Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në burgjet greke. Një shqiptar është gjetur i pajetë, ndërsa mediat greke shkruajnë se ai është vetëvarur në paraburgimin e Agiou Nikolaou, Kretë të Greqisë.
Ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, për t’i dhënë ndihmën e parë shqiptarit, por ky i fundit ka ndërruar jetë.
Nuk dihet ende identiteti dhe as mosha e të ndjerit, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.