Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Dokumenti/ Biseda e Enver Hoxhës me Mehmet Shehun: Mishin e derrit e ha edhe ish-myslimani!

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Dokumenti/ Biseda e Enver Hoxhës me Mehmet Shehun: Mishin e derrit e ha edhe ish-myslimani!


Historiani Kastriot Dervishi ka publikuar një dokument që i përket vitit 1980, kur Partia e Punës, me urdhër të Enver Hoxhës, nisi tufëzimin e bagëtive e kafshëve të punës.

Nga biseda e publikuar mes Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut, del në pah pendesa e diktatorit se i kishte lënë fshatarët të mbijetonin me të ardhurat që i sillte oborri i shtëpisë.

Po ashtu, Hoxha theksonte që të mos mbahet derri në oborrin kooperativist, ndërsa shkakton të qeshura teksa thotë se ish-myslimani e ha mishin e derrit, ndërsa për katolikët shprehet se nuk kishin mbetur më të tillë në vend.

POSTIMI I KASTRIOT DERVISHIT:

1980/Lufta heroike e Partisë së Punës kundër derrave, gomerëve dhe mushkave

Lufta e egër që Partia e Punës i shpalli kafshëve të buta të oborrit kooperativist, nuk u ndal vetëm te kafshët të cilëve iu merrej mishi e nënproduktet, por edhe te kafshët që përdoreshin për punë. Në pjesën e fundit të diskutimeve të datës 4.11.1980, shokët e byrosë vendosën fatin e derrit në fshat, si dhe u dhanë duart kafshëve të punës. Po ndërsa derri do tufëzohej “qyl”, partia mendonte se për kafshët e punës mund të jepte ndonjë kacidhe me këste (gjë e cila nuk ka funksionuar sepse ose janë shitur shumë lirë ose janë “falur”). Më parë të njëjtin fat kishin pësuar edhe qetë (kafshë pune për punimin e tokës me parmendë). Me këto vendime, përfundimisht, Partia e Punës e sovjetizoi tërësisht fshatarin. Pjesa e përzgjedhur më poshtë është diskutimi midis sekretarit të parë dhe kryeministrit të vendit.

Diktatori shprehet i penduar se si i ka lënë deri sot fshatarët të mbijetonin me të ardhurat që i sillte oborri i shtëpisë.

Ekstrakt nga diskutimet

Enver Hoxha: Një tjetër çështje që duhet të kemi parasysh është që oborri kooperativist të mos mbajë më derr.

Mehmet Shehu: Dakord, të mos mbajë as derr.

Enver Hoxha: Nuk ka mundësi ta mbajë derrin në oborrin e vet familja kooperativiste, se ky ka nevojë për koncentrat që ajo nuk ka t’ia japë. Në qoftë se duhen mbajtur derra, kjo t’u vihet detyrë kooperativave t’i mbajnë.

Mehmet Shehu: Janë fshatarët me popullsi të besimit ish katolik që kërkojnë të mbajnë sot nga një derr.

Enver Hoxha: Le të kërkojnë, s’ka katolikë më te ne (të qeshura). Mishin e derrit e ha sot edhe ish myslimani që ç’ke me të (të qeshura). Pra, derr nuk duhet të lejohet të mbajë oborri.

Edhe kafshët e ngarkesës kalë, mushkë ose gomar, në asnjë mënyrë nuk duhet t’ia lejojmë të mbajë oborri kooperativist, për arsye se këto kanë nevojë për tërshërë, për bar, për kashtë misri. Interesant si e kemi lejuar një gjë të tillë? Po ja që e kemi lejuar dhe natyrisht kemi bërë gabim, por në atë kohë ato edhe na duheshin. Ç’të bëjmë tani me këto kafshë të oborreve? Ato nuk mund t’ua marrim pronarëve të tyre, por e vetmja rrugë është të bëjmë kolektivizimin e tyre në kooperativë. Tani të vendosim se si do ta bëjmë këtë kolektivizim, si t’ua marrim atyre që i kanë?

Mehmet Shehu: Të veprojmë si me qetë shoku Enver. Edhe këta ne ua kemi marrë oborreve dhe vlerën e tyre ua kemi paguar, po me këste.

Enver Hoxha: Domethënë t’ua kolektivizojmë dhe t’ua paguajmë vleftën me këste.

Mehmet Shehu: Dëme në këto kafshë mendoj nuk do kemi se kur filluam të kolektivizojmë bagëtitë për mish e qumësht, shumë familje i therën një pjesë të tyre, kurse gomarin ose mushkën nuk e ther dot se nuk e hanë. Edhe kalin po kështu, kurse lopën që e ka mund ta therë.

Enver Hoxha: Jo, as lopën nuk do ta therë, mendoj unë.

Mehmet Shehu: Megjithatë, ne nuk mendojmë të kalojmë në kolektivizim të lopëve, po në tufëzim të tyre, ndërsa në gomarë, mushka e kuaj duhet të kalojmë në kolektivizim. Të bëjë thirrje partia, të kalojmë në kolektivizimin e kafshëve të ngarkesës dhe të marrë fund kjo punë. Të kemi parasysh se kolektivizimi (i gomerëve, kuajve, mushkave etj-shënim), do të bëhet me pagesë, jo përnjëherë, po me këste, ashtu siç kemi kolektivizuar qetë.

Tags: dokumentienver hoxhaKastriot DervishiMehmet Shehumishi i derrit

TË LIDHURA

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali
Aktualitet

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë
Aktualitet

Përplasen dy makina në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve, transportohen në spital

20:40 | 23/01/2026
Rrëshen, digjet një mjet i parkuar, dyshohet se zjarri ka qenë aksidental
Aktualitet

Rrëshen, digjet një mjet i parkuar, dyshohet se zjarri ka qenë aksidental

20:16 | 23/01/2026
Next Post
Pragu i dimrit në shkolla, LSI lutje Ramës e Tahirit: Bëni sevap, ca nga milionat e eurove…

Pragu i dimrit në shkolla, LSI lutje Ramës e Tahirit: Bëni sevap, ca nga milionat e eurove...

1 vit president, amerikanët të pakënaqur me punën e Trump

1 vit president, amerikanët të pakënaqur me punën e Trump

Dy shqiptarët kyçin gojën, njëri u nis për spital dhe përfundon në burg (emrat)

Dy shqiptarët kyçin gojën, njëri u nis për spital dhe përfundon në burg (emrat)







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën
Bota

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën

by mirseda
22:40 | 23/01/2026
0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ashpërsuar tonet ndaj Kanadasë, duke e akuzuar vendin fqinj...

Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?

Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?

21:59 | 23/01/2026
Zgjedhjet në Kosovë/ Dyshime për manipulim të votave në Prizren, të paktën 109 të arrestuar

Zgjedhjet në Kosovë/ Dyshime për manipulim të votave në Prizren, të paktën 109 të arrestuar

21:35 | 23/01/2026
Austria planifikon më shumë deportime në Siri dhe Afganistan

Austria planifikon më shumë deportime në Siri dhe Afganistan

21:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com