Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Fier, ku një 17-vjeçare është vënë nën hetim pasi publikoi foto intime të një 18-vjeçari në rrjetet sociale.
Policia njofton se ndaj të miturës është nisur procedim penal për veprën penale të “Përhapjes së materialeve të ndjeshme personale pa pëlqimin e personit tjetër”.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Fierit për hetime të mëtejshme, ndërsa motivet e kësaj ngjarjeje nuk janë bërë ende të ditura.