Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Dokumentet/ Zbulohen fakte tronditëse për prokuroren Donika Prela, fillon me pastrim parash dhe vijon me…

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Dokumentet/ Zbulohen fakte tronditëse për prokuroren Donika Prela, fillon me pastrim parash dhe vijon me…

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, rrezikon seriozisht të shkarkohet këtë javë nga detyra, nëse Komisioni i Vetingut do të operojë me të njëjtin standard siç ka vepruar me gjyqtarët dhe prokurorët e tjerë, të cilët kanë pastruar paratë me anë të shitblerjes së pasurive të paluajtshme.

Denoncimi ndaj prokurores është bërë nga një person i quajtur Afrim Bekteshi i cili me anë të një e-mail ka shpërndarë për të gjitha mediat përveç argumentimit të disa akuzave edhe dokumentacionin që i mbështet ato. Një ndërhyrje e tillë vjen në të njëjtën linjë edhe me hetimin e komisionit të vetingut që ka zbuluar probleme të dukshme të prokurores me deklarimin e pasurisë.

Denoncuesi Arim Bekteshi shkruan se prokurorja Donika Prela jeton në pallatin e një personi që e ka në hetim (fotot e pallatit)

Gjithashtu ai shkruan se Prela ka blerë prona me vlerë shumë të ulët dhe i ka shitur me vlerë disa herë më të lartë.

Pikërisht, për këtë element të pasurisë së Donika Prelës, denoncuesi publik ka renditur një seri kontratash. Dokumenti i parë është kontrata, nëpërmjet të cilës, Vangjel Prela, bashkëshorti i prokurores, ka blerë një apartament në Durrës, në muajin Shkurt të vitit 2014, me vlerë 1.4 milionë lekë të reja.

Po për këtë apartament, në informacion gjendet edhe kontrata e shitjes, e nënshkruar vetëm 10 muaj më pas, në Dhjetor 2014, nëpërmjet të cilës bashkëshortët Prela e kanë shitur apartamentin me vlerë 4 milionë lekë të reja. Pra, për një periudhë 10-mujorë, Vangjel dhe Donika Prela kanë arkëtuar plot 2.4 milionë lekë të reja.

received_371559620294426
received_629980187457480

Gjithësesi, ky fakt gjendet edhe në deklaratat e pasurisë së prokurores Donika Prela. Por, e reja në denoncimin e Bekteshit është zbulimi i disa kontratave të tjera, ku shtetas të ndryshëm kanë blerë apartament me të njëjtën godinë me prokuroren, me të njëjtën sipërfaqe, në të njëjtën periudhë kohore, por me çmim disa herë më të lartë.

Kështu, sipas dokumentave bashkëlidhur denoncimit, gjendet kontratat e shtetasve, si më poshtë:

1. Shtetasi A.S, ka blerë në mars 2014 një apartament 59.2 m2, aq sa i prokurores, në të njëjtën godinë me prokuroren, duke paguar një çmim prej 4.2 milionë lekë të reja, pra tre herë më shtrenjtë se sa bashkëshortët Prela.

received_371559620294426
received_629980187457480

2. Shtetasi H.P., ka blerë në në Maj 2014, një apartament me të njëjtën sipërfaqe dhe në të njëjtën godinë me prokuroren dhe ka paguar një çmim prej 26.500 euro (rreth 4 milionë lekë), pra, gjithashtu tre herë më shtrenjtë se sa prokurorja;

IMG-20190121-WA0023
IMG-20190121-WA0024

3. Shtetasi K.H. ka blerë në Shkurt 2015 një apartament 59.2 m2, në të njëjtën godinë me prokuroren, dhe ka paguar një çmim prej 4.5 milionë lekë të reja, pra më shumë se trefishin e paguar nga bashkëshortët Prela;

4. Shtetasi F.S. ka blerë në Qershsor 2016 një apartament 59.2 m2, në të njëjtën godinë me prokuroren, dhe ka paguar një çmim prej 23 mijë euro (rreth 3.8 milionë lekë të reja), pra më thuajse sa trefishi i vlerës që kanë paguar nga Donika dhe Vangjel Prela

Denoncuesi Bekteshi sjell edhe një fakt të ri, i cili përputhet me deklaratat e pasurisë së prokurores Prela. Apartamentin 59.2 m2, bashkëshortët Prela ia kanë shitur shtetases A.M dhe djalit të saj për shumën 4 milionë lekë të reja. Por, sipas formularëve të pasurisë, po këtyre personave, Vangjel Prela u ka dhënë edhe një hua rreth 500 mijë lekë të reja.

IMG-20190121-WA0024

Të gjitha këto veprime, pra shit-blerja në një kohë të shkurtër, me përfitime të mëdha për prokuroren, si edhe fakti që Vangjel Prela i ka dhënë hua pikërisht personave që u ka shitur apartamentit, krijojnë dyshime të forta për denoncuesin Bekteshi, i cili shprehet i bindur se prokurorja Prela është përfshirë në fallsifikim dokumentash dhe pastrim parash.

Këtë bindje, denoncuesi publik e mbështet edhe në faktin që, vetëm Vangjel e Donika Prela e kanë blerë apartamentin me një vlerë minimale, madje më të ulët edhe se kostoja e ndërtimit, ndërkohë që blerësit e tjetër kanë shpenzuar 2-3 herë më shumë për të marrë apartament në të njëjtën godinë.

Krahas këtij fakti, denoncuesi Afrim Bekteshi sjell edhe një situatë, e cila është thuajse skandaloze. Sipas informacionit që është shpërndarë për median, denoncuesi deklaron se Donika Prela, prej më shumë se 6 muajsh, jeton në një pallat në rr. Tefta Tashko Koço, prapa gjimnazit “Ismail Qemali” në Tiranë. Denoncuesi është i bindur se prokurorja Prela e ka blerë këtë apartament, por nuk ka arritur të sigurojë prova.

Gjithësesi, fakti i pranuar që prokurorja Prela dhe familja e saj jetojnë në atë pallat, përbën skandal më vete. Godina është ndërtuar nga subjekti “Lim-Em”, me administrator shtetasin Sh.B. Pallati vijon të jetë ende i pahipotekuar, gjë që do të thotë se banorët e tij për të jetuar aty, duhet të nënshkruajnë kontratë porosie apo qeraje me subjektin “Lim-Em”, me administrator Sh.B.

Ndërkohë, shtetasi SH.B. është subjekt i hetimit nga Prokuroria për Krime të Rënda, e drejtuar nga Donika Prela. SH.B. rezulton të jetë personi që ka kryer transaksione shit-blerje toke me ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili është nën hetim, ndër të tjera, edhe për “pastrim parash”, për veprimet e dyshimta të kryera pikërisht me kompaninë “Lim-Em” të shtetasit SH.B.

Agjencia “Birn”, në një artikull të shkruar disa muaj më parë, ka publikuar të dhënat dhe kontratat e realizuara ndërmjet “Lim-Em” dhe ish-Kryeprokurorit. Për këtë hetim, denoncuesi Afrim Bekteshi, i cili duket që ka informacion të bollshëm, pretendon se shtetasi SH.B. për më tepër, ka qenë edhe nën përgjim, në fillim të hetimeve ndaj Llallës.

Të dhënat e përcjella në adresat e redaksive të medias shqiptare nga shtetasi Afrim Bekteshi përmbajnë të dhëna të cilat, nëse rezultojnë të vërteta, do të përfshinin Donika Prelën në një skandal shumë të rëndë.

Shtetasi Afrim Bekteshi deklaron gjithashtu se informacionet dhe dokumentat i janë vendosur prej disa javësh edhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, si edhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, me të cilin pritet të përballet të martën në seancë dëgjimore drejtuesja e Prokurorisë për Krime të Rënda.

Donika Prela do të dalë këtë të martë para Komisionit të Vetingut. Sipas burimeve pranë organeve të Vetingut, trupa gjykuese ka ngritur shumë pikëpyetje mbi pasurinë e drejtues së Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Me gjetjet e deritanishme rreth pasurisë së saj, Prela duhet të shkarkohet nga detyra, por rrethanat mund të përmbysen gjatë kësaj jave.

Gjetja më problematika, sipas burimeve, është blerja e një shtëpie nga Donika Prela për 14 milionë lekë, të cilën e ka shitur pas disa muajsh për 40 milionë lekë. Apartamenti ka të njëjtën sipërfaqe, ndërsa shitja dhe blerja janë bërë brenda një viti. Kjo është një manovër që e kanë përdorur shumë gjyqtarë dhe prokurorë për të pastruar para. Kështu ka vepruar edhe ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i cili ka blerë prona me çmime qesharake, duke i shitur më pas me vlerën e tregut. Në këtë mënyrë, Llalla ka legalizuar shuma parash, të cilat dyshohet se kanë ardhur nga aferat korruptive. Për këtë arsye, Llalla është nën hetime nga Krimet e Rënda.

Me shumë interes pritet shpjegimi i Donika Prelës Ditën e martë se si ka mundësi që apartamentin që e ka blerë 14 milionë lekë e ka shitur pas disa muajsh 40 milionë lekë, duke fituar menjëherë 26 milionë lekë. Gjithashtu në qendër të vëmendjes do të jetë edhe qëndrimi që do të mbajë trupa gjykuese për këtë lëvizje në pasuri. Në raste të ngjashme, Komisioni i Vetingut nuk ka pranuar asnjë justifikim, por i ka shkarkuar nga detyra subjektet. Tani Donika Prela do të jetë prova e radhës e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. KPK toleroi për një shkelje më të vogël kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Deden, por Dedja u shkarkuar nga Kolegjit i Apelimit, i cili i dha një mesazh të qartë Komisionit të parë të Vetingut.

TË LIDHURA

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel
Bota

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel

23:42 | 17/05/2025
SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore
Aktualitet

SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore

22:42 | 17/05/2025
Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë, garë e ashpër në PS dhe PD
Aktualitet

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë, garë e ashpër në PS dhe PD

22:31 | 17/05/2025
Next Post
Rama i vendosur: Kemi gati padinë ndaj Presidentit, shkeli Kushtetutën

Rama i vendosur: Kemi gati padinë ndaj Presidentit, shkeli Kushtetutën

Dëshmia që tronditi botën e futbollit: Ronaldo më përdhunoi

Udhëtimi i radhës në Madrid për Ronaldon kushton 19 milionë euro

Napoli dhe Fiorentina kërkojnë shërbimet e mesfushorit shqiptar

Skautët e Chelsea në tribunë, futbollisti shqiptar shkëlqen në fushë, por... (Video)

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025




TË FUNDIT

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel
Bota

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel

by mirseda
23:42 | 17/05/2025
0

Shqipëria sapo ka performuar në skenën gjigande të Eurovision Song Contest 2025, që shënon edicionin e 69-të...

Akuzat për dhunë dhe komunikimi me Gjestin, rrëfehet Jozi

Akuzat për dhunë dhe komunikimi me Gjestin, rrëfehet Jozi

22:57 | 17/05/2025
Post “BBV 4”, Gjesti flet për jetën e tij: Më mungon koha me Eglin

Post “BBV 4”, Gjesti flet për jetën e tij: Më mungon koha me Eglin

22:45 | 17/05/2025
SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore

SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore

22:42 | 17/05/2025
Jozi flet për herë të parë pas incidentit me Gjestin, ka një mesazh për këngëtarin

Jozi flet për herë të parë pas incidentit me Gjestin, ka një mesazh për këngëtarin

22:40 | 17/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com