Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

E dashur Prishtinë, harrimi i prioriteteve çon në disfatë

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Pse Prishtina nuk flet për njohjen e Kosovës nga Serbia?

Nga Shaban Murati/Një moment piku po nxitet artificialisht në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë lidhur me arritjen e një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve. Çfarë bën Serbia është e kuptueshme në logjikën e mbrojtjes së interesave të saj dhe vazhdimit të trajtimit të Kosovës si provincë.

Serbia po ngutet shumë, sepse e din nga përvoja që diplomacia shqiptare në ngutje hutohet dhe humbet gjithmonë ndeshjet diplomatike.

Në këtë ngutje idiote, që i duhet Serbisë, por jo Kosovës, Prishtina po harron disa shtyllat të epërsisë së saj diplomatike dhe strategjike.

1-Që Serbia është shteti agresor, kundër të cilit Aleanca Atllantike ndërmori ndërhyrjen humanitare ushtarake në 1999 dhe çliroi Kosovën.

2.-Që Serbia ka nevojë për Kosovën tani, ka nevojë më shumë se Kosova për marrëveshjen përfundimtare të normalizimit të marrëdhënieve, sepse marrëveshja është veto e pranimit të Serbisë në BE.

3-Kosova i ka ezauruar kompromiset e saj të dhimbshme me planin Ahtisaari para se të bëhej shtet i pavarur dhe nuk mund e nuk duhet t’i përsërisë ato tani, që është shtet.

4-Tribunali më i lartë gjyqësor i OKB, GJND, e ka legalizuar pavarësinë e Kosovës në 22 korrik 2010 si të përputhshme me ligjin ndërkombëtar dhe me rezolutën 1244.

Kosova i ka bërë një dhuratë të madhe Serbisë me bisedimet “në vend numëro” me të në Bruksel, të cilat i mundësuan Serbisë marrjen e statusit të shtetit kandidat dhe hapjen e bisedimeve të pranimit me BE.

Dhe Kosova në shkëmbim nuk mori ndonjë arritje politike apo lëshim politik nga Serbia. Kosova harron se në bisedimet me Serbinë duhet ta vendosë veten në pozitën që SHBA, Bashkimi Sovjetik, Britania e Madhe dhe Franca kishin përballë Gjermanisë së mundur naziste në vitin 1945.

Shteti viktimë nuk mund të vejë shenjën e barazimit me shtetin agresor, presidenti i sotëm i të cilit ka qenë ministër i qeverisë së agresionit dhe që sot e kësaj dite ende nuk i ka kërkuar falje Kosovës për krimet dhe masakrat e ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.

Ajo, që është shqetësuese, për të mos thënë ulëritëse, është humnera diplomatike dhe strategjike, që Prishtina po hap me duart e veta nën këmbët e saj. Instrumenti i hapjes së kësaj humnere është ngatërrimi apo vendosja kokëposhtë e rendit të prioriteteve apo të detyrave në planin diplomatik dhe strategjik në tratativat me Serbinë.

Gabimi i parë është nxjerrja në plan të parë e çështjes efemere të korrigjimit apo ristrukturimit të kufijve apo e shkëmbimit të territoreve, duke fshirë kërkesën primare dhe kryesore, që është njohja reciproke e dy shteteve.

Objektivi primar i njohjes nga Serbia të shtetit të pavarur të Kosovës, që duhet të kishte qenë finalja e bisedimeve të Brukselit dhe e një marrëveshje reale normalizimi, befas është spostuar prapa listës për t’u zëvendësuar me temën folklorike të ndarjes së kufijve, temë ku dehen të gjithë udhëheqësit ballkanikë.

Vetëm presidenti serb nuk duket i dehur në këtë katrahure diplomatike ballanike, sepse edhe dy ditë më parë foli për korrigjim kufijsh midis shqiptarëve dhe serbëve dhe jo midis dy shteteve, sepse për Beogradin fjala është për një ndarje të re administrativo-territoriale të Serbisë, ku Kosova llogaritet si provincë serbe.

Gabimi i dytë është kërkesa e një referendumi për të pyetur popullin e Kosovës nëse është dakord me korrigjimin e kufijve. Është absurde të bësh referendum për një çështje, që nuk ekziston, dhe për të cilën nuk ka një marrëveshje ndërshtetërore të nënshkruar me shtetin fqinj. Referendumi ndoshta mund të kërkohej pas njohjes zyrtare nga Serbia të shtetit të Kosovës. Prishtina nuk bëri referendum për marrëveshjen e kufirit me Maqedoninë, perse iu tek tani të bëjë me Serbinë pa marrëveshje kufiri?

Gabimi i tretë i pafalshëm është prishja e prioriteteve, duke hedhur tezat filoserbe të rihapjes së çështjes se statusit të Kosovës. Kjo do të thotë të vesh vetë në dyshim realitetin juridik, politik dhe gjeografik të shtetit të Kosovës dhe të fshish pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës. Këtë synon dalja me idenë e një konference ndërkombëtare të tipit të Rambujesë.

Pavarësisht naivitetit të referimit te konferenca e mëparshme diplomatike, që nuk ka asnjë lloj ngjashmërie me temën e normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë, çështja shtrohet pse dikush do të përmbysë rendin e gjërave dhe të kthejë mbrapsht historinë, duke u rikthyer 20 vjet apo 12-13 vjet mbrapa, kur nisen bisedimet ndërkombëtare për statusin e Kosovës.

Serbia dhe Rusia kanë 20 vjet që i bien këtij kavalli diplomatik. Del edhe një zëdhënës profan i OKB në 1 gusht 2018 dhe flet në majë të thanës si zëdhënës i Rusisë për bisedime për statusin. Ata, që bashkë me Serbinë kërkojnë Rambujera, synojnë të fusin Rusinë në tryezën e bisedimeve dhe në Ballkan.  Ndaj është e papranueshme që t’i hapet rrugë në mjediset politike dhe mediatike të Kosovës një ideje kaq të mbrapshtë.

Rambujeja sot është BE, e cila duhet t’i përmbahet kushtit zyrtar, që i ka vënë Serbisë se nuk ka anëtarësim në BE pa njohur shtetin e pavarur të Kosovës. Do të jetë nje gabim fatal, tragjik dhe kombëtar i Prishtinës, nëse e lejon veten të futet nëpër degët e ngatërruarra të lianeve diplomatike, ku diplomacia serbe, ruse dhe ndonjë europiane, duan të tresin pavarësinë e Kosovës.

E dashur Prishtinë, rendi i prioriteteve diplomatike dhe strategjike të Kosovës është i thjeshtë: Njohja e shtetit të Kosovës nga Serbia.

Ky është prioriteti i prioriteteve! Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mund të diskutohen çështje, që dy palët i konsiderojnë të hapura. Prishtina nuk duhet të dëgjojë asnjë sirenë diplomatike, që e fton të mbytet në detin e Serbisë.

Nuk duhet të dëgjojë as këshilltarët jugosllavë, që i gëlojnë nëpër zyrat qeveritare, të cilët i bëri Serbia milionerë dhe janë gati t’i shesin asaj territore shqiptare dhe gjithë Kosovën dhe Shqipërinë.

Njohja e Kosovës si shtet nga Serbia pa asnjë çmim është prioriteti numër një, është kushti i parë dhe çelësi i normalizimit real të marrëdhënieve dhe është zgjidhja, që mund të quhet e përhershme.

Tags: condashurdisfatëharrimiprioritetevePrishtine

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Skënderbeu-Partizani/Superiorja ndizet që në javën e parë

Skënderbeu-Partizani/Superiorja ndizet që në javën e parë

Refugjatët në darën e dhunës

Refugjatët në darën e dhunës

Elliott rrëzon UEFA-n në CAS, ja vendimi që morën për Milanin

Milani bën goditjen 120 milionëshe në orët e fundit të merkatos







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Kosovës nuk i mjafton zemra dhe talenti, Turqia shuan ëndrrën e shqiptarëve për në Botëror
Kosovo

Kosovës nuk i mjafton zemra dhe talenti, Turqia shuan ëndrrën e shqiptarëve për në Botëror

by mirseda
22:51 | 31/03/2026
0

Ëndrra shqiptare për në Botëror është shuar në Prishtinë, me Kosovën që është mposhtur 0-1 nga Turqia...

Franca mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët ushtarak amerikanë që fluturojnë drejt Iranit

Franca mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët ushtarak amerikanë që fluturojnë drejt Iranit

22:44 | 31/03/2026
Aksident në aksin Fier–Patos, dy mjete përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët dhe pasagjerët

Aksident në aksin Fier–Patos, dy mjete përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët dhe pasagjerët

22:43 | 31/03/2026
Vijojnë sulmet ndaj Iranit/ Shpërthim në depot e armëve, Hegseth: U godit nga bombardues amerikanë

Vijojnë sulmet ndaj Iranit/ Shpërthim në depot e armëve, Hegseth: U godit nga bombardues amerikanë

22:39 | 31/03/2026
Gazetarja amerikane rrëmbehet në mesditë në qendër të Bagdadit

Gazetarja amerikane rrëmbehet në mesditë në qendër të Bagdadit

22:22 | 31/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com