Grupet kriminale shqiptare që trafikojnë njerëz drejt Britanisë së Madhe kanë gjetur një mënyrë tjetër se si ata të paguajnë tarifën që të udhëtojnë drejt Londrës.
Të gjithë njerëzit që kontrabandohen drejt Britanisë së Madhe për të paguar borxhet e tyre duhet që të punojnë në zonat ku shqiptarët rrisin kanabisin, transmeton “The Telegraph”.
Një numër gjithnjë e më i madh i emigrantëve ilegalë shqiptarë janë zbuluar muajt e fundit duke punuar si ‘kopshtarë’ ose ata që kujdesen për rritjen e të kanabisit në ‘fabrikat’ sekrete.
Një oficer i lartë i policisë shqiptare, që punon në sektorin e krimit të organizuar, ka deklaruar se një grup e fuqishëm dhe e frikshëm i kriminelëve të rinj, të cilët janë ambiciozë në biznesin e drogës, synojnë që të marrë nën kontroll tregjet e kokainës dhe kanabisit në Britani. TIRANA TODAY