Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Dy fjalë për humorin e zi të Dea Mishel!

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Dy fjalë për humorin e zi të Dea Mishel!

Nga: Dalina Buzi

Unë jam pro humorit të zi. Çdo lloj humori. Nuk mund të bësh humor duke menduar se do të lëndosh dikë. Dikush gjithmonë do të lëndohet, thotë i preferuari im Ricky Gervais. Luis CK një tjetër gjeni humori bënte humor me pedofilët dhe sa shumë i donin ata fëmijët.

Humori i zi do një nivel inteligjence shumë të lartë dhe një bagazh të madh por do edhe terrenin e caktuar. Nëse ti je komedian, humori i zi është pjesë e rutinës tënde dhe ti mirëkuptohesh sepse e ke ndërtuar karrierën rreth humorit. Nëse ti nuk je komedian dhe nuk je identifikuar asnjëherë si komedian (pra krijues, jo aktor që reciton skenarin komik) atëherë duhet të marrësh parasysh që nëse humorin e zi e bën publik, të mos kuptohesh dhe keqkuptohesh.

Thënë kjo, të flasim pak se çfarë është humori i zi i suksesshëm. Fillimisht duhet që kur të prekësh një temë delikate, të gjesh diçka që rezonon shumë e vërtetë te njerëzit dhe i jep njeriut një tjetër këndvështrim mbi çështjen. Le të themi, dritaret e burgut dhe dritaret e psikiatrisë. Kanë diçka të përbashkët: hekurat. Mbi këtë mund të ndërtosh një batutë/skeç. Natyrisht do të mërzitësh njerëz që kanë të burgosur familjarë apo të tjerë që kanë të afërm me probleme të shëndetit mendor. Por ama ke një këndvështrim ndryshe.

Vazhdojmë! Në atë rast humori dështoi. Pse? Sepse e para, kur fëmijëve u kërkohet të vizatojnë një shtëpi, vizatojnë një shtëpi me çati. Unë kështu kam vizatuar gjithë fëmijërinë time, kështu edhe shoqet e mia dhe të gjitha jetonim në pallate. Unë vizatoja bar dhe oborr dhe oborri im ishte trotuari i Myslym Shyrit. Pra nuk është se kjo batutë të jep një këndvështrim të ri. në fakt të thotë edukohu më mirë për çështjen.

E dyta, fëmijët pa prindër jo domosdoshmërish janë pa shtëpi. Pra është mungesë informimi. Ka fëmijë që kanë prindër gjallë e kthehen në shtëpi herë pas here. Siç ka edhe institucione (fshati SOS që është i bukur me çati). E treta dhe më e rëndësishmja: kush e përcjell këtë humor në publik? Sa i besueshëm është t’ia lejojë vetes të bëjë humor me fëmijët? Si e përcjell? Në çfarë forme? Nëse personazhi ka 100 mijë ndjekës patjetër që duhet të marrë parasysh se ku do të shkojë me këtë humori? Ka b*le ta mbajë dhe të vazhdojë ta bëjë? Do të identifikohet si dark comedian? Unë them ok bëje, por ki parasysh që kur do audiencë për humorin tënd, jo thjeshtë njerëzit e shtëpisë, të marrësh përsipër rrezikun që edhe ta humbësh.

Thënë kjo unë mbështes dhe do të mbështes gjithmonë këdo që do të rrezikojë me humor. Le të bëjë humor dhe me tema delikate se jemi futur në një kulturë të neveritshme. Gjithmonë do të mërzitet një i sëmurë, një i shëndoshë, një i bardhë, një i zi, një i dobët, një vajzë, një djalë. Humori në vetvete është edukimi më i lartë dhe e vërteta më e madhe. Por si çdo fushë tjetër do b*ole por më shumë bagazh dhe karakter.

Dhe kur ngacmon tema delikate si fëmijët pa prindër, ku ke ndjeshmërinë 100% të popullsisë duhet ta matësh mirë b*thën që ajo çfarë thua të sjell një të vërtetë të madhe dhe të acarojë por të të çojë në një formë të re edukimi. Nëse nuk ka asnjë nga këto, ok, mos e bëj më.

Gjithsesi njerëzit gabojnë dhe nuk kemi pse i hedhim turrën e druve. Padyshim kur zgjedh të gabosh në rrjete sociale me qindra mijë njerëz, shkalla e dëmit do të jetë më e rëndë se sa kur ia thua shoqes në telefon. Secili mban përgjegjësi për gojën e vet, siç unë kam thënë dhe e kam ngrënë herë pas here./dritare.net

 

Tags: Dalina BuziDea Mishel

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Next Post
Shtrenjtimi i detergjenteve dhe qeseve plastike rrit 20 deri 50% çmimet në dyqanet e pastrimeve kimike

Shtrenjtimi i detergjenteve dhe qeseve plastike rrit 20 deri 50% çmimet në dyqanet e pastrimeve kimike

Ministret Kushi dhe Nagavci në 1 shtator promovojnë abetaren në Kosovë

Ministret Kushi dhe Nagavci në 1 shtator promovojnë abetaren në Kosovë

Flamuri me yllin komunist në “Sunny Hill”/Opozita: Është për të ardhur keq! Veliaj: Kënga, satirë ndaj regjimit

Flamuri me yllin komunist në "Sunny Hill"/Opozita: Është për të ardhur keq! Veliaj: Kënga, satirë ndaj regjimit







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Presidenti Begaj dekreton emërimin e ambasadorëve të Katarit dhe të NATO-s
Aktualitet

Presidenti Begaj dekreton emërimin e ambasadorëve të Katarit dhe të NATO-s

by mirseda
12:31 | 12/03/2026
0

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e Jeta Krekës në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm...

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Lapaj: Maskat ranë, Rama u rreshtua kundër drejtësisë. Zgjidhja e vetme…

Lapaj: Maskat ranë, Rama u rreshtua kundër drejtësisë. Zgjidhja e vetme…

12:02 | 12/03/2026
Nis shpërndarja e protestuesve, Berisha: Faleminderit që erdhët, do vazhdojmë kryengritjen  paqësore

Nis shpërndarja e protestuesve, Berisha: Faleminderit që erdhët, do vazhdojmë kryengritjen paqësore

11:41 | 12/03/2026
Tensionohet situata, protestuesit tentojnë të thyejnë kordonin e policisë, hidhet sprej drejt tyre

Tensionohet situata, protestuesit tentojnë të thyejnë kordonin e policisë, hidhet sprej drejt tyre

11:39 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com