Nesër do të mbahet një koncert recital nga Zig Zag Orchestra, që do të prezantohet në Tiranë.
Njoftimin e ka dhënë vetë Dren Abazi, i cili e cilëson koncertin si një nga më të rëndësishmit.
Albumi titullohet “Mes Yjesh”, ndërsa koncerti mbahet në sallën e Kishës Ortodokse dhe nis nesër në orën 20:00.
“10 vjet!
28 Dhjetor 2017, ju pres te gjitheve ne Tirane, ne koncertin recital , ndoshta me t’rendesishem deri me tani .
Albumi ” Mes Yjesh ” ( me Orkester te madhe ) dhe 10 vjetori i ZZO-së, per nji nate speciale,me shume surpriza!”, shkruan ndër të tjera Dren Abazi në njoftimin e tij në Facebook.