Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Dy vjet burg për Belerin, VOA: Vendimi i Apelit hap rrugën për proces të ri zgjedhjesh në Himarë

1 vit ago
in Politikë
Dy vjet burg për Belerin, VOA: Vendimi i Apelit hap rrugën për proces të ri zgjedhjesh në Himarë

Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme e Apelit konfirmoi dënimin me dy vite burgim për Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur të Himarës, i akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje. Një dënim i cili, pritet të çojë automatikisht në një proces të ri zgjedhjesh për Bashkinë e Himarës, ndërkohë që zoti Beleri është zgjedhur si anëtar i parlamentit europian, si pjesë e listës së partisë së kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.
Ai u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit të vitit të kaluar, nën dyshimet se kishte ofruar para në këmbim të votave në favor të kandidaturës së tij. Sipas Prokurorisë, banorit të Himarës, Arsen Rama, i cili ishte ofruar të bashkëpunonte me autoritetet, i ishin dhënë shuma monetare prej 5 mijë lekësh për 8 persona, emrat e të cilëve ishin në një listë që ai ia kishte dorëzuar Belerit.

Kryetari i zgjedhur i Himarës, ka hedhur poshtë akuzat, duke bërë përgjegjëse prokurorinë se ka manipuluar provat, si dhe duke folur për një burgosje politike të tij. Ai ju drejtua pa sukses, të gjitha shkallëve të gjyqësorit, përfshirë dhe Gjykatën Kushtetuese, për të kërkuar lirimin, apo dhe leje për të bërë betimin si kryebashkiak. Himara, vazhdoi të qeverisej, deri para pak muajsh nga ish kryetari, socialisti Jorgo Goro, i cili po ashtu u arrestua, për abuzime me pronat. Denoncimi për të ishte bërë pikërisht nga Beleri.

Kandidat i opozitës, në zgjedhjet vendore, si përfaqësues i Partisë Bashkimi për të Drejtat e njeriut, e cila mbron të drejtat e minoritarëve grek në Shqipëri, rasti Beleri u kthye në një mollë sherri mes Tiranës dhe Athinës, duke përkeqësuar ndjeshëm marëdhëniet mes dy vendeve. Fillimisht Greqi kërkoi lirimin e tij, duke pretenduar shkelje të të drejtave të minoritetit. Më pas foli për shkelje të të drejtave politike, duke këmbëngulur që zotit Beleri duhej t’i jepej e drejta për të bërë betimin. Autoritetet shqiptare nga ana e tyre, këmbëngulën se bëhej fjalë për një çështje që i përket drejtësisë, dhe se ata nuk mund të ndërhynin.

Dhjetorin e kaluar Athina bllokoi avancimin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit, duke vënë veton ndaj hapjes së grup-kapitujve të parë në bisedimet me Komisionin europian. Edhe sot ambasadorja greke në Tiranë, Konstatina Kamitsi, deklaroi pas vendimit se sipas saj “shumë aspekte të kësaj çështje ngrenë pikëpyetje sa i takon objektivitetit të procesit, prezumimit të pafajësisë, paraburgimi i zgjatur i zotit Beleri, dënimi jo proporcional dhe mos lejimi i të drejtës së betimit”. Ajo po ashtu kujtoi se “zoti Beleri tashmë zyrtarisht është anëtar i zgjedhur i Parlamentit Europian. Është pjesë e shtetit të së drejtës që eurodeputetë e zgjedhur të kenë mundësinë të paraqiten personalisht në të gjitha punimet e Parlamentit Europian duke filluar nga seanca plenare e korrikut që vjen.”

Eurodeputetët gëzojnë imunitet të posaçëm. Nëse zoti Beleri do të ishte i ndaluar, në një nga vendet e BE-së, në pritje të procesit, ai do të ishte liruar automatikisht, ndërsa autoritetet e drejtësisë, do të duhej të merrnin autorizimin e parlamentit europian për të vijuar procesin. Por Shqipëria nuk është pjesë e BE-së, e për më tepër, që prej ditës së sotme, zoti Beleri është i dënuar me vendim të formës së prerë./VOA

TË LIDHURA

Sot seanca paraprake për Ilir Metën, Kryemadhi paraqitet në Gjykatën e Posaçme
Politikë

Sot seanca paraprake për Ilir Metën, Kryemadhi paraqitet në Gjykatën e Posaçme

10:05 | 28/10/2025
Mbi dy orë raportim para deputetëve, Altin Dumani largohet nga Parlamenti
Politikë

Mbi dy orë raportim para deputetëve, Altin Dumani largohet nga Parlamenti

19:54 | 27/10/2025
Balluku nën hetim nga SPAK, Dumani: Prokurori Prençi ka mbështetjen time për hetimin e çdo çështjeje
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK, Dumani: Prokurori Prençi ka mbështetjen time për hetimin e çdo çështjeje

18:06 | 27/10/2025
Next Post
Nesër do të ketë reshje shiu, shtrëngata dhe breshër, por vapa do të mbetet ende

Nesër do të ketë reshje shiu, shtrëngata dhe breshër, por vapa do të mbetet ende

Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor për nesër, e mërkurë 26 qershor 2024

Më i kritikuari i Kombëtares, Elseid Hysaj: Do iki kam dhe unë pushime

Më i kritikuari i Kombëtares, Elseid Hysaj: Do iki kam dhe unë pushime







JU REKOMANDOJMË

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

16:31 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Sot seanca paraprake për Ilir Metën, Kryemadhi paraqitet në Gjykatën e Posaçme
Politikë

Sot seanca paraprake për Ilir Metën, Kryemadhi paraqitet në Gjykatën e Posaçme

by mirseda
10:05 | 28/10/2025
0

Ditën e sotme do të mbahet seanca paraprake për ish-kreun e PL, Ilir Meta, teksa fillimisht në...

Përplasi për vdekje 17-vjeçarin në Vlorë, arrestohet autori i aksidentit , policia: Ishte i dehur

Përplasi për vdekje 17-vjeçarin në Vlorë, arrestohet autori i aksidentit , policia: Ishte i dehur

09:58 | 28/10/2025
Po udhëtonin me një gomone, shpëtohen 57 emigrantë të paligjshëm në bregdetin grek

Po udhëtonin me një gomone, shpëtohen 57 emigrantë të paligjshëm në bregdetin grek

09:34 | 28/10/2025
Gjyshi i 17-vjeçarit që humbi jetën në aksidentin tragjik në Vlorë shpërthen në lot

Gjyshi i 17-vjeçarit që humbi jetën në aksidentin tragjik në Vlorë shpërthen në lot

09:14 | 28/10/2025
REL:Nga1 janari nuk do të ketë paga e pensione. Kur shteti ska buxhet, rreziqet që i kanosen Kosovës

REL:Nga1 janari nuk do të ketë paga e pensione. Kur shteti ska buxhet, rreziqet që i kanosen Kosovës

09:08 | 28/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com