Menjëherë pas triumfit të boksierit anglez, Anthony Joshua përballë rusit Povetkin, i cili e nokautoi në raundin e shtatë është bërë zyrtare një datë tjetër për një super përballje. Dueli i shumëpritur i boksit profesionist, në kategorinë e rëndë në ËBC, mes Deontay Wilder dhe Tyson Fury tashmë është caktuar.
Kontrata mes palëve është nënshkruar dhe dueli do të zhvillohet më 1 dhjetor në Amerikë. Por se ku do të zhvillohet përballja, në çfarë salle apo stadiumi akoma nuk janë dhënë detajet.
Wilder dhe Fury do të jenë në ring përballë njëri tjetrit me 1 dhjetor të këtij viti. Dy boksierët me famë botërore ranë dakord që të zhvillonin një përballje mes tyre në gusht të këtij viti. “Dy boksierët më të mirë të kategorisë së rëndë do të luftojnë me njëri-tjetrin, më i miri lufton ndaj më të mirit, kjo i dhuron njerëzve atë që ata kërkojnë”, ka thënë Wilder.