Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Drafti për ndryshimet e ligjit të policisë, kryepolici me më shumë kompetenca

2 javë ago
in Aktualitet, Kryesore

Partia Socialiste ka propozuar ndryshime të rëndësishme në ligjin për Policinë e Shtetit, duke synuar heqjen e konkursit për shumicën e posteve drejtuese dhe riformatimin e sistemit të gradave në polici. Sipas socialistëve, procedurat aktuale të konkurrimit janë kthyer në pengesë për funksionimin normal të strukturave policore dhe kanë ulur eficencën në terren. Me draftin e ri, drejtuesit e departamenteve, drejtorive vendore dhe komisariateve nuk do të zgjidhen më përmes garës, ndërsa konkursi do të mbetet vetëm për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ligji aktual, i miratuar në korrik të vitit 2024, kishte futur konkurrimin për të gjitha nivelet më të larta drejtuese, sistem me të cilin u përzgjodhën edhe drejtuesit e fundit të policisë, Ilir Proda dhe Skënder Hita.

Deputeti socialist Bujar Rexha, propozues i ndryshimeve, argumenton se proceset e stërzgjatura burokratike kanë penguar reagimin operacional dhe administrativ të policisë, duke sjellë vonesa dhe mungesë produktiviteti në përzgjedhjen e drejtuesve. Ndryshimet prekin edhe trajtimin e ish-drejtuesve të lartë. Sipas draftit, një ish-Drejtor i Përgjithshëm do të marrë gradën “Drejtues i Parë” dhe do të mund të vijojë kontributin në polici në role këshillimore, akademike apo si oficer kontakti, me synimin që eksperienca e fituar ndër vite të mos humbasë.

Po ashtu, propozohet shkurtimi nga 5 në 4 vite i afatit për kalimin nga grada “komisar” në “kryekomisar” dhe nga “kryekomisar” në “drejtues”, duke vendosur më shumë fokus tek performanca dhe rezultatet në punë. Drafti i jep gjithashtu kompetencë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit që, në raste të veçanta, të shpërblejë efektivët me gradë të menjëhershme për akte heroike, sakrifica apo rrezikshmëri të lartë gjatë ushtrimit të detyrës në luftën kundër krimit dhe garantimin e rendit publik.

Ndërkohë, edhe pse ndryshimet në ligj ende nuk janë miratuar, kryepolici Skënder Hita ka nisur zbatimin e procedurave të ligjit aktual, duke hapur garën për disa drejtori vendore qarqesh dhe poste shefash komisariatesh. Bëhet fjalë për qarqet e Lezhës, Durrësit dhe Fierit, ku kandidatët kanë dorëzuar aplikimet deri më 20 maj. Burime pranë Policisë së Shtetit bëjnë me dije se hapja e garës nuk lidhet me lëvizje të reja emrash, por me formalizimin sipas ligjit të drejtuesve të komanduar aktualisht në këto poste. Po ashtu, gara është hapur edhe për disa komisariate në vend, aty ku janë bërë ndryshime pas marrjes së detyrës nga Skënder Hita. /A2cnn/

TË LIDHURA

Aktualitet

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026
Aktualitet

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026
Aktualitet

Tragjedia në bregdetin e Shëngjinit/ Nufi: Jemi pranë familjeve të prekura dhe qytetarëve të Kosovës

21:50 | 03/06/2026
Next Post

“1.3 miliardë euro të investuara në Shkodër”/ Balla: Ne krahasohemi vetëm me veten, kurrë me ju

Putin: Përdorimi i armëve bërthamore, masë emergjente për sigurinë e Rusisë

E akuzuar për korrupsion pasiv, GJKKO shpall fajtore ish-kryetaren e komanduar të Tropojës







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026

Rikthehet në detyrë Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi

09:16 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

by mirseda
22:45 | 03/06/2026
0

Forcat e Armatosura Iraniane pretendojnë se kanë goditur një destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, me pretekstin...

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026

Tensione në “Air Albania”, Hysaj reagon pas golit të Izraelit

22:10 | 03/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com