Ditën e nesërme, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të votojë për shkarkimin ose qëndrimin në detyrë të Prokurores Katica Janeva. Kjo e fundit po qëndron në paraburgim për rastin “Zhvatja”.
Organi ligjvënës ka marrë raportin e Këshillit Prokurorëve, i cili konfirmon shkarkimin e Janevës, por që duhet të marrë votëbesim në parlament. Mirëpo, ky proces mund të ketë problematika, pasi Maqedonia pret përgjigje për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ndërkohë, Janevës i është hequr rroga prej 3000 € dhe dieta prej 400 € pas shpërthimit të skandalit zhvatja, ku zëri i saj doli në përgjimet e ryshfetit prej 1.5 milionë € që biznesmeni Orce Kamçev i dha moderatorit Bojan Jovanovski, i njohur ndryshe dhe si Boki 13 dhe Zoran Kiçecit për mbylljen e hetimeve, ku ai dyshohej se kryente pastrim parash.