Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Donte të vriste Ramën?! Berishës i duhen vënë prangat

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Pse Prokuroria nuk po bllokon librat e llogarisë së PD?

Nga Mero Baze/Shqetësimi i Pëllumb Kullës për pritshmërinë e ekzagjeruar prej reformës në drejtësi, duke mos bërë detyrën sistemi aktual, është në të vërtetë fija e telit mbi të cilën po mbajnë ekuilibrin ata që presin të ndryshojë diçka me drejtësinë dhe ata që kanë humbur çdo shpresë.

Zoti Kulla merr dy raste që janë një ilustrim i pamëshirshëm, i mosveprimit të drejtësisë. E para ka të bëjë me një akuzë, që ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë për Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, të cilën e ka akuzuar në parlament se është paguar nga Edi Rama të hedhë poshtë “Marrëveshjen e Detit” të Berishës me Karamalisin.

Çdo gjykatë në botë do ishte çmendur po të mos kishte reaguar dhe çdo prokuror i Përgjithshëm në botë duhet të kishte dhënë dorëheqje me sekonda, nëse vononte hetimin e këtij skandali.

Por i dashur Pëllumb, drejtësia në Shqipëri këto 25 vite, ka ecur në sensin e kundërt me të cilën ecën drejtësia në botë në raport me politikën.

Nëse në botë politikanët pyesin avokatët, se çfarë duhet të bëjnë të jenë në rregull me ligjin, në Shqipëri politikanët bëjnë ligjet vetë që ata të jenë në rregull.

Ndërkohë që lexoja letrën tënde të hapur dje në mbrëmje, me një sy e vesh ndiqja në ekran Sali Berishën në Vizion Plus, përballë Sokol Ballës, që thoshte se nëse Garda nuk do kishte vrarë demonstruesit më 21 janar, ai do t’i vriste me dorën e tij.

Pastaj më pas tha që donte të vriste dhe Edi Ramën me snajper, po qe se do ta rrezikonte. I tha këto në sy të kolegëve të mi, të cilët në vend që të ngriheshin nga karrigia dhe t’i thoshin dil jashtë, vrasës, e dëgjonin si kuriozitet historik rrëfimin e një plaku kriminel, që u tregonte përralla me pengjet që kishte në shpirt, që nuk kishte vrarë sa duhet dhe kë duhet.

Edhe mbrëmë mund të ngrihej Arta Marku e t’i shkonte në studio, edhe mbrëmë mund të ngriheshin kolegët e mi dhe ta nxirrnin nga studioja, por askush nuk reagoi.

Është i njëjti personazh që ka akuzuar Gjykatën Kushtetuese se ka marrë lekë për të hedhur poshtë “Paktin Detar” me Greqinë për të cilën t’i skandalizohesh pse nuk ka hetim.

Ajo që ka ndodhur, është se për 25 vjet, ky njeri nuk është investuar që të jetë në rregull me sistemin e drejtësisë, por është investuar që sistemi i drejtësisë ta konsiderojë atë gjithnjë në rregull, edhe kur vjedh, edhe kur vret, edhe kur shfaq pendesën që nuk ka vrarë dot.

Vetëm Sali Berisha dhe presidenti aktual i çmendur i Filipineve, Rodrigo Duterte, shprehin publikisht pendesën e tyre që nuk kanë vrarë sa duhet.

Ka dhe presidentë të tjerë të çmendur, por ata të paktën nuk flasin rrugës për krimet që s’kanë bërë dot. Pra, mbrëmë më mirë se unë, përgjigjen ta dha vetë Sali Berisha.

Ndërkohë që ti kërkon sqarime pse nuk hetohet deklarata e tij që Gjykata Kushtetuese është paguar, ai po u përralliste kolegëve të mi dëshirat e tij për të vrarë dhe pendesën që s’ka vrarë sa duhet. Është një sistem drejtësie i cili nuk e konsideron detyrë të hetojë Sali Berishën.

Nuk ka vend në botë që një kryeministër të vrasë katër qytetarë, të marrë përsipër vrasjet dhe të mos thirret as për ta pyetur pse i vrau.

Kjo ka ndodhur vetëm këtu dhe vetëm nga fakti se është një sistem i prodhuar prej tij, i shantazhuar prej tij dhe i dorëzuar para tij. Ndaj në këtë pikë mos prit të veprojë përsëri pa ndryshuar tërësisht sistemi.

Nuk mendoj se ka qenë aq i keq sistemi i vjetër i drejtësisë. Ai ka vepruar ndaj shumë kriminelëve, ndaj shumë padrejtësive, ndaj shumë problemeve që kanë kërkuar zgjidhje.

Ai nuk ka vepruar vetëm ndaj politikës dhe ndaj pushtetit të Sali Berishës. Ndaj e keqja e atij sistemi nuk ishte vetë sistemi, por pandëshkueshmëria që prodhoi, shembulli i shkëlqyer i së cilës, është një plak i çmendur që ka vrarë për pushtet, dhe rrëfen si kujtime veteranësh pengjet që ka për ata që s’ka vrarë dot.

Problemi i dytë që ju ngrini dhe që lidhet me pasuritë marramendëse të personazheve të drejtësisë, lidhen me të parën.

Ata gjyqtarë që prodhuan këtë sistem drejtësie, që prodhuan pandëshkueshmërinë ndaj kastës politike dhe personalisht ndaj Sali Berishës, u kthyen dhe vetë brenda sistemit si njerëz të paprekshëm. Ata kishin leje të bëheshin të pasur.

Ata gjyqtarë që bënë gjyqet e 21 Janarit, Gërdecit, “Rrugës së Kombit, Fazlliçit etj., kishin leje pastaj të lironin trafikantë droge dhe të bënin pazare të mëdha për favore personale.

Ata ishin dhe janë pjesa kanceroze e drejtësisë, të cilëve sistemi politik u ka kthyer borxhin, duke u dhënë leje të bëheshin milionerë nga ai sistem.

Ndaj dilema juaj, përse nuk vepron ky sistem aktual drejtësie pa pritur reformën përfundimtare, do të ishte normale, sikur autorët e këtij sistemi, të mos ishin aktivë.

Por fatkeqësisht duhet të presim me durim dhe me shpresë që të ndryshojë gjithçka.

Në fillim të goditen garantët e sistemit të vjetër të drejtësisë në politikë dhe pastaj ushtarët e tyre në sistem.

Pas kësaj mund të nisë një erë e re në drejtësinë shqiptare, e cila mos shpreso të jetë diçka e përkorë dhe sterile.

Në rrugën drejt reformës janë bërë kompromise të mëdha dhe shumë gjëra nuk funksionuan siç pritej. Komisionet e ngritura kanë në përbërje të tyre, edhe Ina Ramën, që është nga të paktat shkëndije shprese që ka pasur për drejtësi në këtë vend, por edhe njerëz banalë që fyejnë drejtësinë edhe me faktin që quhen juristë, që s’dua t’u përmend as emrin.

Ata kanë vajtur aty si kompromis që Berisha të ngrinte kartonin në Kuvend për reformën. Është çmimi që duhet t’i paguajmë historisë sonë të shëmtuar politike me drejtësinë.

Por besoj se po shkojmë drejt një sistemi ku së paku gjyqtarët dhe prokurorët duhet të dinë mire dy gjëra, që ata janë dhe gjykues, dhe të gjykueshëm.

Kjo mund ta përsosë sistemin pak nga pak, dhe mund të na shpëtojë pak nga pak nga politikanë kriminelë që mburren nëpër ekrane me vrasjet e tyre politike, dhe nga gjyqtarë dhe prokurorë që dhe shifrat e milionave i kanë më arrogante se vendimet e padrejta që kanë dhënë. E gjitha nga siguria se ishin të paprekshëm. (TemA)

Tags: BerishësdonteduhenprangatRamënvënëvriste

TË LIDHURA

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?
Analizë

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa
Editorial - Opinione

Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa

22:17 | 17/05/2025
Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?
Analizë

Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?

22:49 | 15/05/2025
Next Post
Skandali me lobimin/Balla: Dil fol Lulzim, PD-së i hape gropën

Skandali me lobimin/Balla: Dil fol Lulzim, PD-së i hape gropën

Punësimi zero/Rama “i pret” kokën drejtorit, kërcënon 12 të tjerët: S’ka parti që iu mbron

Punësimi zero/Rama “i pret” kokën drejtorit, kërcënon 12 të tjerët: S’ka parti që iu mbron

“Çmendet” McGregor, sfidon dhe Cristiano Ronaldon

“Çmendet” McGregor, sfidon dhe Cristiano Ronaldon

JU REKOMANDOJMË

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025




TË FUNDIT

Supergol nga distanca për Qazim Laçin, mesfushori kuqezi mban skuadrën në garën për Europën
Sport

Supergol nga distanca për Qazim Laçin, mesfushori kuqezi mban skuadrën në garën për Europën

by mirseda
18:31 | 24/05/2025
0

Qazim Laçi ka mësuar me gola spektakolarë dhe një të tillë ka shënuar edhe sot, në javën...

Artan Lame mbyll sytë përgjithmonë, pritet të kthehet në Atdhe për homazhe

Artan Lame mbyll sytë përgjithmonë, pritet të kthehet në Atdhe për homazhe

18:29 | 24/05/2025
Fitoi mandatin e listës së hapur përballë Alimehmetit, flet Jorida Tabaku

Fitoi mandatin e listës së hapur përballë Alimehmetit, flet Jorida Tabaku

18:26 | 24/05/2025
Çifti shqiptar kapet me 23 kg kokainë, çfarë e tradhtoi 38-vjeçarin

Çifti shqiptar kapet me 23 kg kokainë, çfarë e tradhtoi 38-vjeçarin

18:05 | 24/05/2025
Helmimi i fëmijëve nga salmonela/ Drejtoresha e Spitalit Gramsh: Situata nën kontroll, kopshti u dezinfektua

Helmimi i fëmijëve nga salmonela/ Drejtoresha e Spitalit Gramsh: Situata nën kontroll, kopshti u dezinfektua

17:45 | 24/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com