Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Masakra e Manastirit/Si Sulltani mblodhi bashkë dhe ekzekutoi elitën shqiptare

7 vjet ago
in Të Gjitha
Masakra e Manastirit/Si Sulltani mblodhi bashkë dhe ekzekutoi elitën shqiptare

Deri në 1808, kur në fronin e Perandorisë Osmane u ngjit Sulltan Mahmudi II, popujt e perandorisë administroheshin nga paria e tyre lokale. Më e theksuar kjo për popullin shqiptar që kishte një pozitë të privilegjuar në raport me popujt e tjerë që përbënin perandorinë osmane. Sulltani ndërhynte vetëm në emërimin e autoriteteve të larta, si vezirë, pashallarë e sanxhakbejlerë.

Por, duke pasur pushtet të madh, i madh ishte edhe abuzimi i tyre.

Kështu, Ali Tepelena në Shqipërinë e Poshtme, – shkruante Johann Georg Von Hahn, – “me gjithfarë mjetesh, të lejueshme e të palejueshme, kishte ç’farosur të gjithë kundërshtarët e vet”. Ai sundonte “me një makiavelizëm e tirani të neveritshme (mjafton të kujtojmë luftën e shuarjen barbare të Suljotëve 1803), e shpesh në kundërshtim me Stambollin”.

Sundimi arbitrar i tyre binte ndesh me kredon e Sulltan Mahmudit II i cili donte reformimin e perandorisë, ku të gjithë shtetasit të ishin të barabartë. “Myslimani, – theksonte ai, -të dallohet vetëm nga xhamia, i krishteri nga kisha e hebreu nga sinagoga”.

Bir i një francezeje, Mahmudi II “kishte marrë shumë nga sjelljet fisnike të nënës dhe qëndrueshmërinë e madhe të një myslimani”. Në reformimin e perandorisë ai u ndihmua nga veziri i madh, Reshit Pasha.

Veziri i madh, – sipas Johann Georg Von Hahn, – i urrente shqiptarët që nga koha e luftës kundër Greqisë (1821-1829), pasi që e kishin lënë vetëm e ishin kthyer në shtëpitë e tyre, me pretendimin se nuk u kishte paguar në kohë rrogën e caktuar. Perandoria i paguante shqiptarët për të mbrojtur territoret shqiptare.

Lufta kundër Rusisë e vonoi shfrimin e urrejtjes së Reshit Pashës, por rasti i erdhi në vitin 1830, kur erdhi vet në Shqipëri dhe thirri në Manastir “bejlerët e agallarët e Toskënisë për të j’au pague rrogën ushtarake të prapambetun”.

Të joshur prej këtij premtimi, ranë në Manastir mbi 500 vetë, “të cilët qenë pritë madhnisht”. Ata që shpëtuan ikën në Greqi “e prej andej gatuen një kryengritje kundra turkut, e cila krisi në 1833 e u përhap deri në Gjirokastër e Kurvelesh, tue krijue e tue mbajtë në Shqipërinë Jugore një gjendje shqetësimi e turbullimi se pa dam”./Xhafer Sadiku/

Tags: bashkekreretManastiritmblodhishqiptaresulltani

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
‘Fototeka Marubi’ çel ekspozitë në muzeun e famshëm italian

‘Fototeka Marubi’ çel ekspozitë në muzeun e famshëm italian

Plas tek Reali/Hakërrehet Ramos: Mjaft më, e dini çfarë fanelle keni veshur

Plas tek Reali/Hakërrehet Ramos: Mjaft më, e dini çfarë fanelle keni veshur

VIDEO/ Protesta në Selanik për eliminimin e Kaçifas

VIDEO/ Protesta në Selanik për eliminimin e Kaçifas







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK
Aktualitet

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

by mirseda
15:19 | 19/12/2025
0

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, është paraqitur pak minuta më parë në ambientet e SPAK. Beci është...

PD kërkon mbledhje të hënën, PS në Janar. Ja kërkesa e SPAK,Mer USB me vete

PD kërkon mbledhje të hënën, PS në Janar. Ja kërkesa e SPAK,Mer USB me vete

14:49 | 19/12/2025
SPAK shtyn afatin, hetimi ndaj ish-zëvendëskryeministrit Ahmetaj ende në proces

SPAK shtyn afatin, hetimi ndaj ish-zëvendëskryeministrit Ahmetaj ende në proces

14:41 | 19/12/2025
Florjan Binaj i bashkohet protestës së Agron Shehajt te Kryesia e Kuvendit

Florjan Binaj i bashkohet protestës së Agron Shehajt te Kryesia e Kuvendit

14:37 | 19/12/2025
10 mijë faqe me prova për Ballukun, avokati: Duam 3 javë kohë; Prokurori: 5 ditë janë të mjaftueshme

10 mijë faqe me prova për Ballukun, avokati: Duam 3 javë kohë; Prokurori: 5 ditë janë të mjaftueshme

14:22 | 19/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com