Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Do t’ju ther të gjithëve”, dëshmojnë 4 shokët e Marvit që u vra për një karikues

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
“Do t’ju ther të gjithëve”, dëshmojnë 4 shokët e Marvit që u vra për një karikues

Ditën e djeshme, në Gjykatën e Tiranës u zhvillua seanca e radhës ndaj katër të pandehurve, mbi të cilët rëndon akuza e “vrasjes me paramendim”. Bëhet fjalë për rastin e vrasjes së Marvi Mihalit, pas një sherri për një karikues telefoni.

Nën akuzë janë Dejvi Bitraj, Eugen Bitraj, Marsel Alla dhe Kridens Alla. Në sallën e gjyqit, ditën e djeshme dëshmuan katër shokët e Marvi Mihalit, duke përfshirë edhe Armend Haxhiun, i cili ishte personi që i shiti telefonin Dejvi Bitrajt. Ai tha përpara Gjykatës se i ishte bërë presion në Polici teksa i merrej dëshmia.

Armend Haxhiu tregoi versionin e tij të ngjarjes, duke thënë se Marvi Mihali tentoi t’i ndante palët në konflikt. “Dejvi Bitrajt i kam shitur një celular, por pa karikues, sepse nuk e kisha me vete atë ditë. Dhe do t’ia jepja më vonë.

Pas momentit që i shita telefonin, nuk pata më kontakt me të sepse u largova me pushime. Kur u ktheva, më mori në telefon Marsel Alla dhe më tha se duhet t’i jepja karikuesin dhe unë i kam thënë që do t’ia jap. Pas kësaj, më ka marrë në telefon vetë Dejvis Bitraj, i cili më foli me tone të ashpra. Jam ndjerë i poshtëruar nga biseda.

Ne u mblodhëm disa çuna për të çuar karikuesin, ose lekët për karikuesin. Vendin se ku do të takoheshim e caktoi vetë Dejvi Bitraj, të cilin e kisha takuar vetëm një herë kur i kam shitur telefonin. Në momentin që i jam afruar Bitrajt, ai ka mërmëritur diçka dhe mua m’u duk se më shau, për këtë e kam qëlluar me grusht.

Pas kësaj, unë nuk i mbaj mend gjërat se si rrodhën dhe vetëm kur e gjej veten në fund të rrugës, pasi më goditën. Pasi jemi ngritur kemi shkuar te Spitali i Traumës se na thanë se ishte plagosur njëri, por aty unë nuk jam futur brenda dhe jam larguar, më pas më ka marrë Policia dhe kam marrë vesh që Marvi kishte ndërruar jetë”, ka thënë ai.

Një tjetër person që dëshmoi në gjyq ishte Xhuljo Memo, i cili tha se atë ditë, Marvi Mihali nuk donte të vinte në takim, por u bind nga Armend Haxhiu. Ai gjithashtu tha në Gjykatë se ka dëgjuar një person me bluzë të bardhë dhe të armatosur me thikë që i kërcënoi se do t’i therte të gjithë.

“Në vendin e ngjarjes gjërat kanë ndodhur shumë shpejt, ndërkohë unë kam parë një person me bluzë të bardhë, i cili bërtiti ‘Unë do t’iu ther të gjithë’”, tha ai. I pyetur për dëshminë në Polici, Memo tha se ishte ndjerë i vënë nën presion nga mënyra se si ishte marrë në pyetje.

Po kështu, në sallën e gjyqit ka dëshmuar edhe Xhoshlin Shata, kushëri i Marvi Mihalit. Ai ka thënë se sherrin e kanë nisur Armend Haxhiu dhe Dejvi Bitraj, ndërsa Marvi Mihali ka ndërhyrë t’i ndajë. Gjithashtu, Shata ka thënë se në Polici i është bërë presion duke iu thënë se “po merrnin shumë persona në qafë”.

“Armendi filloi të konfliktohej me Dejvi Bitrajn, ndërkohë Marvi shkoi që t’i ndante duke u futur në mes. Pas këtij episodi, atë e kanë qëlluar me thikë dhe ai është rrëzuar dhe më pas e kanë qëlluar edhe me shkelma.

Unë mund të them se kanë qenë 3-4 veta me thika, ndërkohë Bitraj ka qenë me një thikë flutur, me të cilën ka qëlluar Marvin. Në Polici më kanë ushtruar presion, kanë thënë që ishim duke i marrë në qafë shumë njerëz”, ka thënë ai. Edhe personi tjetër, Gynter Jaupi, ka thënë se në Polici i është bërë presion dhe se e vërteta është që të katërt personat ishin të armatosur me thikë./ Panorama

Tags: 4 shoketdeshmojnekarikuesMarvi

TË LIDHURA

Florjan Binaj: “Shiu zbulon të vërtetën, shihni trafikun në Tiranë”
Politikë

Florjan Binaj: “Shiu zbulon të vërtetën, shihni trafikun në Tiranë”

22:04 | 17/10/2025
Ilir Meta nga protesta: “Një komb, një qëndrim — Liri për çlirimtarët e UÇK-së”
Politikë

Ilir Meta nga protesta: “Një komb, një qëndrim — Liri për çlirimtarët e UÇK-së”

22:02 | 17/10/2025
Bie zjarr në katin e parë të një hoteli në zonën e “Don Boskos”
Aktualitet

Bie zjarr në katin e parë të një hoteli në zonën e “Don Boskos”

21:35 | 17/10/2025
Next Post
Hysaj: Misioni? Të rikthejmë festën në Napoli me titullin kampion

PSG hidhet në sulm për Hysajn, të gatshëm të paguajnë...

“Gjermanët na thanë që pushtetin do ua dorëzojmë komunistëve të Shqipërisë”

“Gjermanët na thanë që pushtetin do ua dorëzojmë komunistëve të Shqipërisë”

Aktori Neritan Liçaj i bashkohet protestës së banorëve të Astirit: Qeveri e korruptuar!

Aktori Neritan Liçaj i bashkohet protestës së banorëve të Astirit: Qeveri e korruptuar!







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Florjan Binaj: “Shiu zbulon të vërtetën, shihni trafikun në Tiranë”
Politikë

Florjan Binaj: “Shiu zbulon të vërtetën, shihni trafikun në Tiranë”

by mirseda
22:04 | 17/10/2025
0

TIRANË- Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj e ka nisur fushatën elektorale me një...

Ilir Meta nga protesta: “Një komb, një qëndrim — Liri për çlirimtarët e UÇK-së”

Ilir Meta nga protesta: “Një komb, një qëndrim — Liri për çlirimtarët e UÇK-së”

22:02 | 17/10/2025
Kriza në raportin me Lelën, Leo e thyen heshtjen

Kriza në raportin me Lelën, Leo e thyen heshtjen

21:38 | 17/10/2025
Bie zjarr në katin e parë të një hoteli në zonën e “Don Boskos”

Bie zjarr në katin e parë të një hoteli në zonën e “Don Boskos”

21:35 | 17/10/2025
Trump pret Zelenskyn: Do i japim fund luftës në Ukrainë, edhe Putin do paqe

Trump pret Zelenskyn: Do i japim fund luftës në Ukrainë, edhe Putin do paqe

21:08 | 17/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com