjatë, 3-4 km, ku mund të ulet çdo lloj mjeti gjigand ajror në botë. Doja të dokumentoja gjithë sa kam parë për publikun, sepse publiku nuk mund të shkojë atje,” thotë ai.

Albanien Austellung Paranoia Reste in TiranaMitat Gjinaj

Ne përgatiteshim për luftë

Por ish-pilotët në bazat ushtarake ajrore shkonin cdo ditë atje, në vendet sekrete dhe sot dimë gjithçka, madje edhe më shumë nga sa thonë fotografitë mbresëlënëse të Alfred Diebold.

“Ne përgatiteshim për luftë. Bënim fluturime natën edhe në kushte të vështira metereologjike. Nuk kishim misione zbulimi, bënim thjesht stërvitje për mbrojtje dhe asnjëherë për sulm. Detyra jonë ishte prishja e formacionit të çdo armiku të mundshën, çorientimi i tij në ajër. E dinim që nuk kishim fuqi të bënim luftë ajrore,” thotë për DW, Mitat Gjinaj, ish pilot ushtarak.

Ai e përshkruan bazën ushtarake ajrore të Gjadrit si “më të mirën, më të mbrojturën, ku gjithçka bëhej brenda tunelit”.

“Ishte shpuar mali dhe tuneli ishte hapur në formë harku. Modeli ishte marrë nga Suedia. Brenda tij strehoheshin avionë MIG 21 të armatosur me raketa, mitralozë, të ardhur nga Kina, që për kohën ishin shumë të përparuar, me shpejtësi mbi shpejtësinë e zërit, rreth 2000 km në orë. Ata dilnin direkt nga gryka e tunelit në pistën kryesore të aeroportit ushtarak të Gjadrit. Kishte edhe aeroporte rezervë për situata luftarake në Shkodër, Vlorë, Cërrik, Korçë dhe Gjirokastër. Kishte edhe bazë raketash në zonën e Shkodrës dhe në malin e Çajupit,” tregon për DW, ish-piloti ushtarak Mitat Gjinaj.

Lufta në Ukrainë

Albanien Austellung Paranoia Reste in Tirana

Breza të tërë shqiptarësh vuajtën pasojat e paranojës nga armiq imagjinarë dhe super militarizimin e vendit: represion, ksenofobi, varfëri dhe traumë kolektive. Armiqtë kryesorë ishin ish-Bashkimi Sovjetik dhe SHBA, që nuk i shpallën kurrë luftë Shqipërisë komuniste të armatosur deri në dhëmbë për t’u mbrojtur prej tyre. Lufta në Ukrainë, agresioni rus po e kthen vëmendjen ndaj përgatitjes për t’u mbrojtur nga armiku.

„Ndoshta tani, për shkak të luftës në Ukrainë, ekspozita fotografike,”Remains of Paranoia” është më kuptimplotë. Jam i ndërgjegjshën për efektin dhe rëndësinë e sotme. Dhe kjo na çon të kemi më shumë dialog, më shumë diskutime të tilla si: Cilët jemi ne? Si dëshirojmë t‘i zhvillojmë jetët tona? Çfarë do të thotë të mbrosh vendin tënd dhe të jesh gjithashtu i hapur ndaj paranojës prej armikut? Sa e rrezikshme është kjo?”, thotë për DW, Alfred Diebold.

Dialogu për të shkuarën e afërt komuniste dhe të sotmen demokratike, në kontekstin e luftës në Ukrainë, bëhet kur Shqipëria prej 13 vitesh është vend anëtar i NATO-s dhe sivjet hapi negociatat për hyrje në BE. Sot forcat ajrore të Shqipërisë kanë vetëm një flotë të vogël helikopterësh dhe hapësira e saj ajrore mbrohet nga NATO. Baza ajrore ushtarake, që po ngrihet në Kuçovë, do të jetë baza e parë e NATO-s në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që po modernizohet me një fond prej 45.8 milion euro.

Vlera të ekspozitës

Albanien Austellung Paranoia Reste in TiranaRoland Tasho

Roland Tasho, fotografi i njohur në Shqipëri, fitues i disa çmimeve kombëtare, rajonale dhe europiane vlerëson ekspozitën për këndvështrimin e autorit.

„Alfred Diebold ka një këndvështrim interesant dokumentimi. Ai ka dokumentuar kohën para rrëzimit të regjimit komunist në Shqipëri. Është futur në zona sekrete, të ndaluara. Kjo e bën ekspozitën shumë interesante, krejt të veçantë dhe një dokument historik me shumë vlerë, një embleme të asaj periudhe”, thotë për DW, Roland Tasho.

“Kjo ekspozite është një aventurë e madhe. Shpresoj të jetë fillimi i një aventure edhe më të madhe: mendoj të njoh dhe të takoj njerëz që mund të flasin për këto vende sekrete, që jetuan në këto baza ushtarake. Do të ishte shumë mirë të shihej nëse ka të njëjta përvoja në vende të tjera për të mësuar çfarë po ndodh tani, si ka qënë në të kaluarën dhe hapur dialogun”.

Alfred Diebold është ekonomist gjerman, autor, fotograf dhe kineast.

Tags: Alfred Dieboldavione luftarakeEkspozita Remains of paranoia

TË LIDHURA

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Next Post
Vodhën karburantin e firmës ku punonin, pranga dy personave

Bordi ul çmimet e naftës me 4 lekë për litër

Alimehmeti nis “fushatën” në rrjetet sociale: Punoj me nerva që në mëngjes, për të marrë rrogën më të ulët në Europë

Alimehmeti nis "fushatën" në rrjetet sociale: Punoj me nerva që në mëngjes, për të marrë rrogën më të ulët në Europë

“Lopa e shkretë”, Ronela Hajati: Urgjent më krahasoni me një kafshë tjetër

“Lopa e shkretë”, Ronela Hajati: Urgjent më krahasoni me një kafshë tjetër







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Perëndimi i Macron si vizionari i Evropës (…dhe fati i Shqipërisë)
Bota

Perëndimi i Macron si vizionari i Evropës (…dhe fati i Shqipërisë)

by mirseda
22:17 | 22/10/2025
0

Emmanuel Macron i Francës do të shkojë të enjten në Bruksel për një takim kyç të Këshillit...

Nënë e 4 fëmijëve, 29-vjeçarja shqiptare vritet nga ish-partneri i saj në Kanada

Nënë e 4 fëmijëve, 29-vjeçarja shqiptare vritet nga ish-partneri i saj në Kanada

21:47 | 22/10/2025
Probleme shëndetësore për Agustin Kolën, legjenda bardheblu i shtruar në spital

Probleme shëndetësore për Agustin Kolën, legjenda bardheblu i shtruar në spital

21:38 | 22/10/2025
Pas pezullimit të bisedimeve Trump-Putin, Rusia sulmon Ukrainën me dronë: 7 të vrarë

Pas pezullimit të bisedimeve Trump-Putin, Rusia sulmon Ukrainën me dronë: 7 të vrarë

21:36 | 22/10/2025
Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive prezanton Raportin Vjetor të AMF për vitin 2024

Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive prezanton Raportin Vjetor të AMF për vitin 2024

20:56 | 22/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com