Procesi i dixhitalizimit të mediave po komentohet me ritme të shpejta, e ndërsa nga ana e klasës politike kanë filluar reagimet e para.
Për shumë qytetarë, kjo është afera e radhës korruptive nga ana e qeverisë, që sipas tyre, mbush xhepat me kursimet e tyre. Lidhur me këtë shqetësim të ditëve të fundit, ka reaguar dhe ish-ministri Edmond Panariti.
Ai thotë se ky proces na riktheu te ‘’kanoçet” klandestine të viteve ’80-të, që shqiptarët i vendosnin për të parë stacionet televizive.