Për të gjithë fansat e hamburgerit, një sakrificë e madhe është mënyra sesi mund ta hani. Salcat në të shumtën e rasteve bien jashtë saj, duke na vënë edhe në siklet. Por specialistët na kanë këshilluar sesi ne mund ta hamë, pa u bërë pis. Për rrjedhojë, kjo do të ndikonte dhe në ngrënien ngadalë dhe tretjes mirë në stomak.
Themeluesi i portalit “Burger Lad”, Simon Dukes, ka zbuluar një mënyrë sesi ne mund të hamë hamburgerin pa u bërë pis. Për të gjithë njohësit e hamburgerëve, duhet të dinë se përbërësit shijohen më lehtësisht kur një hamburger është i kthyer nga ana e kundërt. Në këtë formë, gjuha do të ketë një kontakt me përbërësit, para bukës.
“Hamburgerët shërbehen në mënyrën më estetike. Pjesa e sipërme (quhet kurora) është përgjithësisht më e trashë se pjesa e poshtme, kështu që për një eksperiencë më të mirë, duhet ta ktheheni atë mbrapsht për ta ngrënë. ‘Kurora’ do ta mbajë peshën e përbërësve, dhe ka më pak gjasa që ato të bien. Një njohës i vërtetë i hamburgerëve duhet t’i hajë gjithmonë kokëposhtë”, thotë më tej ai.