Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Domatet e egra, thesar i Malësisë së Shqipërisë

9 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Domatet e egra, thesar i Malësisë së Shqipërisë

Shija e domates së egër është një kombinim mjaft interesant i domates tradicionale dhe luleshtrydhes.

Në Shqipëri, domatja e egër (lat. Physalis alkekengi L.), ka emërtime të ndryshme në varësi të zonave. Në Shkodër i thërrasin shishëkuqe, në Korçë e quajnë piperkë e egër, ndërsa, në Malësinë e Madhe i thonë bar i të kuqit të madh. Domatja e egër njihet ndryshe edhe fshikakuqe dhe mban emrin botanik Physalis Alkekengi.

Ky frutë, me pamje të çuditshme, gjendet në natyrë në shumë zona malore të Shqipërisë, si në Shkodër, Malësi e Madhe, Alpet e veriut dhe në Korçë. Domatja e egër gjendet në sasi të limituara, ndaj fshikakuqja përdoret kryesisht në mjekësinë tradicionale. Megjithatë, në dyqanet e mëdha mund të gjeni sasi të kufizuara domatesh të egra të importuara.

Siç e thamë edhe më lart, domatja e egër ka një shije të ëmbël dhe të thartë. Lëkura e domates së egër ka nuanca të portokallisë dhe të së verdhës, ndërsa tuli rrethohet nga një shtresë e hollë me ngjyrë të çelët. Fruti i ngjan domates tradicionale, por në madhësi më të vogël dhe me aciditet më të lartë. Kur piqet plotësisht dhe kur shtresa mbrojtëse është e paprekur, domatja e egër mund të zgjasë 30-45 ditë.

Nëse dëshironi ta hani këtë domate, mos harroni të zhvishni tulin nga shtresa e lartpërmendur, për arsyen e vetme, sepse ajo është e pangrënshme. Më pas tulin shpërlajeni me ujë të bollshëm. Tulin mund ta hani të gjallë ose të gatuar. Mund ta prisni në copa të vogla dhe ta përfshini në sallata dhe ëmbëlsira.

Domatja e egër është një burim i shkëlqyer i vitaminës C, beta karotenit, hekurit, kalciumit dhe vitaminës B. Ky frutë përmban 18 aminoacide, ndër të cilët, tetë janë thelbësore për mirëqenien e organizmit.

Ky frutë përmban dy herë më shumë vitaminë C se limoni dhe vlerat shëndetësore janë të jashtëzakonshme.

Ndihmon kundër virozave dhe dhimbjeve të fytit

Merrni të gjithë bimën e domates së egër, përfshirë rrënjët, dhe lajini mirë me ujë të bollshëm. Më pas, bimën priteni në copa deri në 4 centimetra dhe lërini të thahen mirë. Pas tharjes, merrni 9-10 gramë të bimës dhe ziejeni për 10 minuta. Pas ftohjes së lëngut, filtrojeni, shtoni pak mjaltë dhe pijeni deri në 3 herë në ditë. Këtë recetë mund ta përdorni edhe kundër kollës, bronshitit, shytave dhe problemeve të tjera në rrugët e frymëmarrjes.

Për trajtimin e diabetit

E njëjta recetë e mësipërme vlen edhe në rastet e trajtimit të diabetit. Por, në ndryshim me rastin e parë, kësaj here, çajin duhet ta pini që në mëngjes, një gotë pasdite dhe një përpara gjumit.

Në variantin e thatë, bima e domates së egër ka një nivel më të përqendruar të ushqyesve. Konsumimi i rregullt i domates së egër të thatë shumëfishon ushqyesit e përftuar. Fruti i tharë i përngjan rrushit të thatë dhe ka një efekt energjik dhe fuqizues. Për këtë arsye, domatja e egër përdoret shpesh në recetat me tërshërë apo shufrat me proteina./Agroweb

 

TË LIDHURA

1 në 10 gra të Gen Z përjetuan ngacmim seksual në 2025
Aktualitet

1 në 10 gra të Gen Z përjetuan ngacmim seksual në 2025

19:40 | 15/04/2026
Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të
Aktualitet

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të

22:49 | 14/04/2026
Lajmi i mirë për të sëmurët me kancerin e gjirit, “çelësi” janë… bletët
Kuriozitete

Lajmi i mirë për të sëmurët me kancerin e gjirit, “çelësi” janë… bletët

20:17 | 09/04/2026
Next Post
Nishani dekoron kardinalin Ernest Troshani, me titullin “Nder i Kombit”

Nishani dekoron kardinalin Ernest Troshani, me titullin “Nder i Kombit"

Shkodër, arrestohet nga policia 35-vjeçari i shpallur në kërkim

Shkodër, arrestohet nga policia 35-vjeçari i shpallur në kërkim

Ngërçi politik në Shqipëri, të hënën mbërrijnë përfaqësues të Merkel dhe PPE

Ngërçi politik në Shqipëri, të hënën mbërrijnë përfaqësues të Merkel dhe PPE







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Izraeli dhe Libani bien dakord për një armëpushim 10-ditor, Trump: Do të fillojë brenda pak orësh
Bota

Izraeli dhe Libani bien dakord për një armëpushim 10-ditor, Trump: Do të fillojë brenda pak orësh

by mirseda
18:04 | 16/04/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se udhëheqësit izraelitë dhe libanezë kanë rënë dakord për një...

Fokus armëpushimi, Trump zhvillon bisedë telefonike me presidentin e Libanit

Fokus armëpushimi, Trump zhvillon bisedë telefonike me presidentin e Libanit

17:49 | 16/04/2026
Epokë e re për projekte konkrete, Rama veçon rolin e Melonit: Bashkëpunimi më intensiv me Italinë

Epokë e re për projekte konkrete, Rama veçon rolin e Melonit: Bashkëpunimi më intensiv me Italinë

17:47 | 16/04/2026
Komisioni Evropian nuk humb kohë, takim me Magyar vetëm pak ditë pas zgjedhjeve në Hungari

Komisioni Evropian nuk humb kohë, takim me Magyar vetëm pak ditë pas zgjedhjeve në Hungari

17:42 | 16/04/2026
Një dëmtim mund të ndryshojë fatin e Kristjan Asllanit! Trajneri i beson një detyrë të re

Një dëmtim mund të ndryshojë fatin e Kristjan Asllanit! Trajneri i beson një detyrë të re

17:18 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com