Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Dule përplaset me Maznikun për Reformën Territoriale: “Sofizma” dhe kundërpërgjigje e ashpër

1 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore

Dëgjesa e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale u zhvendos sot në Gjirokastër.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, i cili iu drejtuar bashkëkryetarit të kësaj reforme, Arbjan Mazniku, duke i thënë se nuk është dakord me dy teza të ngritura prej tij.
Sipas Dules, Mazniku pretendon të shkëpusë nocionin bazë të hapësirës, dhe se sipas tij reforma territoriale nuk duhet nisur nga kufijtë. Shqetësim tjetër për Dulen ishte edhe mungesa e përfaqësimit në këshillat bashkiak të Gjirokastrës të disa ish-komunave në jug të vendit.

Mazniku në përgjigje ndaj tij, tha se kur flasim vetëm për territorin, nuk shkohet gjëkundi pasi sipas tij problemi që duhet zgjidhur është mundësia për të ofruar shërbime për qytetarët.
Në këtë debat ka ndërhyrë edhe bashkëkryetari i Reformës Luçiano Boçi, i cili tha se pushteti lokal është përfaqësim, shërbim, autonomi financiare, demokraci dhe decentralizim, dhe sipas tij pjesa e opinioneve futet në subjektivizëm.
Pjesë nga diskutimi:
Vangjel Dule: Do doja të shprehja nja dy ide, duke u nisur me një kundërshtim kategorik të tezës së shprehur nga Zoti Mazniku, që pretendon të na shkëpusë nga nocioni bazë i hapësirës. Nuk duhet të nisemi nga kufijtë. Por asgjë nuk mund të analizohet në të ardhmen pa pasur parasysh dimension e ‘ku’. Më shqetëson një fakt, shumë thelbësor, edhe pushtetin vendor ideal të kemi në funksionin e tij, edhe administrimin e tij ta kemi të përsosur, edhe kufij ideal të kemi, nëse nuk funksionon demokracia jemi të dështuar. Ne i shmangemi demokracisë, që është përfaqësimi. Më thoni në këtë bashki që jemi sot, a përfaqësohet në këshillin bashkiak ish-komuna e Picarit, Antigonëse, Lunxhërisë? Kush do përcjellë zërin e tyre në Këshillin Bashkiak?

Arbjan Mazniku: Ky është një diskutim i parë, do të kemi mundësi të bëjmë edhe diskutime të tjera, por bashkë me bashkëdrejtuesin e Reformës menduam që të marrim mendime të qytetarëve.
Zoti Dule tha që nuk mund të diskutojmë territorin pa kompetencat… Unë nuk them që nuk duhet të diskutojmë territorin pa kompetencat, por kur flasim vetëm për territorin pa kompetencat nuk shkojmë gjëkundi sepse duhet të kemi mundësi për të ofruar shërbimin.
Unë ju dëgjova të gjithëve pa thënë asnjë fjali… (i referohet Vangjel Dules, i cili flet nga vendi), do them argumentin sesi e mendoj unë dhe unë fola vetëm për një shërbim që është ndërtimi i rrugëve, por po kur flasim për pastrimin? Shërbimin social? Çështja është arsyeja pse është e rëndësishme për të folur për kompetencat, për të parë a i kemi shërbimet dhe burimet financiare për këto shërbime? Ndaj them që diskutimet niset nga shërbimet.

Dule: Këto janë sofizma…
Mazniku: Të lutem se ju dëgjova… zoti Dule….
Dule: Nuk mund të abuzoni me sofizma
Mazniku: E keni zakon shumë të keq që flisni kur të tjerët flasin. Ne na duhet të kemi mundësinë që t’i ofrojmë shërbimet qytetarëve dhe të mendojmë për mënyrën sesi t’ua ofrojmë, dhe ky duhet të jetë qëllimi jonë.
Luçiano Boçi: Është e natyrshme të ketë debate dhe qëndrime të ndryshme, por pushteti lokal është përfaqësim, shërbim, autonomi financiare, demokraci dhe decentralizim, këtu duhet të përqendrohemi, pastaj pjesë tjetër e opinioneve futet në subjektivizëm.

TË LIDHURA

Aktualitet

“Keni paralajmëruar nesër anti-miting në Vlorë”, Berisha Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

11:01 | 04/06/2026
Aktualitet

“Rama dhe Berisha në burg!”/ Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës, protesta e rinisë

10:58 | 04/06/2026
Aktualitet

“Bread and Heart Festival” në Tiranë, kufizohet lëvizja e këmbësorëve në Sheshin Skënderbej”

10:45 | 04/06/2026
Next Post

Aksident fatal pranë Thumanës, një i vdekur dhe dy të plagosur

Rama inspekton “Parkun Retro” në Dibër: Hapësirë për komunitetin dhe turistët

Marrëveshje ushtarake Greqi-Francë, presidenti Macron me axhendë të fortë në Athinë







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Keni paralajmëruar nesër anti-miting në Vlorë”, Berisha Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

by mirseda
11:01 | 04/06/2026
0

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta...

“Rama dhe Berisha në burg!”/ Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës, protesta e rinisë

10:58 | 04/06/2026

“Bread and Heart Festival” në Tiranë, kufizohet lëvizja e këmbësorëve në Sheshin Skënderbej”

10:45 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq/ Autori i dënuar me 10 vite burg, fshihej në një stan majë mali

10:36 | 04/06/2026

Ngjarja e rëndë në Maliq, Kuvendi nisi me një minutë heshtjeje për policin e vrarë

10:32 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com