Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Do të ndryshojë politika e jashtme gjermane pas Merkelit?

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Do të ndryshojë politika e jashtme gjermane pas Merkelit?

“Nga një kancelar federal pritet që ai të jetë me përvojë në politikën e jashtme apo atë europiane.” Kreu i ri i Partisë Kristiandemokrate, CDU, Armin Laschet e tha këtë në një intervistë për Reuters, duke u ngritur më lart  në çështjen e kandidaturës për kancelar nga rivali i tij. Por Markus Söder, kryeministri bavarez dhe kreu i Partisë Kristiansociale, CSU u kundërpërgjigj menjëherë.

Ai ka biseduar tre çerek ore me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe ka arritur në përfundimin, se ka “ujdi të mëdha” me të. Në bisedimet, në anglisht, është bërë fjalë për projekte të përbashkëta të aviacionit si për shembull avioni i përbashkët luftarak europian. Për shkak se në Bavari e kanë qendrën disa sipërmarrje të rëndëssihme të avacionit civil dhe luftarak, Söder me këtë fiton pikë si në politikën e jashtme ashtu edhe atë ekonomike. Që në tetor, Markus Söder ka kërkuar një rol më aktiv të Gjermanisë në politikën e jashtme.

Rritja e rëndësisë së Gjermanisë

Ky është vetëm një shembull, se si aspirantët për postin e kancelarit po pozicionohen ndërkohë në politikën e jashtme, para se të përcaktohet deri në fund të pranverës, se kush do të futet në garën për kancelar nga Unioni CDU/CSU. Johannes Varwick, profesor për marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin e Halles mendon se detyrat që do ketë përpara Söder apo Laschet nuk janë të lehta. “Çdo pasues i një kancelereje që ka përvojë në politikën e jashtme për më shumë se një dekadë e gjysmë dhe është sprovuar në një sërë krizash do duhet të piqet njëherë në këtë rol. Nga ana tjetër pesha politike e Gjermanisë në vitet e fundit është rritur dukshëm dhe asnjë kancelar nuk mund të bjerë më poshtë se kërkesat. Përkundrazi: Ndryshimi i personelit do të rrisë presionin për pozicionim në çështje kardinale.”

“Europiani” dhe “letra e bardhë”

Armin Laschet ka më shumë përvojë politike europiane, që nga biografia e tij. Ai është rritur në trekëndëshin Gjermani-Belgjikë-Holandë, herët ai zhvilloi vetëdijen se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi europian. Edhe në kohët e Coronës, Laschet i ka mbrojtur kufijtë e hapur. Nga vitit 1999-2005 ai ka qenë deputet në Parlamentin Europian, i përqëndruar në çështjet e politikës së jashtme. Gjithmonë ai ka kërkuar më shumë guxim për integrimin europian.

Tek Markus Söder nuk e gjen dot një angazhim të tillë. Eksperti Johannes Varwick e quan Söder në drejtim të politikës së jashtme europiane ende “një letër të bardhë”. Thorsten Benner, drejtues i Institutit të Berlinit për Politikën Publike Globale shkon edhe më tej. Söder ka “pak ose aspak lidhje emocionale me projektin europian dhe nuk do të trembet para agjitimit oportunist kundër Brukselit, nëse kjo e ndihmon për politikën.”

Rilindja e marrëdhënieve transatlantike jo me çmim zero

Të dy politikanët i bashkon përqëndrimi më shumë tek BE e Franca, se tek SHBA. Kujtojmë se Angela Merkel në vitin 2003 si kryetare e CDU-së udhëtoi demonstrativisht në Uashington dhe mbështeti presidentin Bush në luftën e Irakut, atëherë kur një shumicë e gjermanëve ishin kundër, ashtu si edhe kancelari socialdemokrat, Gerhard Schröder.

Marrëdhëniet transatlantike gjatë katër viteve me Trump u bënë të vështira. “Amerika ishte për ne gjithmonë vendi i lirisë dhe i demokracisë”, u shpreh Armin Laschet në fjalimin e tij për në garën për kryetar të CDU-së duke iu referuar mësymjes së Kapitolit. Kurse Söder është shprehur, se dashuria e tij për Amerikën u vu në një provë të vështirë në katër vite me Trumpin. Të dy i vendosin shpresat tek presidenti i ri, Joe Biden. Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Biden u bëri thirrje partnerëve. “Aleanca transatlantike u kthye.”

Por afrimi i Bidenit nuk është pa kushte. Ai kërkon për shembull si paraardhësi i tij që partnerët të rrisin shpenzimet e armatimit dhe të marrin më shumë përgjegjësi në fushën e politikës së sigurisë. Söder është parimisht dakord, por thekson se “ne nuk jemi fëmijë të vegjël. Ne jemi partnerë, as vasalë dhe as të nënshtruar”, tha ai para pak ditësh për agjencinë AP. Edhe Laschet e mbështet synimin e NATO-s që shtetet anëtare të shpenzojnë 2% të kapacitetit ekonomik për mbrojtjen, në një kohë që Gjermania është larg këtij synimi.

Söder: “Balanca mes interesave dhe vlerave”

Një pengesë për rilindjen e bashkëpunimit transatlantik mund të bëhet politika gjermane për Kinën dhe Rusinë. Ashtu si Trump, edhe Biden është i mendimit, se Berlini për shkak të interesave tregtare i bën shumë lëshime të dyja qeverive. Në këtë pikë nuk do të ndryshojë shumë në politikën gjermane si me Laschet ashtu edhe me Söder. Laschet ka bërë fjalë për një “konkurrencë të sistemeve”, në të cilën Perëndimi është me Kinën. Por ai nuk e përjashton një pjesëmarrje të koncernit Huavei në ndërtimin e rrjetit mobil 5G, gjë që Uashingtoni e sheh me shumë dyshim. Söder në intervistën e verës vitin e kaluar për ZDF u shpreh se “gjetja e balancës mes interesave dhe vlerave është sfida më e madhe për politikën gjermane në vitet e ardhshme.” Kjo nuk është ashpërsia që pret Uashingtoni.

Në drejtim të Rusisë, të dy si Laschet edhe Söder janë kundër ndalimit të gazsjellësit Nordstream2 nga Rusia në Gjermani. Laschet kërkon të ndajë nga gazsjellësi atentatin e kryer kundër opozitarit Aleksej Navalny, të cilin ai e dënoi ashpër. Söder nga ana e tij me vizitën e tij vitin e kaluar në Moskë, vazhdoi traditën e kryeministrave bavarezë për një politikë tregtare bavareze me Rusinë, pavarësisht ndarjeve politike. Vendet lindore të BE janë mjaft kritike me qëndrimin e kujdesshëm të Berlinit ndaj Moskës.

Armin Laschet në vitin 2014 madje lëvdoi rolin e Rusisë në luftën e Sirisë. “Rusët kanë paralajmëruar që nga fillimi për xhihadistët. Tek ne kjo u la mënjanë si propogandë.”  Madje ai tregoi një lloj mirëkuptimi për Bashar al-Asad, ku ishte e mundur edhe një lloj shumëllojshmërie fetare, dhe për Laschet islamizmi ishte shumë më i rrezikshëm se regjimi i Asadit. Disa deklarata të Laschet nuk kanë gjetur miratim tek qarqe të Unionit.

Eksperti Thorsten Benner pret prej të dy politikanëve pak a shumë vazhdimin e kursit të Merkelit në politikën e jashtme, por sipas tij, me këtë ata shpejt nuk do të shkojnë shumë larg, për shkak të pengesave që do hasin. “Nga njëra anë, sepse kursi i Merkelit për shkak të kundërshtive nuk mund të vazhdohet më aq thjesht, nga ana tjetër, sepse partnerë të mundshëm koalicioni, (sidomos të Gjelbrit) do të këmbëngulin në drejtim të ndryshimit të politikës së jashtme, si p.sh. në drejtim të Kinës, ku politika një dimensionale e jashtme e automobilëve e Merkelit e ka dëmtuar Gjermaninë.” Kurse eksperti Varwick thotë, se “të dy janë profesionistë që nuk kanë ende një pikërëndesë në politikën e jashtme…dhe të dyve mund t’u besohet, se do të bëjnë një figurë të mirë në skenën ndërkombëtare.”/DW/

TË LIDHURA

Marrëveshja e Stambollit, Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë 800 të burgosur
Bota

Marrëveshja e Stambollit, Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë 800 të burgosur

17:25 | 23/05/2025
Humb jetën ekuipazhi, një helikopter ushtarak rus Mi-8
Bota

Humb jetën ekuipazhi, një helikopter ushtarak rus Mi-8

16:39 | 23/05/2025
Presidentja e Sllovenisë akuza Izraelit për gjenocid në Gaza, deklarata e fortë
Bota

Presidentja e Sllovenisë akuza Izraelit për gjenocid në Gaza, deklarata e fortë

15:04 | 23/05/2025
Next Post
Rrëmbehen qindra nxënëse në Nigeri

Rrëmbehen qindra nxënëse në Nigeri

Covid-19: SHBA miraton paketën e ndihmës prej 1.9 trilionë dollarësh

Covid-19: SHBA miraton paketën e ndihmës prej 1.9 trilionë dollarësh

Drama e fëmijë refugjatë të bllokuar në kufirin kroat

Drama e fëmijë refugjatë të bllokuar në kufirin kroat

JU REKOMANDOJMË

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025
Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

23:12 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025




TË FUNDIT

“Çmendet” Flamurtari, 5 milionë euro buxhet për Superioren
Sport

“Çmendet” Flamurtari, 5 milionë euro buxhet për Superioren

by mirseda
17:42 | 23/05/2025
0

Rikthimi në elitë u festa gjatë në Vlorë, por jo vetëm, rikthimi i një klubi legjendë si...

Hapet tuneli i Llogarasë, Balluku: Pa pagesë deri më 15 shtator!

Hapet tuneli i Llogarasë, Balluku: Pa pagesë deri më 15 shtator!

17:38 | 23/05/2025
Marrëveshja e Stambollit, Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë 800 të burgosur

Marrëveshja e Stambollit, Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë 800 të burgosur

17:25 | 23/05/2025
Tentoi të vriste kushëririn, në bashkëpunim me vëllanë, arrestohet 32-vjeçari

Tentoi të vriste kushëririn, në bashkëpunim me vëllanë, arrestohet 32-vjeçari

17:08 | 23/05/2025
Jildiz vendimtar te “Zonja e Vjetër”, pa të Juventusi fiket

Jildiz vendimtar te “Zonja e Vjetër”, pa të Juventusi fiket

17:05 | 23/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com