Kryeministri Edi Rama priti në zyrën e tij, në një takim të fshehtë, një grup biznesmenësh nga qarku i Kukësit. Takimi është zhvilluar një natë më parë pa djeninë e mediave. Së bashku me dy ministrat Gjiknuri dhe Ahmetaj, Rama ka dëgjuar kërkesat e tyre, siç ishte kërkesa për të pasur një përfaqësi prej tyre në negociatat që po bëhen me kompaninë private që ka marrë në ndërtim rrugën.
Ndërkohë, në protesta deri tani për problemet që prekin drejtpërdrejtë familjet e tyre janë ngritur, naftëtarët, minatorët dhe kuksianët për taksën 5 euro në ‘Rrugën e Kombit’.
Më të tria këto kategori të shqiptarëve që janë në hall, kryeministri Rama u ka mbyllur derën dhe ka mbajtur më ta një videokoferëncë për të dëgjuar hallet e tyre. Duke i bërë publike në media ‘takimet’ me videokoverenca.
Ndërsa mbrëmë në mënyre të fshehtë në zyrën e tij në Kryeministri, Rama një grup biznesmenësh nga qarku i Kukësit.
Këto veprime tregojnë qartë dhe pastër standardin e kryeministrit dhe mënyrën se si sillet me qytetarët e tij që e kanë votuar në atë post. Të pasurit në zyrë ndërsa hallexhinjtë në rrugë, duke u mbyllur derën. Kjo sjellje e kryeministrit na kujton shprehjen frazeologjike të popullit tonë “Ca të nënës e ca të njerkës”.
Në takimin me biznesmenët Rama i ka qëndruar fjalës së bërë publike, që çmimi do të rishikohet, por ka përjashtuar çdo mundësi që taksa të hiqet tërësisht.
Në bisedimet me koncesionarin thonë të njëjtat burime, është folur për një tarifë të diferencuar për banorët e Kukësit. Në këtë takim informal “numri një i qeverisë i ka kushtuar dhe një vëmendje projektit për aeroportin e ri të këtij qyteti, duke i njohur me disa detaje të projektit.
Në këmbim, Rama ka kërkuar nga biznesmenët që të shohin mundësitë e punësimit për banorët e zonës, të cilët janë të regjistruar si punëkërkues, dhe që janë të gatshëm të dalin nga skema e ndihmës ekonomike.