Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Drama e çiftit rom/Të jesh shqiptar dhe të punosh fort nuk mjafton për gjermanët!

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Drama e çiftit rom/Të jesh shqiptar dhe të punosh fort nuk mjafton për gjermanët!

Winnenden/Për tre vjet me radhë, familja Hamzaj kishte shpresuar se do të gjente një mënyrë për të qëndruar në Gjermani. Por avokatët, ndihmësit vullnetarë dhe punonjësit e bashkisë nuk ishin më shpresëdhënës për ta: Më 29 tetor ata duhet të lënë vendin për t’u rikthyer në Shqipëri. Në një vend origjine të klasifikuar si i sigurt, ku ata do t’ia rifillojnë nga zeroja, dhe nuk kanë asnjë punë.

“Unë do të nënshkruaj, se ne do të largohemi vullnetarisht”- thotë babai Fatmir Hamzaj. Ai nuk dëshiron që fëmijët dhe bashkëshortja e tij Elda, të presin që policia t’ia behë natën, t’i marrë me forcë dhe t’i çojë në stacionin e trenit apo aeroport. Kur jetonin në qendrën e azilkërkuesve në Albertvillerstrasse, kanë parë shpesh skena të tilla, që për ta qenë shumë tronditëse.

Prindërit kanë punë

Që nga muaji shkurt i këtij viti, Hamzajt kanë marrë me qira një apartament në zonën e Hungerbergut. Bashkëshortët kanë punuar për një kompani pastrimi për rreth një vit e gjysmë. Fatmir Hamzaj punon aktualisht si pastrues në kompaninë Kärcher, ndërsa Elda Hamzaj në një shkollë, si dhe një zyre noterie në Winnenden.

Ata punojnë shumë dhe janë fleksibël. Fatmiri arriti deri në 250 orë pune muajin e kaluar. Ai vuan nga formë e hepatitit B, por trajtimi i sëmundjes është i mirë. “Kompania na ka dhënë një kontratë të plotë pune, por kur të largohemi, ne s’mund të kthehemi aty pa kaluar 10 muaj”. Elda Hamzaj, nuk e di nëse kompania e pastrimit ka ende punë për të.

Në Shqipëri, kërkohet ryshfet për çdo shërbim shëndetësor

Elda Hamzaj nuk e di se me çfarë do t’i blejë ilaçet që u duhen në Shqipëri. Ajo dhe burri i saj nuk kanë asnjë punë, dhe duhet të jetojnë si fillim me xhaxhanë, që u qëndron mjaft pranë. Pacientët në Shqipëri, duhet të paguajnë zakonisht ryshfet për çdo shërbim. “Gjyshi im nuk kishte mundësi të paguante, nuk mori barnat e duhura për sëmundjen në stomak, dhe vdiq në moshën 60-vjeçare”- thotë Elda Hamzaj.

Fakti që ajo dhe bashkëshorti janë romë, një komunitet gjerësisht i diskriminuar në vendet e Ballkanit, ka bërë që organizatat joqeveritare këtu të kritikojnë klasifikimin që Gjermania i ka bërë Shqipërisë si një “vend i sigurt i origjinës”. “Mund të kishte qenë më mirë të qëndroja në Gjermani, por ka përjashtime, për shembull, për mjekët nga vendet e sigurta të origjinës, nëse një spital provon se nuk mund të gjejë dikë tjetër”- thekson ajo.

Absurditete ekonomike

Lidhur me dy fëmijët, 9 dhe 13 vjeç, çifti Dopslaff takoi familjen, dhe i ndihmoi dy vajzat me detyrat e shtëpisë. Eleni kaloi shpejt nga klasa përgatitore në atë të komunitetit, ndërsa Pandora shkoi në kolegj. Dhënia me qira e banesës për të katërt anëtarët e kësaj familje, qe një “akt social” për Reinhard Dopslaff. Ai nuk pendohet për këtë, për shkak se shqiptarët janë njerëz të qetë dhe miqësorë. “Në fakt, është e pakuptimtë që të dëbohen njerëz të tillë. Ata qenë në fillim një barrë për ne, dhe tani që paguajnë taksat, qiranë e banesës dhe integrohen më së miri, ne i përzëmë!”.

Ligji i ri e vështirëson situatën e emigrantëve

Ingeborg Dopslaff e di se familja shqiptare nuk ka përfituar asnjë lloj ndihme për fëmijët, diçka që ndodh vetëm pas pagimit të 3 viteve taksa. “Ne i ndihmojmë refugjatët, duke iu thënë atyre të tregohen të sinqertë përballë autoriteteve, pra të shfaqen ata që janë realisht. Por fakti që statusi i tyre ligjor ndryshon vazhdimisht, e vështirëson pozitën e tyre”- thotë ajo. Ingeborg Dopslaff e pëlqeu qëndrimin e Kryetarit të Bashkisë Richard Arnold: “Është diçka e pahijshme, që në momentin kur një familje emigrante fillon dhe integrohet në të gjitha aspektet, të detyrohet të largohet nga vendi”.

Çfarë mendojnë dy politikanë lokalë mbi Ligjin e ri të Emigracionit

Ne pyetëm dy përfaqësues rajonalë nga Winnenden për rastin e familjes. Willi Halder nga të Gjelbrit, thotë: “Ne nuk mund t’i lejojmë këta njerëz të largohen nga vendi ynë, nëse një kontratë e përhershme pune garanton jetesën e një familjeje dhe anëtarët e saj janë të mirë-integruar, duhet të lejohet të qëndrojë në Gjermani.

Ne kemi nevojë të zbatojmë sistemin e taksës së sheshtë, që merr parasysh nevojat e atyre që preken, biznesi dhe ndërmarrjet. Baza ligjore për një leje qëndrimi, sidomos për personat nga vendet e Ballkanit Perëndimor, deri tani nuk është e mjaftueshme. Sipas meje, nuk mjafton që të bëhet më e lehtë për njerëzit me diplomë universitare për të hyrë në tregun gjerman të punës, pasi edhe në fusha të tjera, siç është kujdesi social, pastrimi etj., janë gjithashtu duke u kërkuar me emergjencë punonjës të kualifikuar”.

Ndërkohë Siegfried Lorek nga CDU shprehet: “Për aq sa unë kam dijeni, familja Hamzaj ka ardhur në Gjermani pa leje qëndrimi. Kërkesa për azil nuk ka bazë ligjore, sepse nuk ka statistika të persekutimit në vendin e tyre. Dëshira ime është që në negociatat për krijimin e qeverisë së re, të vendosen rregulla të qarta dhe transparente për të kontrolluar emigracionin.

Kjo përfshin një ligj të ri mbi emigracionin, në mënyrë që të mund të ndahen rastet e emigracionit për qëllime punësimi, nga ato që mbulohen nga ligji i azilit. Ne kemi një shtet ligjor, në të cilin vendosin autoritetet dhe gjykatat. Dhe ne kemi një problem të zbatimit të ligjit sa i përket ligjit mbi azilin, pasi çdo land ka përparësi të ndryshme”. 

Nga Regina Munder, www.zvw.de/Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: BallkaniDopslaffDramafamiljesFatmir Hamzajgjermanetmjaftonpunetorshqiptare

TË LIDHURA

Salianji i përgjigjet Berishës: Sulmet ndaj ndërkombëtarëve i shërbejnë Ramës!
Aktualitet

Salianji i përgjigjet Berishës: Sulmet ndaj ndërkombëtarëve i shërbejnë Ramës!

14:16 | 16/03/2026
Kushtetuesja shqyrton “arrestin me burg” për Veliajn, avokatët: Paraburgimi ka kaluar çdo afat!
Aktualitet

Kushtetuesja shqyrton “arrestin me burg” për Veliajn, avokatët: Paraburgimi ka kaluar çdo afat!

14:15 | 16/03/2026
Berisha: Rrezikohen marrëveshjet me BE, Rama bëri akt të rëndë me Serbinë!
Aktualitet

Berisha: Rrezikohen marrëveshjet me BE, Rama bëri akt të rëndë me Serbinë!

12:45 | 16/03/2026
Next Post
Ç’po ndodh me makinën që Tahiri ua shiti Habilajve? Zbulohet targa e re e ‘Audi-t’

Ç’po ndodh me makinën që Tahiri ua shiti Habilajve? Zbulohet targa e re e ‘Audi-t’

Gjithçka përmes fotove/ Pavarësia e Katalonjës, tensione dhe festë në rrugët e Barcelonës

Gjithçka përmes fotove/ Pavarësia e Katalonjës, tensione dhe festë në rrugët e Barcelonës

Vrasja misterioze e Kennedy, publikohen dokumentet sekrete: Paralajmërimet e FBI dhe frika e sovjetikëve

Këtë të diel rikthehet ora dimërore. Gjumashët do flenë një orë më shumë në mëngjes!







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Salianji i përgjigjet Berishës: Sulmet ndaj ndërkombëtarëve i shërbejnë Ramës!
Aktualitet

Salianji i përgjigjet Berishës: Sulmet ndaj ndërkombëtarëve i shërbejnë Ramës!

by mirseda
14:16 | 16/03/2026
0

Fill pas deklaratave të Sali Berishës nga mbledhja e Kryesisë së PD, ka reaguar Ervin Salianji, duke...

Kushtetuesja shqyrton “arrestin me burg” për Veliajn, avokatët: Paraburgimi ka kaluar çdo afat!

Kushtetuesja shqyrton “arrestin me burg” për Veliajn, avokatët: Paraburgimi ka kaluar çdo afat!

14:15 | 16/03/2026
Analiza e New York Times: Lufta në Lindjen e Mesme vë në provë fuqinë ushtarake të Evropës

Analiza e New York Times: Lufta në Lindjen e Mesme vë në provë fuqinë ushtarake të Evropës

14:13 | 16/03/2026
Kërkesa e Trump për NATO-n në Hormuz refuzohet nga Gjermania dhe Britania

Kërkesa e Trump për NATO-n në Hormuz refuzohet nga Gjermania dhe Britania

13:19 | 16/03/2026
Manaj trondit Sylvinhon, Daku në stol – rikthehet Broja

Manaj trondit Sylvinhon, Daku në stol – rikthehet Broja

12:55 | 16/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com