Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Dritëhijet e skandaleve të Presidentit të ri

9 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Dritëhijet e skandaleve të Presidentit të ri

Presidenti i ri, Ilir Meta, është akuzuar për korrupsion shumë herë nga kundërshtarët e tij politikë këto 25 vitet e fundit, megjithëse akuzat kundër tij, gjithnjë janë rrëzuar. Dy akuzat më të mëdha që kanë hyrë në një proces hetimor janë:

Video e publikuar në emisionin investigativ “Fiks Fare”

Në janar 2011, ndërsa ishte në koalicion qeveritar me demokratët e Berishës, emisioni investigativ “Fiks Fare” i Top Channel, transmetoi atë që supozohet të jetë një bisedë e fshehtë mes Metës dhe Dritan Priftit, atëherë ministër i Ekonomisë.

Video e shfaqte Metën duke folur me Priftin për të ndërhyrë në një tender publik dhe duke diskutuar ryshfete në lidhje me të. Të dy më pas u shfaqën teksa diskutonin për ndikimin e padrejtë në caktime publike për të favorizuar kandidatë të partisë së LSI-së.

Menjëherë pas kësaj, rezultoi se video u publikua nga Prifti, i cili u hoq nga posti i tij ministror shtatorin tjetër. Meta më pas mori postin e tij.

Pasi video u publikua, Meta dha dorëheqjen nga qeveria duke thënë se ishte i hapur për hetim, por iu referua filmimit sekret si “veprim i grupeve kriminale”.

Video shkaktoi protesta që u drejtuan nga Rama. Më 21 janar, protesta u kthye e dhunshme dhe katër protestues u vranë e dhjetëra u plagosën nga Garda e Republikës.

Meta u akuzua për korrupsion në maj 2011, pasi Prokurori i Përgjithshëm hapi një investigim. Ai u përball me dy vjet burg dhe një gjobë prej 7000 eurosh, nëse do të ishte fajtor.

Prokuroria e konsideroi videon origjinale dhe përdori dëshmi ekspertësh nga Amerika dhe Britania.

Megjithatë, Gjykata e Lartë e pastroi Metën në janar 2012, nga të gjitha akuzat, duke cituar mungesën e provave, pasi tre ekspertë shqiptarë – të punësuar nga gjykata – e deklaruan videon montazh.

Investigimi i “BIRN” për çështjen e kontratave mes CEZ dhe DIA

Meta sërish përfundoi i akuzuar për korrupsion, në shtator të vitit 2015, pas një investigimi të BIRN, që zbuloi se një firmë ligjore, e cila përfaqësonte firmën energjetike shqiptare OSHEE, pretendoi se lideri i LSI-së kishte marrë ryshfet nga agjencia e mbledhjes së borxhit, Debt International Advisory, DIA.

Akuza u shfaq si pjesë e një mosmarrëveshje mes OSHEE dhe DIA, që u paraqit në Qendrën Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Vjenë, në 2013. DIA ngriti padi kundër OSHEE, që atëherë zotërohej nga gjiganti çek i energjisë, CEZ.

Një mocion për të anuluar çështjen, ngritur nga qendra arbitrare nga avokatët e OSHEE, Clifford Chance, pranon se Meta ishte një nga përfituesit e një pagese mashtruese prej 4.5 milionë eurosh nga CEZ Shpërndarje te DIA, në 2010 dhe 2011.

Gjatë një seance parlamentare në tetor 2015, Meta sulmoi BIRN Albania dhe e denoncoi investigimin e BIRN si një konspiracion “mafioz” kundër tij.

Meta nuk u akuzua kurrë në lidhje me çështjen dhe nuk u përfshi në hetimin pasues të prokurorisë për DIA-n. Politikanët e opozitës kërkuan një hetim ndërkombëtar, kryesuar nga prokurorë të huaj, por ai nuk u ngrit kurrë.

Shqipëria fitoi mosmarrëveshjen në arbitrazh në procedurë teknike. Pronari i DIA-s, Kastriot Ismailaj u akuzua atëherë nga Prokuroria shqiptare për pastrim parash dhe mashtrim të lartë. Gjyqi i tij vazhdon. Një nga drejtorët e DIA-s, Rebeça Gaskin Gain, mendohet të ketë bashkëpunuar me autoritetet dhe nuk u akuzua.

Ismailaj që atëherë u arrestua, u akuzua për pastrim parash dhe mashtrim të nivelit të lartë.

Në një intervistë për revistën Mapo, të publikuar në gusht 2016, Meta i përshkroi të gjitha akuzat me të cilat ishte përballur si të motivuara politikisht. Ai bëri me dije se kishte pasur një jetë më të vështirë se shumëkush dhe se e kishte marrë veten shpejt, gjithashtu nuk i ishte trembur burgut kurrë.

“Nëse Fatos Nano (kryetar i Partisë Socialiste dhe ish-kryeministër), i lindur në mes të Tiranës, e kaloi me sukses burgun politik, burgu do të ishte më i lehtë për mua, i lindur mes maleve dhe do të më motivonte të çoja më përpara LSI-në dhe të mbroja demokracinë e vendit tonë”, tha Meta.

Tani që Meta u zgjodh President nuk mund të hetohet, por menjëherë lindin dyshime se cila do jetë e ardhmja e tij. Pyetja që po bëhet aktualisht është: Sa vite do të qëndrojë Meta në krye të Shtetit?

Tirana Today

TË LIDHURA

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023
Politikë

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023

22:40 | 14/11/2025
Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë
Aktualitet

Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë

21:16 | 14/11/2025
Shorti i “play off”, pse edhe ndeshja me Anglinë vlen shumë për Shqipërinë
Shqipëria

Shorti i “play off”, pse edhe ndeshja me Anglinë vlen shumë për Shqipërinë

20:47 | 14/11/2025
Next Post
“Nëse ndodh, ndodh”, shkon për të shëruar barkun, lind fëmijë

“Nëse ndodh, ndodh”, shkon për të shëruar barkun, lind fëmijë

LSI nxjerr listat e para të kandidatëve për deputetë

Ja pse klasi nuk humb kurrë, Ronaldinnho shfaqet si dikur / VIDEO

Ja pse klasi nuk humb kurrë, Ronaldinnho shfaqet si dikur / VIDEO







JU REKOMANDOJMË

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

10:23 | 08/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025




TË FUNDIT

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023
Politikë

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023

by mirseda
22:40 | 14/11/2025
0

Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet në ngarkim të kryebashkiakes Majlinda Bufi, duke e marrë atë të pandehur...

Hoxhaj: Do konkurroj për kryetar të PDK-së, nëse shtyhet konventa

Hoxhaj: Do konkurroj për kryetar të PDK-së, nëse shtyhet konventa

22:23 | 14/11/2025
Deputetët e Kosovës marrin 1.9 mln euro, gjatë bllokadës institucionale

Deputetët e Kosovës marrin 1.9 mln euro, gjatë bllokadës institucionale

22:06 | 14/11/2025
Rita Ora: Rritja si një fëmijë refugjat formoi gjithçka rreth asaj që jam

Rita Ora: Rritja si një fëmijë refugjat formoi gjithçka rreth asaj që jam

21:52 | 14/11/2025
Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë

Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë

21:16 | 14/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com