Një 23-vjeçar ështe arrestuar mbrëmjen e sotme nga Policia e Shtetit, pasi është kapur me armëzjarri me vete. D.I. ra në pranga nga Shqiponjat, në afërsi të rrethrrotullimit të Vorës, në segmentin Vorë- Maminas.
Ai u arrestua sepse mbante një pistoletë të tipit “TT” dhe një karikator me 7 fishekë. Procedura i është kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për shqyrtim.