Pas 25 vitesh në Gjermani, familja shqiptare eshtë detyruar të bëjë plaçkat gati dhe të largohet nga ky vend.
Familja shqiptare nga Maqedonia është dëbuar nga Wolfschlugeni i Gjermanisë. Vetëm vajza më e madhe e familjes ka mbetur e vetme, ndërsa familja do t’ia fillojë jetës nga e para.
në një vend të huaj nga asgjëdhe gjiothcka nga filimi.
Lejla 16-vjeçare po ndjek atje shkollën e mesme. E motra e saj, Elifja 10-vjeçare kishte shkuar në shtrat, kur rreth orës 22.30 dikush troket në derë.
Në momentin që nëna Gjilsime e hap derën, në banesën në Wolfschluehn futen pesë policë. Ata nuk folën shumë, vetëm i urdhëruan që të marrnin me vete sendet e nevojshme dhe të shkojnë me ta.
Asaj mbrëmje, babai Isa po kthehej vonë nga puna, ndërsa dy vajzat, djali i tij Omeri dhe bashkëshortja e tij ishin futur në veturën e policisë para banesës. Policët i thanë se ai shpejt e shpejt duhet të marrë sendet e nevojshme me vete dhe t’i bashkohet familjes.
Në korridor takon vajzën e madhe, Hazbijen 23-vjeçare, e cila ishte përshëndetur me familjen dhe për të nuk kishte urdhër dëbimi, pasi Maqedonia nuk e njeh si shtetase të veten. Hazbija me lot në sy rrëfen për atë ditë të kobshme në gazetën e përditshme gjermane “NTZ”, .
Autoritetet gjermane janë prononcuar lidhur me dëbimin e tyre, me pretekst se nuk i kanë plotësuar disa formalitete të nevojshme administrative. Tani, familja shqiptare në Maqedoni duhet t’ia fillojë nga asgjë dhe gjithçka është e vështirë për ta, pasi as fëmijët e as prindërit nuk e zotërojnë sa duhet gjuhën maqedonase për t’u integruar në vend.
Babai Isa Bajrami, në Gjermani kishte shkuar në vitin 1993 dhe një vit më vonë e kanë shoqëruar bashkëshortja dhe i biri, Omeri. Për 25 vite me radhë, familja ka jetuar në Gjermani me statusin e të ashtuquajturit “Duldung”.
Në Wolfschlugen dhe Nürtingen, familjes Bajrami i janë shtuar shumë përkahës, bile edhe politikanë të cilët i kanë shkruar Ministrisë së Brendshme gjermane. Nga atje kanë marrë përgjigje se familja shqiptare nuk i ka plotësuar kërkesat e tyre për pasaportë. Hazbija rrëfen se familja ka bërë përpjekje për t`i rregulluar pasaportat maqedonas, bile kanë qenë edhe në Konsullatin e Munihut ku iu kanë thënë se ata duhet të kthehen fillimisht në Maqedoni për të bërë kërkesat.
Hazbija vazhdon të luftojë me përkrahësit e familjes që ajo sa më parë të kthehet në ambientin e mëparshëm gjerman. Me këtë rast është hapur edhe një peticion për të grumbulluar sa më shumë nënshkrime dhe t`i dorëzohen autoriteteve përkatëse.
Burimi: ntz.de
Përshtati: Tirana Today