Regjisori i njohur Kastriot Çipi ka përgënjeshtruar me dokumente deklaratën e ministres së Kulturës, Mirela Kumbare, e cila thotë së nuk gjen kopjen e preventivit të rikonstruksionit të Teatrit Kombëtar, të përpiluar qysh më 1999.
Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, Çipi thotë së preventivit të rikonstruksionit të Teatrit Kombëtar nuk është aludim por një projekt konkret. Ndaj për këtë situatë ai publikon dhe foto të preventivit.
Ndërkohë në komisionin parlamentar, Kumbaro deklaroi se nuk e kishte këtë dokument. Madje tha se e kishte kërkuar, por nuk e kishte gjetur në arkivin e Ministrisë.
Për këtë arsye regjisori ironizon me ministren se meqë atje mund “të humbasë” sërish, po e postoj këtu, pasi ia dhashë një kopje dixhitale drejtorit të Teatri Kombëtar, Ervin Çuli.
Postimi i plotë i Kastriot Çipit
Para diçka më shumë se një muaji isha përballë Kumbaros në emisionin Opinion. I tregova kopjen e preventivit të rikonstruksionit të Teatrit Kombëtar, të përpiluar qysh më 1999. Kostoja totale 1 milion dollarë. Mendova (dhe mendoj) se kishte dijeni.
Javën e kaluar, në komisionin parlamentar, Kumbaro deklaroi se nuk e kishte këtë dokument. Madje tha se e kishte kërkuar, por nuk e kishte gjetur në arkivin e Ministrisë.
Meqë atje mund “të humbasë” sërish, po e postoj këtu, pasi ia dhashë një kopje dixhitale drejtorit të TK, Çuli.