Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Dokumenti/ Holanda merr hapin e parë: Diskutohet pezullimi i lëvizjes së lirë me shqiptarët

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Dokumenti/ Holanda merr hapin e parë: Diskutohet pezullimi i lëvizjes së lirë me shqiptarët

Ajo që u quajt nga ministri i Jashtëm “klithma gjinkallash të dëshpëruar”, duket se është një “alarm” aspak i rremë për shqiptarët.

ABC News ka siguruar një dokument, ku disa deputetë holandezë i kanë kërkuar qeverisë holandeze që të marrë një vendim për propozimin në fjalë.

Shkresa i drejtohet ministrisë së Jashtme dhe asaj të Sigurisë dhe Drejtësisë dhe përbëhet nga një listë prej 12 pyetjesh, të cilat përdoren si një mekanizëm për të hapur një debat në Parlament.

E thënë ndryshe, këta deputetë kanë marrë hapin e parë për të nisur diskutimin për propozimin e rikthimit të vizave për shtetasit shqiptarë në Evropë.

Pyetjet e para janë për rritjen e elementit kriminal në Holandë dhe pasohet nga shpjegimi që Holanda mund të kërkojë për një pezullim të lëvizjes së lirë n.q.s rrezikohet rendi publik apo siguria kombëtare.

Pyetjet vazhdojnë sipas disa raporteve të përpiluara nga policia holandeze, britanike, franceze dhe italiane, prej të cilave bëhet e qartë që krimi i organizuar shqiptar përbën rrezik serioz për Holandën, por edhe për shtete të tjera.

Në pyetjen e parafundit kërkohet që qeveria holandeze të shpjegojë se si Shqipëria është bërë vend kandidat në BE, pavarësisht se nuk i përmbush kushtet për të marrë një status të tillë.

Gjithashtu, dje u zbardh një pjesë e raportit të qeverisë holandeze, sipas të cilit elementet kriminalë shqiptarë janë fuqizuar se tepërmi në këtë vend. Sipas raportit, organet ligjzbatuese holandeze kanë parë të udhës pezullimin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve drejt Holandës dhe për pasojë edhe rikthimin e plotë të vizave me këtë vend.

“Kriminelët shqiptarë shikohen si një kërcënim serioz për shoqërinë holandeze pasi janë të implikuar në trafikimin dhe shitjen e kokainës dhe kanabisit, trafikimin njerëzor dhe pastrim parash. Roli i kriminelëve shqiptarë po forcohet, dhe ka marrë një rol prominent në Holandë. Ka një mbiprezencë të madhe te shqiptarët në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. Një tjetër problem janë klandestinët shqiptarë, të cilët përdorin portet holandeze për të ikur ilegalisht në Angli”, shkruhet në raport.

Ndërkohë, ambasadorja e Holandës Dewi van de Weerd pranoi dje se raporti i zbuluar pjesërisht në mediat holandeze ekziston dhe po studiohet nga Ministria e Drejtësisë dhe Sigurisë, por ende nuk është paraqitur zyrtarisht:

“Ne jemi të vetëdijshëm për artikujt e shtypit holandez në lidhje me një raport konfidencial të policisë holandeze në lidhje me shkallën e krimit të organizuar nga persona me origjinë shqiptare në Holandë. Raporti aktualisht është duke u studiuar nga Ministria Holandeze e Sigurisë dhe Drejtësisë, por ende nuk është paraqitur zyrtarisht në ministri.”

Pavarësisht shqetësimit të ngritur nga Holanda dhe propozimit të saj për rivendosjen e vizave me Shqipërinë, do të duhet një vendim i Parlamentit Evropian për të arritur në një situatë të tillë.

Tags: dokumentiHolandaraportirikthimi i vizave

TË LIDHURA

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para
Aktualitet

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Aksident në Qafë Plloçë, përplasen dy makina; njëra merr flakë
Aktualitet

Aksident në Qafë Plloçë, përplasen dy makina; njëra merr flakë

18:37 | 21/10/2025
Nga e diela e 26 tetorit ndërron ora, akrepat shkojnë 60 minuta pas
Kryesore

Nga e diela e 26 tetorit ndërron ora, akrepat shkojnë 60 minuta pas

10:14 | 21/10/2025
Next Post
Elbasan, mjekët lënë të sëmurin të dergjet në korridorin e spitalit (VIDEO)

Elbasan, mjekët lënë të sëmurin të dergjet në korridorin e spitalit (VIDEO)

Zgjedhjet lokale në Maqedoni, nis procesi i zgjedhjes së drejtuesve të vendvotimeve

Zgjedhjet lokale në Maqedoni, nis procesi i zgjedhjes së drejtuesve të vendvotimeve

(VIDEO) Bajram Rexhepit i jepet lamtumira e fundit

(VIDEO) Bajram Rexhepit i jepet lamtumira e fundit







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025




TË FUNDIT

Trump rrëfen prapaskenat: Ja si u arrit marrëveshja në Gaza
Bota

Trump rrëfen prapaskenat: Ja si u arrit marrëveshja në Gaza

by mirseda
22:35 | 23/10/2025
0

Në mbrëmjen e 4 tetorit, presidenti amerikan Donald Trump i telefonoi kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për t’i...

Fero për ndarjen me Arbenitën: “U mashtrova, le të lërë inatet.”

Fero për ndarjen me Arbenitën: “U mashtrova, le të lërë inatet.”

22:03 | 23/10/2025
Salianji: Kam ambicie për kryetar PD-je, por ky nuk është momenti

Salianji: Kam ambicie për kryetar PD-je, por ky nuk është momenti

20:58 | 23/10/2025
Kamberi në SHBA: Po advokojmë për çështjen e Luginës së Preshevës

Kamberi në SHBA: Po advokojmë për çështjen e Luginës së Preshevës

20:20 | 23/10/2025
Shefi i OBSH: Asnjë ulje e urisë që nga armëpushimi në Gaza

Shefi i OBSH: Asnjë ulje e urisë që nga armëpushimi në Gaza

20:14 | 23/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com