Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Dosja/ Si u shkarkua ndihmës-gjyqtari që i dërgoi 56 mijë euro një kinezi

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Dosja/ Si u shkarkua ndihmës-gjyqtari që i dërgoi 56 mijë euro një kinezi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me trupë gjykuese të përbërë nga Etleda Çiftja, Brunilda Bekteshi dhe Roland Ilia, në 2 nëntor 2018, ka vendosur me shumicë votash që të shkarkojë nga detyra ndihmësin ligjor pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Artor Ylli, me argumentin se nuk justifikon disa transferta bankare. Sipas KPK, subjekti nuk arriti të justifikonte me dokumentacion ligjor shumat 16,000 USD, 30,000 USD dhe 10,000 USD që i ka dërguar një shtetasi kinez.

“Subjekti i rivlerësimit nuk arriti të provojë bindshëm se shumat që ai ka transferuara për llogari të shtetasit kinez, z. Zh., kanë burim tregtinë e mallrave ose që detyrimi dhe borxhi ndaj shtetasit Zh. ishte për blerje mallrash, pasi subjekti nuk paraqiti asnjë kontratë apo dokument tjetër që ta vërtetonte këtë. Subjekti i rivlerësimit nuk arriti të provojë me dokumentacion justifikues ligjor të ardhurat e ligjshme nga ai vetë apo, z. N. M., që janë përdorur për krijimin e shumave të transferuara si më poshtë: më datë 14.12.2010, në vlerën 16,000 USD, me përfitues shtetasin Zh.; më datë 13.02.2012, në vlerën prej 30,000 USD, me qëllim shlyerje detyrimi; dhe më datë 02.11.2010, transfertë cash në vlerën 10,000 dollarë, me përfitues shtetasin kinez, z. Zh., me qëllim shlyerje detyrimi.

Subjekti i rivlerësimit nuk arriti të provojë me dokumentacion ligjor provues lidhjen dhe shkakun se përse ai duhet ta kryente këtë transfertë në favor të z. N. M apo biznesit të tij familjar duke mos provuar se ai ka qenë asistent pranë avokat N. M dhe ku janë njohur subjekti i rivlerësimit me z. N. M”, thuhet në vendim. Gjatë hetimit të thelluar, KPK thekson se veprimet e subjektit, për transfertat bankare në mënyrë të përsëritur, të pajustifikuara me burime të ligjshme, tregojnë një mungesë të theksuar të përmbushjes së vlerave themelore që duhet të udhëheqin një magjistrat të ardhshëm.

Roland Ilia kundër shkarkimit

Anëtari i trupës gjykues Roland Ilia është shprehur kundër vendimit të dy anëtarëve të tjetër për shkarkimin e subjektit Artor Ylli nga detyra si ndihmës ligjor. “Në analizë të dispozitave dhe fakteve të mësipërme vlerësoj se, përderisa subjekti i rivlerësimit nuk ka pasuri të tij apo nuk ka deklaruar të ardhura që të lidhen me këtë transferta nuk ka se si të ketë detyrimin për të justifikuar burimin e ligjshëm të këtyre vlerave të transferuara, për më tepër kur ato janë kryer në një kohë kur nuk ka qenë subjekt rivlerësimi dhe nuk ka pasur asnjë funksion shtetëror.

Si anëtar i trupit gjykues nuk pajtohem me mendimin e shumicës, pasi çmoj se bazuar në provat, faktet dhe rrethanat e dala gjatë hetimit administrativ të kryer, nuk u provua që subjekti i rivlerësimit të ketë kryer veprime të kundërligjshme apo veprime që kanë cenuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë, marrë në konsideratë këtu që, veprimet për të cilat shumica ka disponuar për shkarkimin e tij, janë kryer në një kohë që subjekti nuk ka qenë pjesë e sistemit të drejtësisë. Sa më sipër, nga rrethanat e faktit dhe të dhënat që kanë mundur të administrohen nga hetimi administrativ, por edhe nga shpjegimet e provat e sjella nga subjekti i rivlerësimit, shpreh bindjen e bazuar në prova dhe ligj se subjekti i rivlerësimit, z. Artor Ylli, nuk ndodhet në asnjë nga rastet e parashikuara nga neni 61, të ligjit nr. 84/2016, titulluar “Shkarkimi nga detyra””, thekon Ilir në mendimin e tij paralel, pasqyruar në vendimin për shkarkimin e Artor Yllit.

Konkluzioni

Anëtari i trupës gjykues Roland Ilia arrin në konkluzionin se Artor Ylli duhet të ishte konfirmuar në detyrë. “Niveli i konstatimeve në lidhje me pasuritë, vlerësimin e figurës dhe vlerësimin profesional, marrë në tërësinë e tyre, duke marrë në konsideratë dhe qëndrimin e subjektit të rivlerësimit, nuk plotësojnë kriteret dhe shkaqet që përligjin marrjen e masës disiplinore të shkarkimit nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Artor Ylli.

Në përfundim të gjithë arsyetimit të mësipërm, kam votuar kundër vendimit të marrë nga shumica e trupit gjykues për të shkarkuar subjektin e rivlerësimit, z. Artor Ylli, duke shprehur mendimin tim se subjekti duhet të konfirmohet në detyrë. Për të gjitha argumentet e mësipërm vlerësoj se duhet të gjente zbatim neni 59/1 të ligjit nr. 84/2016 dhe shumica nuk duhet të kishte disponuar shkarkimin nga detyra të këtij subjekti, por konfirmimin e tij në detyrë”, thekson Ilia./Shqiptarja.com

 

TË LIDHURA

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë
Aktualitet

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

19:28 | 24/07/2025
16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit
Aktualitet

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

19:07 | 24/07/2025
Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia
Aktualitet

Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

18:13 | 24/07/2025
Next Post
Habit Zaev: Gruevski mund të jetë rrëmbyer!

Zaev kërkon shkarkimin e dy ministrave

Aktori milioner dhuron pasurinë e tij. Do shokoheni për shumën marramendëse

Aktori milioner dhuron pasurinë e tij. Do shokoheni për shumën marramendëse

E frikshme, 80% e policëve kanë aplikuar për lotarinë amerikane

E frikshme, 80% e policëve kanë aplikuar për lotarinë amerikane

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

15:47 | 18/07/2025




TË FUNDIT

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë
Aktualitet

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

by mirseda
19:28 | 24/07/2025
0

Është gjendur pas disa orë kërkimesh nga polumbarët e RENEA-s, trupi i pajetë i 16-vjeçarit që u...

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

19:07 | 24/07/2025
Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

18:13 | 24/07/2025
Poliçan/ Zjarr në pyllin e fshatit Lybeshë, në ndihmë edhe zjarrfikësit e Beratit. Flakët vihen nën kontroll

Poliçan/ Zjarr në pyllin e fshatit Lybeshë, në ndihmë edhe zjarrfikësit e Beratit. Flakët vihen nën kontroll

18:00 | 24/07/2025
Vrau babanë e saj duke e mbytur me tel dhe e kallëzoi në polici si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja

Vrau babanë e saj duke e mbytur me tel dhe e kallëzoi në polici si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja

17:49 | 24/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com