Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Dosja e plotë/Përgjimet greke, ja si Balili komandonte trafikun e drogës

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Dosja e plotë/Përgjimet greke, ja si Balili komandonte trafikun e drogës

“Shqiptarja.com” zbardh sot ekskluzivisht dosjen e plotë të përgjimeve të policisë greke për Klement Balilin. Kjo dosje që ka sjellë drejtësia greke në Shqipëri është një nga provat më të forta që ka prokuroria shqiptare për akuzat e ngritura ndaj Balilit për trafik ndërkombëtar narkotikësh. Këtu, ashtu siç e ka pohuar edhe vetë Balili në intervistën e dhënë për gazetarin Artan Hoxha në Report TV, ai akuzohet se ka trafikuar mbi 600 kg hashash në ishullin e Zakynthos në Greqi.

Në ditët e para të muajit Maj 2016, Klement Balili, dyshohet se organizoi transportin nëpërmjet detit nga Shqipëria drejt Greqisë, të një sasie të madhe kanabisi 678 kg, në marrëveshje të plotë me koordinatorin e transportit Georgios Alyfandi, asistuar nga Ksenofonda Anagnostopulo dhe dy korrierë shqiptarë Petro Dalanaj dhe Kleanth Palaj, të cilët ndodheshin në det, por që sipas akuzës koordinoheshin nga toka nga Balili që qëndronte në Sarandë. Nga këtu, po sipas dosjes së sjellë nga pala greke Balili fliste me dy numra grekë, duke dhënë urdhra për korrierët e tij dhe koordinuar veprimet me kreun e organizatës greke Georgios Alyfantis.

Drogën që ua dërgonte Balili nga Shqipëria, Alyfantis dhe organizata e tij e përbërë nga Spiridon Kolevris, Athina Vossou, Dimitrios Papamihelakis, Hristos Horianopoulos, Zaharias Rontos, Mihail Sofronas, Nikolaos Tasopoulos, Stamatis Bouropoulos, Stefan Zotos e shpërndante me kamionë në të gjithë Ballkanin dhe vendet e Europës, deri në Angli. Episodi i fundit i Balilit në këtë trafik droge dhe që është mundur të provohet nga prokuroria, daton në prill 2016 kur nga bregdeti shqiptar pranë Sarandës është nisur drejt bregut grek një skaf, duke kaluar nga ana perëndimore e ishullit të Korfuzit, ku është fshehur në një zonë të pabanuar në brigjet e Greqisë së veriut.

Dy peshkatarët shqiptarë që tashmë ishin korrierët e dërgesës prej 678 kg drogë, Petro Dalanaj dhe Kleanth Palaj, të dy nga Saranda, respektivisht 59 vjeç dhe 22 vjeç, sipas policisë greke nën urdhërat e Balilit, u nisën me një skaf me emrin “Vasiliki”, më 5 maj 2016 dhe e dërguan sasinë prej 678 kilogramësh marijuanë nga brigjet shqiptare për në Greqi./ Shqiptarja.com

TË LIDHURA

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…
Aktualitet

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
Të huajt kanë blerë 1.3 miliardë euro prona që nga viti 2021
Ekonomi

Të huajt kanë blerë 1.3 miliardë euro prona që nga viti 2021

08:40 | 02/08/2025
Sarandë, mjeti përplaset me shtyllën elektrike, shoferi rezulton në gjendje të dehur
Aktualitet

Sarandë, mjeti përplaset me shtyllën elektrike, shoferi rezulton në gjendje të dehur

08:34 | 02/08/2025
Next Post
Sulm me makinë bombë, 20 të vdekur

Sulm me makinë bombë, 20 të vdekur

Hapet qarkullimi Tiranë-Durrës, shoferët marrin frymë lirisht

Hapet qarkullimi Tiranë-Durrës, shoferët marrin frymë lirisht

Madonna pjesë e Eurovizion 2019  

Madonna pjesë e Eurovizion 2019  

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

16:59 | 28/08/2019




TË FUNDIT

Gjermania dërgon më shumë sisteme ‘Patriot’ në Ukrainë, rritet ndihma për mbrojtjen ajrore
Bota

Gjermania dërgon më shumë sisteme ‘Patriot’ në Ukrainë, rritet ndihma për mbrojtjen ajrore

by mirseda
20:02 | 02/08/2025
0

Gjermania ka njoftuar se do të dërgojë sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore të tipit Patriot në Ukrainë...

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Shik, agjenti del hapur: Patrik po kërkon kuqezinjtë

Shik, agjenti del hapur: Patrik po kërkon kuqezinjtë

08:46 | 02/08/2025
Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake

08:43 | 02/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com