Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 18-vjeçari, i cili drejtonte mjetin pa leje drejtimi.
Mësohet se në pranga ka përfunduar shtetasi S.Zoto, banues në Durrës. Ai po ngiste automjetin me targa AA 700 LP pa leje drejtimi, kur u ndalua nga policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.