Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Durrës, PD voton kundër Dakos për projektin Veliera

9 vjet ago
in Politikë
Durrës, PD voton kundër Dakos për projektin Veliera

Këshilltarët demokratë dhanë votën e tyre kundër pikës së rendit të ditës të Këshillit Bashkiak, që kërkonte miratimin e fondeve shtesë për realizimin e projektit Veliera.

Duke përsëritur edhe njëherë gjithë akuzat dhe kundërshtitë e Partisë Demokratike dhe këshilltarëve demokratë kundër këtij projekti, anëtari i këshillit, juristi demokrat Ivo Jorgoni, ndërsa deklaroi votën e tij kundër, gjatë fjalës së tij ai akuzoi pushtetarët vendorë: “po tregoni dita ditës se ligjet dhe vendimet e gjykatave mund të shkelen kur jeni të veshur me pushtet”, raporton portali “DurresLajm”.

Deklarata e këshilltarit Ivo Jorgoni

Me Velieren keni shkelur ligjin si “Kali mbi kalldrëm”

Sot, është servirur një akt ku na kërkohet të miratojmë disa shtesa fondesh në favor të projektit Veliera.

E pakonceptueshme të kërkoni konsensusin tonë në këtë pikë, ku qartazi Këshilltarët e djathtë dhe Partia Demokratike kanë qenë kundra ndërtimit të Velieres që në gjenezë, atje ku Veliera ishte akoma në letër. Ishte një shpenzim luksi i panevojshëm në krahasim me nevojat jetike të qytetarëve të këtij qyteti.

Nga letra në terren sot Veliera nuk është më problem lokal që kundërshtohet vetëm nga këshilltarët e djathtë, sot Veliera është shembulli Kombëtar se si pushteti ka errësuar sytë dhe kërkon me çdo kusht të vrasë historinë duke shkelur ligjin nën dritën e diellit.

Askush këtu nuk mund të kundërshtojë faktin se Bashkia i ka filluar punimet pa përfillur institucionet që merren me arkeologjinë. Datat e akteve të lëshuara nga Bashkia e faktojnë këtë. I verifikoni!

Askush këtu nuk mund të kundërshtojë faktin që Bashkia me plinta betoni ka dëmtuar një pjesë të rëndësishme të zbulimeve të nëntokës. Plintat janë aty si fakte të pakundërshtueshme. I verifikoni!

Askush këtu nuk mund të kundërshtojë faktin që po punohet në Zonën A, e cila me ligj ndalon çdo lloj ndërtimi. E keni ligjin përpara. Lexojeni!

Askush këtu nuk mund të kundërshtojë faktin që vazhdohet punohet kundër dy vendimeve të gjykatave, duke vrarë Shtetin e së drejtës. Kërkoni ndihmë juridike për t’u iluminuar çdo të thotë të shkelësh një vendim Gjykate.

Unë e kam të qartë që këto fakte nuk janë të panjohura për ju, aq sa jam i qartë se çdo veprim apo mosveprim nuk e keni nga padija, por nga forca që ju jep pushteti për të ecur mbi ligjin si kali në kalldrëm.

Si qytetar Durrësi e kundërshtoj, sepse europian më bën historia e faktuar e ekzistencës së qytetërimit tonë, e cila ndodhet nën toke dhe jo Veliera mbi të.

Si jurist e kundërshtoj, sepse nuk mund të bëhem palë me asnjë lloj individi apo grupi individësh, që ecin mbi ligjin dhe shtetin e së drejtës.

Si Këshilltar i djathtë dhe anëtar i Partisë Demokratike kundërshtoj, sepse na keni etiketuar si pengues të Vetingut, ndërkohë që Ju! Etiketuesit! Po tregoni dita-ditës se ligjet dhe vendimet e gjykatave mund të shkelen kur jeni të veshur me pushtet.

Vota ime është kundër!

 

TË LIDHURA

Rama pret trupin diplomatik në mbrëmjen e fundvitit: Krenarë për Shqipërinë!
Politikë

Rama pret trupin diplomatik në mbrëmjen e fundvitit: Krenarë për Shqipërinë!

20:52 | 20/12/2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Berisha i përgjigjet demokratit në Kurbin: Ja pse na duhen
Politikë

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Berisha i përgjigjet demokratit në Kurbin: Ja pse na duhen

19:27 | 20/12/2025
Takim në Kurbin, Berisha: Shqipëria në diktaturë, lista s’është e plotë
Politikë

Takim në Kurbin, Berisha: Shqipëria në diktaturë, lista s’është e plotë

18:54 | 20/12/2025
Next Post
Arrestohet për armëmbajtje pa leje 23-vjeçari

Arrestohet për armëmbajtje pa leje 23-vjeçari

Meta: Vëmë në dispozicion të gjitha mandatet e LSI-së, Qeveria e Besimit nuk nënkupton qeveri teknike

Putin premton drejtësi për viktimat e Shën Petersburgut

Putin premton drejtësi për viktimat e Shën Petersburgut







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!
Showbizz

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!

by mirseda
00:22 | 21/12/2025
0

“Do të doja që sot të isha duke prezantuar klipin e tij hyrës. Do të prezantoja dhe...

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

23:59 | 20/12/2025
42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com