Një 30-vjeçare nga Berati rezulton e zhdukur që prej ditës së djehsme.
Mësohet se Mimoza Arapi ka humbur kontaktet me familjarët e saj ditën e djeshme më 2 maj rreth orës 8 të mëngjesit.
Të afërmit e Mimozës kanë denonzuar zhdukjen e saj në polici, ndërsa u bëjnë thirrje qytetarëve për ndihmë.
Cilido që ka parë Mimozën është i lutur të kontaktojë në numrin e familjes së saj: +355 69 424 3810. Mimoza është nënë e tre fëmjëve.
Gjatë momentit që është larguar nag shtëpia në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat ka qenë prezent djali i saj 8-vjeçar, të cilit i ka thënë se do të shkonte të bënte një vizitë për sytë, por nuk u kthye më.
Ditën që është zhdukur, 30-vjeçarja kishte veshura rroba të zeza dhe një jelek, po ngjyrë të zezë./albeu.com/