Një 26-vjeçar ka ngacmuar seksualisht shtetasen K.K., 32 vjeçe në Babunjë të Divjakës.
Sipas policisë, i riu është identifikuar si Daniel Boçka. Ky i fundit ka përfunduar në pranga, pasi akuzohet për veprën penale “Ngacmimi seksual”.
Mësohet se Boçka u arrestua në flagrancë nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë.