Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Dosja “Habilaj”/Ambasadori Lu i shkon në zyrë ambasadorit italian

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria
Dosja “Habilaj”/Ambasadori Lu i shkon në zyrë ambasadorit italian

Situata e ndezur politike në vend, dalja e përgjimeve të “dosjes Habilaj”, përfshirja e ish-ministrit Saimir Tahiri në këto përgjime, e ka kthyer politikën shqiptare në ditët e saj më të nxehta. Sipas burimeve diplomatike, mesditën e sotme ambasadori i SHBA-së në Tiranë ka shkuar në nje takim urgjent në ambasadën italiane, në Tiranë me ambasadorin Alberto Cutillo sipas syri.net.

Çfarë ndodhi sot që u kërkua ky takim me kaq urgjencë? Cilat janë përgjigjet që do të marrë ambasadori Lu, për gjithë situatën e krijuar,  duke filluar nga përgjimet e dosjes Habilaj, përfshirjen e ish-ministrit Saimir Tahiri në këto përgjime?

Në fillim të muajt, ambasadori Donald Lu foli hapur për kriminalizimin e shoqërisë shqiptare, ku dha informacione për grupet kriminale në Shqipëri, duke numëruar 20 prej tyre, ndërsa shtoi se në Shqipëri veprojnë 4 klane kryesore.

Dy javë pas kësaj deklaratë policia italiane arreston vëllezërit Habilaj për trafik droge dhe në media sipas dosjes së përpiluar nga prokuroria italiane thuhet se është i përfshirë dhe ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Një javë më parë u publikua dosja e plotë e hetimit ndaj Moisi Habilaj, ku është i implikuar edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i cili përmendet në dosjen e Gjykatës së Katanias, e cila përmban më shumë se 400 faqe dhe që vulosi fatin e Moisi Habilajt. Habilaj e përmend Tahirin si kushëririn dhe mbështetësin e trafikut të drogës në këmbim të parave për fushatë.

Grupi i trafikantëve të arrestuar nga policia italiane për 3.5 tonë hashash ishte vënë prej kohësh nën përgjim. Moisi Habilaj, bashkëpunëtorët e tij shqiptarë dhe italianë kanë tashmë një dosje prej 416 faqesh me fakte dhe biseda të përgjuara, ku ata përmendin emra dhe para dhe që është baza e vendimit të Gjykatës së Katanias për burgosjen e tyre.

Pjesë e kësaj dosje është një përgjim i datës 16 dhjetor të vitit 2013 i një bisede mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelajt, kur ata sipas vlerësimit të prokurorëve dhe gjykatësve italianë, përmendin ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Saimir Tahiri.

Hetuesit italianë bëjnë një përmbledhje të kësaj bisede:

“Të dy flasin për një person me pushtet me emrin “Saimir Tahiri” (deputet i Shqipërisë) njeri i politikës. Moisiu thotë: Çfarë ka më shumë se ne ai? Por Sabi (Sabaudini) i përgjigjet duke i thënë që Saimiri ka vetëm emrin (në kuptimin e famës, pozitës), por nuk beson që ka më shumë para se ata. Moisiu bën llogaritë sipas të cilave Saimiri në një muaj ka bërë minimumi 5 milionë euro. Sabi i thotë që të gjitha ato para ai i harxhon në fushatën elektorale. Por Moisiu i thotë që atij nuk i mjaftojnë as 20 milionë në një fushatë elektorale”, thonë hetuesit italianë.

Në përgjimin e datës 2 mars të vitit 2014 mes Habilajt dhe Çelajt përmendet automjeti me targë AA003GB, me të cilin të dy personat kanë udhëtuar drejt Siçilisë. Kjo makinë ishte në emër të Saimir Tahirit.

 

TË LIDHURA

Digjet gjatë natës makina e parkuar, ishte në pronësi të 38-vjeçarit me precedentë!
Aktualitet

Digjet gjatë natës makina e parkuar, ishte në pronësi të 38-vjeçarit me precedentë!

15:00 | 15/04/2026
Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për pagat e gjyqtarëve
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për pagat e gjyqtarëve

14:58 | 15/04/2026
Zjarri te “Arlis”, 4 të arrestuar, në kërkim Armand Lilo: Dyshohet se nisi nga…
Aktualitet

Zjarri te “Arlis”, 4 të arrestuar, në kërkim Armand Lilo: Dyshohet se nisi nga…

14:41 | 15/04/2026
Next Post
SHBA-të në gatishmëri, mobilizojnë bombarduesit

SHBA-të në gatishmëri, mobilizojnë bombarduesit

Çështja Tahiri/Ulsi Manja: Nuk e nxorëm ne emrin e dëshmitares në media

Çështja Tahiri/Ulsi Manja: Nuk e nxorëm ne emrin e dëshmitares në media

Modë në Rusinë e ftohtë, ja stili fantastik i rrugëve të Moskës

Modë në Rusinë e ftohtë, ja stili fantastik i rrugëve të Moskës







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Sulm në shkollë në Turqi, nxënësit hidhen nga dritaret për t’i shpëtuar plumbave
Bota

Sulm në shkollë në Turqi, nxënësit hidhen nga dritaret për t’i shpëtuar plumbave

by mirseda
15:07 | 15/04/2026
0

Disa pamje dramatike janë publikuar nga mediat për sulmin me armë që ndodhi në një shkollë në...

Digjet gjatë natës makina e parkuar, ishte në pronësi të 38-vjeçarit me precedentë!

Digjet gjatë natës makina e parkuar, ishte në pronësi të 38-vjeçarit me precedentë!

15:00 | 15/04/2026
Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për pagat e gjyqtarëve

Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për pagat e gjyqtarëve

14:58 | 15/04/2026
Zjarri te “Arlis”, 4 të arrestuar, në kërkim Armand Lilo: Dyshohet se nisi nga…

Zjarri te “Arlis”, 4 të arrestuar, në kërkim Armand Lilo: Dyshohet se nisi nga…

14:41 | 15/04/2026
Shkrumbohet gjatë natës automjeti i 38-vjeçarit me të shkuar kriminale. Dyshimet e policisë

Shkrumbohet gjatë natës automjeti i 38-vjeçarit me të shkuar kriminale. Dyshimet e policisë

14:39 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com