Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Durrsakët më “dembelët”, elbasanlinjtë bëjnë namin

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Durrsakët më “dembelët”, elbasanlinjtë bëjnë namin

Punësimi në Shqipëri mbetet të jetë një ndër problematikat më të mprehta në vitet e fundit, por edhe ato që kanë një punë nuk punojnë me ritme të duhura. Durrësi është qarku me pjesëmarrjen me të ulët në forcën e punës, çka do të thotë se popullsia mbi 15 vjeç e lart nuk dëshiron të punësohet në normat që përformojnë qarqet e tjera të vendit.

Një raport i INSTAT në lidhje me punësimin gjeti se në qarkun bregdetar 52.9 për qind e popullsisë mbi 15 vjeç kërkon të punojë. Ky është treguesi më i ulët në rang kombëtar. 

Në të kundërt, në qarkun e Elbasanit interesi për të punuar vërehet të jetë me i lartë në krahasim me pjesën tjetër të vendit. Rreth 66 % e popullsisë mbi 15 vjeç në këtë qark kërkon të punojë, gati 7 pikë përqindje me i lartë se treguesi mesatar i pjesëmarrjes në forcat e punës në rang kombëtar.

Gjithashtu qarqet e Fierit, të Vlorës, Beratit dhe Shkodrës shfaqin gatishmëri më të lartë për të punuar se pjesa tjetër vendit.

Në të kundërt qarqet e Tiranës, Kukësit, Lezhës dhe Durrësit shihet se kanë gatishmëri më te ulët për të marrë pjesë në tregun e punës në krahasim me mesataren kombëtare. Në rang kombëtar, pjesëmarrja në forcat e punës është rritur dukshëm në vitin 2017, duke shënuar 59.1 për qind në fund të vitit 2017 në rritje gati 2 pikë përqindje në krahasim me 2016.Forca e punës në Shqipëri sillet sot si një i ri në kulmin e moshës që fle deri në orët e vona të ditës dhe punon sa për të mbajtur frymën, kur duhet të ndodhte e kundërta. Popullsia shqiptare ka hyrë në një moshë punë favorite kur normat e varësisë, të rinjtë nën moshën 15 vjeç dhe të moshuarit mbi 65 vjeç janë ende në raporte të ulëta në krahasim me forcën e punës.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 1979, në 100 persona, 73 ishin të rinj, ndërsa në vitin 2011, kjo shifër ka qenë vetëm 47 të rinj për 100 banorë, kurse më 2017 ka pësuar ulje të mëtejshme.

Ekspertët e demografisë pohojnë se Shqipëria ndodhet në mes të dritares së mundësisë ekonomike që shtrihet përafërsisht në fillim të viteve 2020. Mosha mesatare e forcës së punës është mbi 40 vjeç dhe nëse do të aplikoheshin politikat e duhura, ekonomia e vendit do të ishte në kulmin e produktivitetit prej kësaj mundësie që jep forca e punës. Forca e punës në Shqipëri është në moshën ku përvoja dhe mosha janë kombinim ideal për të prodhuar maksimumin e përfitimeve.

Tags: bëjnëduurrsaketelbasanlinjteme dembeletnamin

TË LIDHURA

Në kërkim ndërkombëtar për trafikim narkotikësh dhe prostitucion, arrestohet në Murriqan 56-vjeçari
Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për trafikim narkotikësh dhe prostitucion, arrestohet në Murriqan 56-vjeçari

11:04 | 11/10/2025
Topojani i Bulqizës pa ujë e me drita të dobëta, banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës
Aktualitet

Topojani i Bulqizës pa ujë e me drita të dobëta, banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës

22:24 | 10/10/2025
Florjan Binaj largohet nga “Piranjat”: Do të kandidoj për Tiranën
Politikë

Florjan Binaj largohet nga “Piranjat”: Do të kandidoj për Tiranën

22:19 | 10/10/2025
Next Post
Foto/Beniada, mbesa superseksi e ish-presidentit Nishani çmend juventinët

Foto/Beniada, mbesa superseksi e ish-presidentit Nishani çmend juventinët

Diaspora maqedonase: Gjuha shqipe do të na shpërbëjë si shtet

Ligji i gjuhës shqipe, loja absurde e shqiptarëve në Maqedoni

Rama: Basha i kapur me presh. PD-ja, përdori para të zeza (Video)

“Rama së shpejti do lirojë vrasësit serial nga burgu i Peqinit”







JU REKOMANDOJMË

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025




TË FUNDIT

Në kërkim ndërkombëtar për trafikim narkotikësh dhe prostitucion, arrestohet në Murriqan 56-vjeçari
Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për trafikim narkotikësh dhe prostitucion, arrestohet në Murriqan 56-vjeçari

by mirseda
11:04 | 11/10/2025
0

Kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe arrestohet, me qëllim ekstradimin në Itali, një shtetas i shpallur...

Reuters: Banorët e Gazës ecin drejt shtëpive të rrënuara

Reuters: Banorët e Gazës ecin drejt shtëpive të rrënuara

09:23 | 11/10/2025
Francë, Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër

Francë, Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër

22:37 | 10/10/2025
UNICEF paralajmëron: Ka rrezik të madh pë vdekjen masive të fëmijëve në Gaza

UNICEF paralajmëron: Ka rrezik të madh pë vdekjen masive të fëmijëve në Gaza

22:34 | 10/10/2025
Raportuesi i BE-së dënon ashpër ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet lokale në Kosovë

Raportuesi i BE-së dënon ashpër ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet lokale në Kosovë

22:33 | 10/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com