Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

“E pushkatuam se mbillte keq kalemat e rrushit”, historiani rrëfen takimin me operativ Qemalin

7 vjet ago
in Të Gjitha
“E pushkatuam se mbillte keq kalemat e rrushit”, historiani rrëfen takimin me operativ Qemalin

Nga Kastriot Dervishi

Kohët e fundit, miku im Nikolin Kurti bëri të njohur letrën e ish prokurorit të shkallës së parë të procesit ndaj klerikut Dom Shtjefën Kurtit, i cili u pushkatua dhe trupi iu çua për eksperiment mjekësor në kadavër pas vrasjes. Për kujtesë procesi ka patur në shkallën e parë të Krujës: kryetar të trupit gjykues Qazim Manin e prokuror Hajredin Fugën. Por Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë që la në fuqi vendimin kishte Llazi Stratobërdhën e prokuror Zaim Myftarin. Sigurisht, në këtë vrasje janë pjesëmarrës apo përgjegjës edhe sekretari i parë i Krujës (Tahir Minxhozi) dhe Presidiumi i Kuvendit Popullor. Rasti e solli që unë të takoja punëtorin operativ që kish hartuar dosjen formulare në momentin e mbylljes së saj, Qemal Karemanin (i vitlindjes 1930), nuk krijoje asnjë bindje për të përligjur dërgimin në gjyq të klerikut apo pushkatimin e tij. Të gjithë gatuesit e kësaj dosjeje, në përputhje me goditjet që jepeshin në vitet ’70 e kishin kaluar procesin hetimor-gjyqësor në një “grup armiqësor” që kryente “sabotazhe”. Atashuan edhe disa fshatarë. Pastaj bënë një gjyq me efekte propagandistike se armiku punonte, etj.

Në ditë korriku të vitit 2011, në kohën kur vapa ishte bërë më shumë se kurrë e padurueshme, më njoftojnë se në Drejtorinë e Arkivit të Sistemit të MB-së se kishte ardhur për të marrë përgjigjen e kërkesës së tij, ish operativi. Atë kohë Gjykata Kushtetuese kish marrë një vendim që nuk përjashtonte oficerët e Sigurimit nga shtesa në pensionet e tyre si ushtarakë (!!!).

Fotografinë ia kisha parë të ri. U bëra kureshtar ta njihja plak dhe për këtë arsye vendosa ta takoj para se të merrte përgjigje. Ky emër më ishte fiksuar për dy çështje, njëra prej të cilave ishte ajo që lidhej me pushkatimin e priftit katolik Dom Shtjefën Kurti në vitin 1971, në moshën 73 vjeçare. Dhe ja tani vihesha përballë me njeriun që ia kishte kopsitur këtë dosje. Qemali ruante për bukuri linjën e përgjithshme trupore pavarësisht se njëri sy dukej sikur i lëshonte vazhdimisht lot, por ky lot nuk shihej t’i rrëshqiste në faqe apo të binte në tokë. Kishte një vështrim të fiksuar dhe gojën e mbante hapur në çdo pyetje apo përgjigje time. Isha kureshtar të dija nëse në ndërgjegjen e tij kishte ndopak pendesë apo vrasje ndërgjegje. Qemali ishte bërë kurioz pse drejtori donte ta takonte, teksa shihte që tjerë si ai merrnin përgjigjen dhe iknin. Në tipin e këtyre që kanë lloj – lloj dyshimesh për të kaluarën, kureshtja është më shumë e lidhur me zanatin. Meqë arsyeja e paraqitur prej nesh ishte “verifikim personi dhe dokumentesh”, Qemali priste radhën. Para tij po hetohej një i llojit të tij. Pasi e pyeta për çështjen e parë, vazhdova te çështja që më interesonte.

Shënimet nga biseda

Kastrioti: Ju keni qenë personi që keni përgatitur dosjen operative kundër Dom Shtjefën Kurtit. A ndjeni se ndonjë gjë nuk e keni bërë si duhet atëherë dhe mos e keni rënduar pa të drejtë? Personi që ju pyet e di gjithë aktivitetin tuaj, kështu që mos hezitoni të përgjigjeni apo të jepni përgjigje të pasakta.

Qemali: Jo, shiko, meqë paske dijeni. Ai ka qenë në krye të një grupi të madh, nuk ka qenë vetëm.

Kastrioti: Kjo nuk ka rëndësi. Nuk është numri ai që përcakton dënimin ose jo të personit. Pse duhej pushkatuar?

Qemali: Shiko, dëgjo, ai ishte futur në veprimtari armiqësore. U bënte thirrje fshatarëve të hanin atë që prodhonin në kooperativë duke u thënë se uria luftohej edhe kështu. Ai i porosiste t’i mbillnin kalemat e rrushit mbrapsht që të mos lulëzonin.

Kastrioti: Ky ishte krimi? Për disa kalema rrushi? Dhe këto ju i kishit vërtetuar në rrugë operative?

Qemali: Po i kishim vërtetuar.

Kastrioti: Po sikur nuk dalin fort të vërtetuara nga dosja dhe planet e masave që ju keni bërë. Ju dini gjë ku e kanë pushkatuar atë sepse një punëtor operativ mund të merrte pjesë në ekzekutim?

Qemali: Jo nuk di gjë.

Kastrioti: Po së paku ju mund ta dini për shembull në Tiranë apo në Krujë.

Qemali: Po tashi, në Tiranë është bërë pushkatimi, por nuk jam marrë unë me atë punë.

Kastrioti: Po, po, punë e bukur.

Qemali: (nuk flet, sheh i habitur)

Kastrioti: Ku banoni tani?

Qemali: Kam ardhur në Tiranë, e kam bërë pasaportizimin te lagja “Ali Demi”, por atësinë ma kanë shënuar gabim ata shokët atje.

Kastrioti: Dhe tani kërkoni shtesë pensioni për punën që keni bërë.

Qemali: Po kshu na thanë këta shokët.

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
Pse paraqitja e parë e Gent Cakajt ishte dështim

Pse paraqitja e parë e Gent Cakajt ishte dështim

Video/Pse u grabit truri i Albert Ajnshtajnit pak orë pas vdekjes, dhe si u gjet pas 50 vitesh

Video/Pse u grabit truri i Albert Ajnshtajnit pak orë pas vdekjes, dhe si u gjet pas 50 vitesh

Moti për nesër/S’kanë të ndalur reshjet, temperaturat në rritje

Moti për nesër/S’kanë të ndalur reshjet, temperaturat në rritje







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina
Aktualitet

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina

by mirseda
22:06 | 08/01/2026
0

Zjarr apokaliptik duket ky që ka përfshirë mbrëmjen e sotme mbi 50 magazina që tregtojnë veshje në...

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

21:45 | 08/01/2026
Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

21:20 | 08/01/2026
Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

21:04 | 08/01/2026
Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

20:59 | 08/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com