Pas golit të shënuar nga Firmino në fundin e takimit përball PSG-së, që i dha fitoren Liverpoolit, gjesti i Mohamed Salah ka ngritur shumë pikëpyetje dhe i ka habitur të gjithë.
Salah ishte futbollisti kryesor i “The Reds” në sezon që lamë pas, por deri tani duket se nuk e ka gjetur akoma formën më të mirë. Madje ai ka peshën e fajit tek goli i barazimit 2-2 nga Kylian Mbappe, pasi ishte pikërisht egjiptiani ai që humbi topin në mesfushë.
Më pas trajneri gjerman, Jurgen Klopp vendosi që ta zëvendësonte atë dhe në fushë të hidhte, Xherdan Shaqirin. Ndërsa Firmino që u hodh në fushë në pjesën e dytë arriti të shënonte një gol mjat të bukur, duke treguar të gjithë potencialin që ka, pavarësisht se vinte nga një dëmtim dhe nuk ishte stërvitur para ndeshjes.
Teksa Firmino me shokë në fushë dhe të gjithë në “Anifield” po festonin, kamerat kanë fokusuar Mohamed Salah në stol i cili hedh për tokë një shishe uji. Tifozët në rrjetet sociale janë ndarë në dy mendime, disa e komentojnë që Salah ishte i zemëruar, ndërsa disa të tjerë mendojnë se ai po festonte në atë mënyrë.