Në qytetin e Durrësit, një 43-vjeçar ka përfunduar në pranga për shkak të vjedhjes së energjisë elektrike.
I arrestuari është Alban Gishto, i cili është dënuar me 20 ditë burg për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, parashikuar në nenin 137/1 të Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.