Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka kaluar projektligjin në vlerë prej 1.9 trilion dollarësh, që ka për qëllim ndihmën e amerikanëve të prekur nga pandemia e koronavirusit.
Tashmë, projektligji duhet të shkojë në Senati, ku demokratët dhe republikanët kanë numër të njëjtë të ligjvënësve.
Një element kyç të këtij legjislacioni është kundërshtuar që ka të bëjë me dyfishimin e pagës minimale në 15 dollarë në orë.
Pakoja e propozuar nga Biden ka për synim që të rrisë numrin e vaksinimit dhe testimeve kundër sëmundjes COVID-19 dhe të stabilizojë ekonominë.
Ky projektligj parasheh ndihmë emergjente financiare për ekonomitë familjare, bizneset e vogla dhe qeveritë shtetërore. Votimi i këtij projektligji vjen në një kohq kur SHBA-ja kaloi shifrën prej 500.000 viktimave nga koronavirusi.