Një person ka mbetur i vdekur natën e mbrëmshme në Elbasan, pasi është qëlluar aksidentalisht nga gjuetarët e tjerë.
Burimet bëjnë me dije se 36-vjeçari, Ardi Bodurri, kishte dalë për gjah në fshatin Mjekës, por është qëlluar për vdekje nga shokët që e shoqëronin.
Dyshohet se viktima ishte punonjës i shërbimit pyjor në Elbasan, e ndërsa policia ka vënë në pranga një 27-vjeçar, ku mendohet se është autori i vrasjes nga pakujdesia.
Viktima ishte baba i dy fëmijëve, ndërsa humbi jetën rrugës për në spital.