Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e kreut të PD Sali Berisha për përjashtimin e treshes gjykuese Ilir Panda, Sokol Binaj, Sander Simoni nga gjykimi i rekursit të tij për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Vendimi u dha këtë të enjte nga gjyqtari Enton Dhimitri.
Seanca ishte parashikuar të zhvillohej të martën, por Gjykata e Lartë e shtyu për në datë 22 prill. Në të njëjtën seancë, gjykata do shqyrtojë dhe rekursin e Berishës dhe të dhëndrit Jamarbër Malltezi për masën e sigurisë.
Fillimisht, seanca për shqyrtimin e rekursit ishte parashikuar të mbahej të martën e kaluar, por u shty nga Gjykata e Lartë për në datën 22 prill 2025. Në të njëjtën seancë, Gjykata do të shqyrtojë edhe rekursin e paraqitur nga dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili gjithashtu ndodhet nën masën e sigurisë për të njëjtën çështje penale.
Berisha dhe Malltezi janë nën hetim për aferën e njohur si “Partizani”, ku pretendohet se gjatë privatizimit të ish-kompleksit sportiv në Tiranë, janë kryer shkelje dhe janë përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme nga dhëndri i ish-kryeministrit.















